Ndërprerja e energjisë në Spanjë e Portugali/ Qeveritë nisin mbledhje emergjente me kabinetin
Një ndërprerje e energjisë elektrike goditi sot Spanjën dh...

Diplomati më i lartë i Iranit, Abbas Araqchi, e ka akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, se po përpiqet ta diktojë politikën amerikane ndaj Iranit, pasi Netanyahu përsëriti thirrjen e tij për shpërbërjen e plotë të programit bërthamor të Teheranit.
Negociatorët iranianë dhe amerikanë përfunduan një rund të tretë të bisedimeve indirekte mbi programin bërthamor të Iranit më 26 prill, ndërsa një raund i katërt është planifikuar për më 3 maj, me shumë mundësi në një vend evropian.
Duke folur në Jerusalem një ditë pas bisedimeve, Netanyahu tha se çdo marrëveshje me Iranin duhet të synojë shpërbërjen e plotë të programit bërthamor dhe gjithashtu të trajtojë kapacitetet raketore të Teheranit.
“Marrëveshja e vërtetë që funksionon është marrëveshja që eliminon kapacitetin e Iranit për të pasuruar uranium për armë bërthamore”, tha Netanyahu, duke shtuar se një marrëveshje e mirë duhet gjithashtu “të përfshijë parandalimin e raketave balistike”.
Duke shkruar në X, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se ishte “tronditëse... se sa hapur Netanyahu po i dikton tashmë presidentit Trump se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë në diplomacinë e tij me Iranin”.
Diplomati iranian theksoi se vendi i tij ishte “mjaftueshëm i fortë dhe i sigurt” për të “penguar çdo përpjekje të aktorëve të jashtëm dashakeqës për të sabotuar politikën e tij të jashtme ose për t'i diktuar drejtimin e saj”.
“Ne mund të shpresojmë vetëm që homologët tanë amerikanë të jenë po aq të vendosur”, shtoi ai.
Komentet e Netanyahut erdhën pasi një shpërthim vdekjeprurës goditi portin Shahid Rajaei në Iran, duke vrarë të paktën 46 njerëz dhe duke plagosur më shumë se 1.000 të tjerë.
Disa spekulojnë se shpërthimi kishte lidhje me një dërgesë të një përbërësi kimik të përdorur për të prodhuar karburant për raketa balistike, megjithëse Irani mohon se ndonjë lloj karburanti ishte ruajtur në terminalin e konteinerëve.
Farzin Nadimi, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Uashingtonit, i tha Radios Farda të REL-it se ngjyra portokalli e ndezur e zjarrit fillestar ishte në përputhje me djegien e një komponenti që përdoret në karburantin për raketa.
Të dhënat publike sugjerojnë se Irani ka marrë dërgesa të këtij kimikati në port më herët gjatë këtij viti.
Sipas disa raporteve, administrata e Donald Trumpit më parë e kishte penguar Netanyahun të ndërmerrte sulme ndaj objekteve bërthamore të Teheranit. Megjithatë, presidenti amerikan ka thënë se vetë ai do të ishte “në krye të sulmit” drejt një lufte me Iranin nëse nuk do të mund të arrinte një marrëveshje.
Ali Shamkhani, një ndihmës i lartë i liderit suprem të Iranit dhe ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, paralajmëroi më 28 prill se Izraeli do të përballej me “pasoja të paimagjinueshme” nëse do të sulmonte objektet bërthamore të Iranit.
“Pyetja është: A janë këto kërcënime rezultat i veprimit të pavarur të Izraelit, apo janë të koordinuara me Trump për të shtyrë përpara negociatat me Iranin?” shkroi ai në X./REL
Një ndërprerje e energjisë elektrike goditi sot Spanjën dh...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim...
E gjithë Spanja dhe pjesë të mëdha të Portugalisë dhe Fran...
Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, F...
Presidenti amerikan, Donald Trump, fajësoi paraardhësit e ...
Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar k...
Kardinalët katolikë u mblodhën këtë të hënë për konklavin ...
Çarjet që janë shfaqur gjatë ditës së kaluar ose më shumë ...
Ekzekutivi i BE-së njoftoi se do ta gjobisë prodhuesin ame...
Shtëpia e Bardhë po diskuton nëse do të heqë sanksionet mb...
Ndërsa Evropa dëshiron të zvogëlojë migrimin e parregullt ...
Mijëra njerëz u rreshtuan për të vizituar varrin e Papa Fr...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të dielën ...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentja e K...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi sot homazhe n...
Irani dhe Shtetet e Bashkuara u takuan në Oman më 26 prill...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as sot, 2...
Deputetët do të mblidhen mëngjesin e sotëm me qëllim për t...
Qyteti i Vancouver në Kanada është tronditur nga një ngjar...
Kjo e shtunë shënoi një moment trishtimi të thellë për bes...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...