Lamallari i përgjigjet Kikisë: Janë dhunuar efektivët, policët kanë vepruar sipas ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i është përgjigjur...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i është përgjigjur...

SHBA-ja ka nënshkruar një marrëveshje me Kievin për të ndarë fitimet nga shitja e ardhshme e rezervave minerale të Ukrainës, pas muajsh negociatash të tensionuara.
Të dyja vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh për rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë.
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte se të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për aksesin në ndihmën ushtarake amerikane.
Ukraina besohet se ka rezerva të mëdha mineralesh kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit të tyre në energjinë e rinovueshme, teknologjinë ushtarake dhe infrastrukturën industriale.
Marrëveshja vjen në mes të një lufte tregtare të SHBA-së me Kinën, nga e cila burojnë 90% e rezervave aktuale të metaleve të rralla në botë.
Sipas deklaratës së Thesarit të SHBA-së të mërkurën pasdite, Fondi i Investimeve për Rindërtim SHBA-Ukrainë, i krijuar rishtazi, njeh "mbështetjen e konsiderueshme financiare dhe materiale" që SHBA-ja i kanë dhënë Ukrainës që nga pushtimi rus në shkurt 2022.
Sekretari i thesarit amerikan tha në një deklaratë me video se marrëveshja do të ndihmonte në “zhbllokimin e aseteve të rritjes së Ukrainës”.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, e cila fluturoi për në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen të mërkurën, tha në një postim në X se fondi i ri do të "tërheqë investime globale në vendin tonë".
Duke renditur dispozitat e marrëveshjes, ajo tha se ajo do të përfshinte projekte në minerale, naftë dhe gaz, megjithëse burimet do të mbeteshin pronë e Ukrainës.
Partneriteti do të jetë i barabartë, në bazë 50:50, shtoi ajo, dhe duhet të ratifikohet nga ligjvënësit në Kiev.
Sipas marrëveshjes, SHBA-ja do të kontribuojë me ndihmë të re për Kievin, shtoi ajo, duke përfshirë, për shembull, sisteme të mbrojtjes ajrore.
Gjuha e njoftimit tregon shumë më tepër solidaritet me Ukrainën sesa është zakonisht për administratën Trump.
Ai i referohet “pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë” dhe shton se “asnjë shtet apo person që financoi ose furnizoi makinën ruse të luftës nuk do të lejohet të përfitojë nga rindërtimi i Ukrainës”.
Kremlini ende nuk i është përgjigjur marrëveshjes.
Presidenti Donald Trump ka këmbëngulur vazhdimisht për marrëveshjen si një parakusht për t'i ofruar Kievit çdo garanci sigurie në të ardhmen.
Çështja kryesore është se drafti i marrëveshjes tregon se Ukraina do t’i japë Uashingtonit akses në disa nga burimet e saj natyrore në këmbim të ndihmës së ardhshme të sigurisë nga SHBA-ja.
Por kjo është dukshëm më pak se ajo që donte Trump, që ishte të merrte mbrapsht të gjithë ndihmën ushtarake amerikane të dhënë që nga fillimi i luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur të sigurojë disa lëshime nga Uashingtoni.
Marrëveshja u shty pasi autoritetet amerikane thanë se Kievi po përpiqej të bënte ndryshime të minutës së fundit./ CNA
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, vizitoi S...
Më shumë se një çerek milioni humbje jetësh tek fëmijët në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim kry...
Evropa vazhdon të debatojë mbi kufijtë e shprehjes fetare ...
Vendet e Bashkimit Evropian janë të ndara mbi objektivin e...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka ...
Kievi thuhet se është gati të nënshkruajë marrëveshjen e m...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti s...
Autoritetet në Spanjë dhe Portugali po përpiqen të gjejnë ...
Tre persona u vranë nga një sulm i armatosur në qytetin su...
Kjo e martë përkon me plotësimin e 100 ditëve të para të m...
Projekti evropian ‘Compose’ bashkon ekspertizë ndërdisipli...
Krerë shtetesh nga pjesë të ndryshme të Evropës do të marr...
"Qeveria e Kosovës po investon 56.5 milionë euro ose 64.4 ...
Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymy...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi dje nj...
Ka dështuar sot për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të...
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ...
Kanadaja po zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme për të pë...
Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavor...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...