Pas kundërshtive të Turqisë/ Vihet në pikëpyetje zgjerimi i NATO-s
Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë t...

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë iranianë, përfshirë ata që mbikëqyrin burgun Evin të Teheranit, për censurë në internet dhe shtypje të protestave, të nxitura nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila ka vdekur sa ka qenë në mbajtje.
Policia e Moralit e ka ndaluar atë nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Sanksionet, përfshirë bllokada financiare dhe ndëshkime tjera, janë vendosur nga Departamenti amerikan i Thesarit, dhe shënjestrojnë zyrtarë të lartë iranianë dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Në mesin e tyre janë zyrtarë të burgut Evin, ku gjenden të burgosurit politikë, dhe ku Uashingtoni beson se janë dërguar shumica e protestuesve.
Sanksionet e reja vijnë 40 ditë pas vdekjes së Aminit, dhe janë pjesë e masave të vendosura kundër Teheranit, për shkak të shtypjes së protestave dhe kufizimit të qasjes në internet.
“Dyzet ditë pas vdekjes tragjike të Mahsa Aminit, iranianët vazhdojnë të protestojnë me trimëri përballë shtypjes brutale dhe bllokimit të qasjes në internet”, ka thënë Brian Nelson, nënsekretar për Terrorizëm dhe Inteligjencë financiare në Departamentin e Thesarit.
Ai ka thënë se sanksionet janë pjesë e “përkushtimit tonë për të mbajtur përgjegjëse të gjitha nivelet e Qeverisë iraniane për këtë shtypje”.
Video nga arkivi: Hixhabi tund themelet e Republikës Islamike
Familja e Aminit ka thënë se e bija është goditur derisa ka qenë në mbajtje.
Qeveria, në anën tjetër, ka thënë se ajo ka pësuar “dështim të organeve”.
Grupi i Iranit për të Drejta të Njeriut, organizatë me bazë në Oslo, ka thënë se si pasojë e shtypjes së protestave, janë vrarë 215 persona, përfshirë 27 fëmijë.
Liderët iranianë kanë akuzuar Shtetet të Bashkuara dhe shtetet tjera perëndimore për nxitje të atyre që i konsiderojnë “trazira”./ REL
Synimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë t...
Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus, Vladimir P...
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu, n...
Gjermania po planifikon legalizimin e kanabisit. Mini...
Akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë nj...
Banka Botërore ka paralajmëruar se qeverive u kushton ...
Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman ...
Afrika e Jugut tha se do të lejojë një superjaht të një ol...
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paral...
Kompanitë amerikane, që janë duke zhvilluar një gjeneratë ...
Një kompromis i mundshëm po duket në mosmarrëveshjen brend...
Zyrtarët që punojnë për administatën lokale të Moskës,...
Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një b...
Operatori i energjisë bërthamore të Ukrainës tha të ma...
Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, e ka prez...
Zyrtarët e forcave të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bash...
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka akuzuar Shtetet e Ba...
Raketat ruse dhe sulmet me dronë të prodhuar në Iran kanë ...
Rishi Sunak do të fillojë zyrtarisht të mbledhë kabinetin ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi ato që a...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...