Pentagoni: Kina mbetet kërcënimi kryesor strategjik për Amerikën
Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombët...

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet tha se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, shtyrjen e zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës, në një përpjekje për të shmangur tensionet në veri, ndërsa përfaqësuesit e serbëve në zonë kanë paralajmëruar veprime për kundërshtimin e këtij vendimi.
“Bisedova sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar rëndësinë e shmangies së tensioneve dhe shtyrjes së zbatimit të rregullave të reja për targat, pa konfiskim apo gjoba. Gjithashtu diskutuam për partneritetin tonë dhe synimet e përbashkëta për çuarjen përpara të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, shkroi zoti Chollet në "Twitter".
Duke i bërë jehonë postimit të zotit Chollet, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, shkroi se “është e rëndësishme të shmangen tensionet dhe të shtyhet zbatimi i vendimit për targat. Po ashtu, ne dënojmë veprimet frikësuese apo hakmarrëse ndaj tyre që kanë konvertuar targat e tyre”, shkroi ambasadori Hovenier, duke ju referuar incidenteve në veriun e Kosovës ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste të djegies së makinave dhe dëmtimit të pronave të qytetarëve serbë, që kanë konvertuar targat e makinave.
Të hënën më 31 tetor skadon afati i vendosur nga qeveria e Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesit e serbëve paralajmëruan bllokimin e rrugëve nëse siç thanë, autoritetet ndërmarrin veprime për konfiskimin e makinave me targa serbe.
Kërkesa e zotti Chollett për shtyrjen e afatit është në linjë me kërkesën e javës së kaluar të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se bashkë me diplomatët europianë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zgjasin afatin për dhjetë muaj.
Të martën kryeministri Kurti, tha se afati është shtyrë një herë dhe data e fundit do të jetë 31 tetori, por theksoi se qeveria e tij i trajton seriozisht dhe me kujdes këshillat e partnerëve ndërkombëtarë.
“Përveçse duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja edhe siguria. Prandaj edhe kur aleatët, partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë më kujdes”, tha kryeministri Kurti, ndërsa nënvizoi se është në bashkërendim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe Departamentin amerikan të Shtetit.
Të enjten Bashkimi Europian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që në ditët në vijim të përmbahen nga veprimet, të cilat mund të çojnë në përshkallëzim të situatës.
“Ajo për të cilën më së paku kanë nevojë Serbia dhe Kosova në këtë moment është të ketë më shumë tensione. Ato kanë nevojë për më shumë përparim në mënyrë që ta çojnë dialogun përpara. Siç kemi thënë, ato duhet të punojnë drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse në dialog për normalizimin e marrëdhënieve Ne po punojmë me partnerët tanë, jo vetëm ne si BE, por edhe partnerët tjerë, si dhe me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të parandalohet çfarëdo përshkallëzimi”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano./VOA
Kina mbetet sfida kryesore për interesat e sigurisë kombët...
Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcën...
Konkretisht fjala ishte për dy ngjarje: operacionin kundër...
Rusia po flet sërish për armët bërthamore. Madje po flet s...
Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse foli mbi mundësinë ...
Ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Komunikat...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk u l...
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të si...
Një anije me flamur rus mbërriti të enjten në tubacion...
Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë ‘Ukrenergo’...
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, hodhi poshtë të enjten...
Bashkimi Europian edhe një herë ka përsëritur thirrjen nda...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se parala...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...
Kabineti i qeverisë federale ka rënë dakord për një kompro...
Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardh...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimi...
Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NA...
Ndoshta europianët nuk frymëzohen vetëm nga Afërdita (Perë...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...