SHBA-ja zotohet për përgjigje “të pashembullt” nëse Koreja Veriore kryen test bërthamor
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paral...

Afrika e Jugut tha se do të lejojë një superjaht të një oligarku të sanksionuar rus, që të ankorohet në Kejp Taun.
Anija në vlerë prej 521 milionë dollarësh, i përket Alexei Mordashov, aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Kjo anije u largua nga Hong Kongu më herët gjatë kësaj jave.
Liderët opozitarë në Afrikën e Jugut i kanë bërë thirrje Qeverisë që ta konfiskojë anijen e quajtur Nord.
Por, zëdhënësi i presidentit jugafrikan, Cyril Ramaphosa, tha se ai nuk sheh “asnjë arsye” që t’u përmbahet sanksioneve perëndimore.
“Afrika e Jugut nuk ka asnjë obligim ligjor që t’u përmbahet sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian”, tha zëdhënësi Vincent Magwenya.
“Obligimet e Afrikës së Jugut, sa i përket respektimit të sanksioneve, lidhen vetëm me ato sanksione të miratuara nga Kombet e Bashkuara”, shtoi Magwenya, duke theksuar se Mordashov nuk është subjekt i sanksioneve të OKB-së.
Shtetet perëndimore dhe aleatët e tyre kanë vendosur sanksione ndaj mbi 1.000 individëve rusë dhe bizneseve ruse në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Qeveria e Ramaphosas deri më tani nuk ka kritikuar drejtpërdrejt Rusinë dhe po ashtu Afrika e Jugut ka abstenuar në disa rezoluta të OKB-së që dënojnë luftën. Pretoria bën thirrje që të gjendet një zgjidhje përmes negociatave për t’i dhënë fund konfliktit që Rusia nisi më 24 shkurt.
Kryetari i Kejp Taunit, Geordin Hill-Lewis – anëtar i një partie opozitare – u bëri thirrje autoriteteve qendrore që të bllokojnë hyrjen për këtë superjaht, duke theksuar se “nuk ka vend në qytetin tonë për bashkëpunëtorë të luftës së Putinit”.
Ende është e paqartë nëse oligarku Mordashov gjendet në bordin e anijes. Hill-Lewis sugjeroi se oligarku është duke udhëtuar me jahtin e tij.
Por, një zëdhënësi i Mordashovit tha javën e kaluar për "Bloomberg News", se ai gjendej në Moskë që kur jahti i tij kishte arritur në Hong Kong.
Para nisjes së luftës, Mordashov ishte njeriu më i pasur në Rusi. Ky 57-vjeçar ka krijuar pasurinë prej 29.1 miliardë dollarësh përmes kompanisë së tij të çelikut dhe minierave, Severstal.
Pak pas nisjes së luftës në Ukrainë, Mordashov u godit nga sanksionet perëndimore për shkak të lidhjeve të tij me Putinin. Por, oligarku ka thënë se nuk është i përfshirë në politikën ruse dhe ka pak ndikim në Kremlin.
Një jaht tjetër i Mordashovit, Lady M, është konfiskuar nga policia italiane në mars, për shkak të sanksioneve./REL
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë paral...
Kompanitë amerikane, që janë duke zhvilluar një gjeneratë ...
Një kompromis i mundshëm po duket në mosmarrëveshjen brend...
Zyrtarët që punojnë për administatën lokale të Moskës,...
Shërbimi norvegjez kundër spiunimit ka arrestuar një b...
Operatori i energjisë bërthamore të Ukrainës tha të ma...
Kryeministrja e re italiane, Giorgia Meloni, e ka prez...
Zyrtarët e forcave të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bash...
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka akuzuar Shtetet e Ba...
Raketat ruse dhe sulmet me dronë të prodhuar në Iran kanë ...
Rishi Sunak do të fillojë zyrtarisht të mbledhë kabinetin ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi ato që a...
Një mjek gjerman i burgosur për shkak se i dha të dashurës...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) po pë...
Një i mitur ka përfunduar në prangat e policisë, ku do...
Qeveria e re serbe do të ketë 25 ministri, katër më shumë ...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, d...
Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e dërgimit n...
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar Kinën për nd...
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka arrit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...