Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së/ Kush është Julia Emiri?
Julia Emiri është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar t...
Julia Emiri është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar t...

Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrainës kritikoi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për një ndalesë treditore të luftës në Ukrainë që përkonte me festimet vjetore të Ditës së Fitores në Moskë.
Armëpushimi i propozuar nga Rusia do të ndodhte nga 8 deri më 10 maj, kur Rusia shënon 80-vjetorin e fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Zelensky vuri në dyshim nevojën për të pritur deri atëherë për një armëpushim, duke thënë se kjo ishte një lëvizje “vetëm për t’i siguruar Putin-it heshtje për paradën e tij”.
“Ne vlerësojmë jetët njerëzore, jo paradat”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm, duke propozuar një armëpushim “të menjëhershëm, të plotë dhe të pakushtëzuar” për 30 ditë.
Një propozim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të pakushtëzuar, me të cilin Ukraina ishte pajtuar, gjithashtu mbetet opsion, përsëriti Zelensky.
“Rusia e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë dhe si të përgjigjet: të ndalojë sinqerisht sulmet”, tha ai.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha më herët se njoftimi i Kremlinit më 28 prill ishte i pasinqertë dhe se armëpushimi duhej të fillonte menjëherë.
Përgjigjja e Rusisë më 29 prill, megjithatë, ishte refuzimi i armëpushimit më të gjatë “të menjëhershëm”, me zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, që tha se disa çështje duhej të zgjidheshin më parë.
“Pa përgjigje për këto pyetje, është e vështirë të hyhet në një armëpushim afatgjatë”, tha ai.
Putin ka deklaruar më parë, gjatë negociatave mbi propozimin amerikan, se plani duhet të përmbante klauzola që ia ndalojnë Ukrainës ta përdorë pauzën për t’u riorganizuar dhe për t’u armatosur, si dhe ndalimin e furnizimeve me armë nga Perëndimi për Kievin. Ai nuk ofroi asnjë kompromis nga ana e Rusisë në këmbim.
Kjo është hera e dytë këtë muaj që Kremlini bën thirrje për ndalim të luftimeve. Një propozim për pushimet e Pashkëve në fillim të këtij muaji u injorua gjerësisht, ndërsa Rusia dhe Ukraina vazhduan ta godasin njëra-tjetrën.
Ashtu si çdo vit gjatë presidencës së tij, Putin do të drejtojë një paradë ushtarake në Sheshin e Kuq më 9 maj, për Ditën e Fitores, duke festuar rolin sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë. Në vitet e fundit, ai ka shfrytëzuar këtë rast për të lavdëruar historinë sovjetike dhe ruse, ndërsa kritikon Perëndimin.
Festa ndodh ndërsa pushtimi rus i Ukrainës - tashmë lufta më e madhe tokësore në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore - po vazhdon pa ndërprerje në vitin e saj të katërt. Humbjet e Rusisë, në të vrarë ose të plagosur, tani besohet të jenë më të mëdha se të gjitha humbjet që ka pësuar në të gjitha konfliktet që ka luftuar që nga viti 1945.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 51 dronë ukrainas brenda më pak se tri orësh në mbrëmjen e 28 prillit. Një deklaratë e ministrisë e postuar në "Telegram" tha se njësitë e saj kishin shkatërruar 40 dronë mbi rajonin perëndimor të Kurskut. Dronë të tjerë u shkatërruan mbi rajonin qendror Oryol dhe Belgorod në jug, si dhe mbi Gadishullin e Krimesë dhe Detin e Zi.
Përpjekjet për të arritur një armëpushim dypalësh ose një marrëveshje më të gjerë paqeje u përshpejtuan pasi presidenti amerikan, Donald Trump, mori detyrën në janar, duke premtuar se do ta përfundonte luftën brenda 24 orëve.
Paraardhësi i tij, Joe Biden, refuzoi të angazhohej në bisedime të thella me Moskën për aq kohë sa pushtimi vazhdon.
Megjithëse Trump ka hapur bisedime të drejtpërdrejta me Moskën, zyrtarët rusë kanë kërkuar të zgjerojnë negociatat për të përfshirë jo vetëm konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhëniet më të gjera dypalëshe midis Uashingtonit dhe Moskës.
Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një armëpushim të kufizuar në mars, por të dyja palët kanë vazhduar të sulmojnë njëra-tjetrën. Në fushëbetejë, forcat ruse kanë shfrytëzuar përparësinë, si në numër njerëzish ashtu edhe në armatim, për të lodhur trupat e Ukrainës.
Gjatë fundjavës, në margjinat e funeralit të Papa Françeskut në Vatikan, Trump pati takimin e tij të parë ballë për ballë me Zelensky-n që nga shkurti, kur bisedimet në Zyrën Ovale dështuan mes tensioneve.
Trump tha se takimi kishte shkuar mirë, por shtoi se mendonte se Zelensky ishte i gatshëm të dorëzonte Gadishullin e Krimesë të Ukrainës te Rusia si një kompromis - diçka që udhëheqësi ukrainas ka deklaruar prej kohësh se nuk do ta bënte kurrë.
Më vonë, Trump i bëri thirrje Putinit të “ndalojë të shtënat” dhe të pranojë një marrëveshje paqeje.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e përforcoi këtë deklaratë më 28 prill.
“Trump dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm. Unë e kuptoj se Vladimir Putin, këtë mëngjes, ofroi një armëpushim të përkohshëm”, tha ajo. “Presidenti ka bërë të qartë se dëshiron të shohë një armëpushim të përhershëm për të ndalur vrasjet, për të ndalur gjakderdhjen.”
Ekspertët thonë se Putini po e zvarrit procesin e negociatave sepse forcat e tij kanë epërsi në fushëbetejë dhe një armëpushim në vijën aktuale të kontaktit do ta linte atë pa arritur një nga qëllimet e tij kryesore: pushtimin e plotë të katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se ka aneksuar: Donjckun, Luhanskun, Zaporizhjan dhe Hersonin.
Ata shtojnë se dorëzimi i territorit Rusisë do të ishte politikisht dhe kushtetuesisht i pamundur për Zelenskyn. Qytetarët dhe ligjvënësit ukrainas duket se janë fuqishëm kundër kësaj ideje.
Rusia dëshiron që çfarëdo marrëveshje paqeje ta njohë kontrollin e saj mbi pothuajse 20 për qind të Ukrainës, përfshirë Krimenë. Ajo gjithashtu kërkon që Ukraina të çarmatoset dhe të mbahet jashtë NATO-s. Moska ka refuzuar gjithashtu kërkesën e Kievit për një forcë paqeruajtëse perëndimore që do të monitoronte çfarëdo marrëveshje armëpushimi./ REL
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi dje nj...
Ka dështuar sot për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të...
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ...
Kanadaja po zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme për të pë...
Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavor...
Operatori spanjoll i energjisë Red Electrica në një njofti...
Specialisti i aviacionit, David Gleave tha se ndërprerja e...
Prej mesditës së sotme, Spanja dhe Portugalia e më pas Fra...
Mijëra besimtarë vazhdojnë të rreshtuar në një radhë të sh...
Rreth gjashtë orë pas ndërprerjes së energjisë në Spanjë d...
Banorët e Andorrës dhe pjesëve të Francës që kufizohen me ...
Një ndërprerje e energjisë elektrike goditi sot Spanjën dh...
Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, e ka akuzuar...
Një ndërprerje e energjisë elektrike goditi sot Spanjën dh...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...
E gjithë Spanja dhe pjesë të mëdha të Portugalisë dhe Fran...
Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, F...
Presidenti amerikan, Donald Trump, fajësoi paraardhësit e ...
Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar k...
Kardinalët katolikë u mblodhën këtë të hënë për konklavin ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Qeveria në detyrë e Kosovës konsideron se presidenti i Ser...
Presidenti amerikan Donald Trump ka vlerësuar ecurinë e pr...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërk...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vit...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...