Marrëveshja e mineraleve/ Kievi është gati të nënshkruajë me SHBA-në
Kievi thuhet se është gati të nënshkruajë marrëveshjen e m...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i ka thirrur në një takim liderët e dy prej partive më të mëdha parlamentare, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përpjekje për ta gjetur një mënyrë për konstituimin e vonuar të Kuvendit të Kosovës.
Ai i ka ftuar ata në takim të përbashkët të enjten në orën 8:30, rreth dy orë para se të fillojë vazhdimi i nëntë i seancës konstituive të Kuvendit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk i ka formuar institucionet e saj, për shkak të mospajtimeve mes partisë fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosjes, dhe disa prej partive më të mëdha parlamentare, për postin e kryetarit të Kuvendit.
Konstituimi i Kuvendit - i nisur më 15 prill - ka dështuar tetë herë radhazi deri tani, pasi Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme prej 61 për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.
Haxhiu shihet nga PDK-ja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si "figurë përçarëse", derisa LDK-ja ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron ta votojë asnjë kandidat të partisë fituese.
Vetëvendosje ngul këmbë se Haxhiu është kandidate meritore dhe, përkundër se ka bërë thirrje për marrëveshje politike, deri tani e ka hedhur poshtë mundësinë e propozimit të ndonjë kandidati tjetër pos saj.
Vetëvendosje i ka 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës dhe Haxhiu deri tani i ka marrë 57 vota më së shumti.
Pas LVV-së më së shumti vota fitoi PDK, me 24 ulëse, e pastaj LDK-ja me 20 sosh. AAK dhe Nisma i fituan tetë ulëse në një koalicion parazgjedhor, prej të cilave tri i takojnë kësaj të fundit.
Kjo është hera e parë që Kurti e fton në takim Krasniqin e PDK-së, ndërsa hera e dytë Abdixhikun e LDK-së, i cili nuk e kishte pranuar ftesën e tij të parë.
Thirrja e Kurtit për takim vjen disa orë pasi ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se ia ka shprehur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shqetësimin e tij në rritje me vonesat në formimin e institucioneve të reja në Kosovë.
Në një reagim në rrjetin social Bluesky, Rohde tha se partitë politike në Kosovë duhet të veprojnë shpejt për formimin e institucioneve dhe duhet t’i shohin interesat shtetërore para atyre partiake.
“Në peizazhin e sotëm global që po ndryshon me shpejtësi, veprimet e shpejta janë të domosdoshme dhe çështjet shtetërore duhet gjithmonë të vihen para politikave partiake”, shkroi Rohde.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të hapet rruga për formimin e Qeverisë së re.
Edhe për formimin e Qeverisë së re asaj i duhen të paktën 61 vota.
Bashkimi Evropian ka thënë ditë më parë se Kosova duhet t'i formojë shpejt institucionet e reja./ REL
Kievi thuhet se është gati të nënshkruajë marrëveshjen e m...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti s...
Autoritetet në Spanjë dhe Portugali po përpiqen të gjejnë ...
Tre persona u vranë nga një sulm i armatosur në qytetin su...
Kjo e martë përkon me plotësimin e 100 ditëve të para të m...
Projekti evropian ‘Compose’ bashkon ekspertizë ndërdisipli...
Krerë shtetesh nga pjesë të ndryshme të Evropës do të marr...
"Qeveria e Kosovës po investon 56.5 milionë euro ose 64.4 ...
Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymy...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi dje nj...
Ka dështuar sot për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të...
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ...
Kanadaja po zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme për të pë...
Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavor...
Operatori spanjoll i energjisë Red Electrica në një njofti...
Specialisti i aviacionit, David Gleave tha se ndërprerja e...
Prej mesditës së sotme, Spanja dhe Portugalia e më pas Fra...
Mijëra besimtarë vazhdojnë të rreshtuar në një radhë të sh...
Rreth gjashtë orë pas ndërprerjes së energjisë në Spanjë d...
Banorët e Andorrës dhe pjesëve të Francës që kufizohen me ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...