Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Rusia po flet sërish për armët bërthamore. Madje po flet shumë. Më 24 tetor, kreu i forcave ruse të mbrojtjes nga rrezatim kimike dhe biologjik, Igor Kirilov, tha se Ministria ruse e Mbrojtjes kishte informacion në lidhje me planin e pretenduar të Ukrainës për të shpërthyer një të ashtuquajtur “bombë të pistë” (një pajisje shpërthyese që përmban material radioaktiv), me synimin për ta fajësuar Rusinë për këtë gjë.
Natyrisht, kjo është e pavërtetë, ashtu siç ishin të pavërteta edhe pretendimet e mëparshme. Rusia e ka akuzuar më parë fqinjin e saj më të vogël për shumë gjëra: se ka planifikuar të prodhojë armë bërthamore dhe sistemet e tyre të shpërndarjes; se ka prodhuar armë biologjike me synim përdorimin e tyre ndaj Rusisë; apo se kishte planifikuar sulme mbi termocentralet e saj bërthamore dhe magazinat e mbetjeve radioaktive.
Në fakt asnjë nga këto ngjarje nuk ka ndodhur, sepse ato nuk ishin planifikuar ndonjëherë.
Atëherë, pse Kremlini vazhdon që ta flasë mbi këtë çështje (sërish më 26 tetor, në komentet e vetë Vladimir Putin), kur mbi to ka një skepticizëm shumë të madh në nivel global?

Në këtë rast synimi i vërtetë i Rusisë është ta kërcënojë Perëndimin, duke përdorur taktikat që ajo beson se kanë funksionuar në avantazhin e saj në të kaluarën. Moska mendon se kërcënimet e saj e dekurajuan SHBA-në dhe pjesën tjetër të Perëndimit nga vendosja e një zone ndalim-fluturimi në qiejt e Ukrainës.
Po ashtu beson se në një mënyrë të ngjashme, e dekurajoi Gjermaninë nga dërgimi i tankeve moderne në Ukrainë, dhe e inkurajoi Zvicrën, Hungarinë dhe Izraelin që të refuzojnë plotësisht kërkesat e Kievit për armë.
Këto konsiderohen si suksese nga Kremlini, që përmes kërcënimeve të reja shpreson të ndërpresë kanalet ekzistuese të furnizimit me armë, të pengojë ofrimin e aftësive të reja, dhe të demonstrojë se vazhdimi i rezistencës së Ukrainës do të jetë i rrezikshëm për Europën.
Deklaratat e tij bazohen në idenë se autoritetet në Kiev po planifikojnë aktivitete shumë të rrezikshme, dhe se do të përpiqen të fajësojnë për qëllime keqdashëse një Kremlin të “pafajshëm”. Sapo të ndodhte kjo, vijon argumenti në Moskë, Rusia do të fajësohej, duke siguruar një fitore të rëndësishme për Ukrainën dhe një përgjigje shumë domethënëse të Perëndimit.
Nga pikëpamja faktike kjo është absurde. Pasi Rusia nuk do të fajësohej për një “bombë të pistë” pa prova të forta, vetëm për të mbështetur pretendimin. Çdo armë bërthamore taktike që mund të përdorë Moska, është lehtësisht e dallueshme nga një “bombë e pistë”. (Dhe SHBA-ja vazhdon të shqetësohet se deklarata e Kremlinit mund të jetë pararendësja e një sulmi me armë bërthamore taktike).

Megjithatë narrativa e Kremlinit na jep një lloj orientimi mbi synimet që ka. Nëse do të përdorte një armë bërthamore në ose afër Ukrainës, pasojat politike do të ishin shkatërrimtare për të. Dhe kjo e shqetëson shumë më tepër Rusinë sesa precedenti i përdorimit të armëve bërthamore ose viktimat që mund të shkaktohen.
Pasi nëse do të humbiste mbështetjen e Kinës, Indisë, Turqisë dhe shteteve të tjera mike, mund të shkaktonte një reagim të ashpër që do të dëmtonte të gjithë projektin e pushtimit. Miqtë e Rusisë, pasivë dhe aktivë, po e ndihmojnë në kompensimin e tregtisë së humbur me Perëndimin.
Buxheti i saj - dhe për rrjedhojë edhe lufta - varen jashtëzakonisht shumë nga eksportet në këto vende. Nëse edhe ata distancohen nga Rusia, kjo e fundit do të zhytet në një izolim absolut, e paaftë për të kompensuar humbjet e veta. Prandaj është një plus i madh për botën që Rusia i kupton rreziqet e përdorimit të armëve bërthamore dhe ka frikë.
Po ashtu Moska ka frikë nga armët e reja dhe ato me rreze më të gjatë dhe aftësi më të mirë që zotërojnë tani forcat e armatosura ukrainase, dhe përdorimin e tyre të mundshëm kundër territorit rus në zona si Belgorod. (Ndërsa Ukraina po bombardon tashmë rajonin e Belgorodit më afër kufirit, sulmet e saj janë të kufizuar në shtrirje dhe shkallë).
Si mund të reagojë Kremlini, nëse forcat ukrainase do të ishin në gjendje të godisnin më tej qytete të tjera të mëdha në Rusi? Ajo përballet tashmë me kërkesa për sulme shtesë dhe më të rënda, pavarësisht bombardimeve aktuale të qyteteve të Ukrainës, nga një ithtar i madh luftës, udhëheqësi çeçen Ramzan Kadirov.
Ai argumenton se Rusia është treguar shumë e dobët, dhe se qytetet ukrainase duhet të zhduken nga faqja e dheut. Ukraina do të marrë nga SHBA raketa balistike ATACMS, me një rreze deri në 300 kilometra, dhe në atë moment shumë më tepër infrastrukturë ushtarake ruse do të ishte brenda rrezes të veprimit, duke i dhënë një goditje serioze përpjekjeve logjistike ruse për të furnizuar makinerinë e saj të luftës.
Për shembull, ura e rëndësishme e Kerçit, tashmë e dëmtuar rëndë nga sulmi i 8 tetorit, mund të përballet me sulme të përditshme. Po ashtu edhe objektiva të tjerë në Krime. Duke pasur parasysh kërcënimin, është logjike që Rusia të mund të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta portretizuar Ukrainën si një fuqi të rrezikshme e të pa balancuar.

Nëse ka ndonjë gjë që e shqetëson Kremlinin më shumë sesa Ukraina, që furnizohet ende me teknologji ushtarake shtesë të nivelit të lartë nga SHBA-ja, është frika se vendimi për të përdorur armët bërthamore - ose se ai qëndron pas shpërthimit të një bombe ‘të pistë’ - do të shkaktonte ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së dhe NATO-s në luftë.
Ky ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia që nisi më 24 shkurt. Sigurisht që një hap i tillë do t’i afronte kundërshtarët më afër një angazhimi bërthamor. Është e qartë se këtu ka vend për keqkuptime dhe përshkallëzim.
Gjithsesi Perëndimi nuk është i detyruar të ndjekë logjikën e Rusisë, sipas së cilës çdo veprim i fortë çon në një reagim ekstrem. Ukraina duhet të marrë mbështetje ushtarake shtesë. Dhe sa për zërat në Rusi që argumentojnë se ajo mund përdorë sulme edhe më të forta ndaj Ukrainës, dhe se as SHBA dhe as Perëndimi nuk do të kundërpërgjigjen në ndonjë lloj mënyre, ka vetëm një përgjigje: Rusia nuk mund të lejohet që të diktojë përgjigjet e Perëndimit përmes shantazhit të saj bërthamor.
Shënim: Maxim Starchak, është një ekspert i pavarur mbi politikën bërthamore ruse, mbrojtjen dhe industrinë bërthamore. Po ashtu, ai është anëtar i Qendrës për Politikat Ndërkombëtare dhe Mbrojtëse të Universitetit Mbretëror në Kanada.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse foli mbi mundësinë ...
Ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Komunikat...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk u l...
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të si...
Një anije me flamur rus mbërriti të enjten në tubacion...
Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë ‘Ukrenergo’...
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, hodhi poshtë të enjten...
Bashkimi Europian edhe një herë ka përsëritur thirrjen nda...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se parala...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...
Kabineti i qeverisë federale ka rënë dakord për një kompro...
Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardh...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimi...
Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NA...
Ndoshta europianët nuk frymëzohen vetëm nga Afërdita (Perë...
Fjalimi i fundit i udhëheqësit kinez Xi Jinping në Kongres...
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë irania...
Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë t...
Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus, Vladimir P...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...