Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi ato që ai i quajti “raporte të ngrohta” midis Serbisë dhe Rusisë, duke thënë se Beogradi po dërgon sinjale se po zgjedh autokracinë.
Gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë, Kurti tha se në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, Serbia ka arritur dy marrëveshje me Moskën, atë për furnizim me gaz edhe për tri vjet, dhe një marrëveshje për koordinim të politikës së jashtme.
“E kemi ditur për një kohë të gjatë se Serbia dëshiron t’i sigurojë të gjitha, edhe armë ruse, edhe investime kineze, fonde europiane, por edhe tolerancë amerikane. Por, pushtimi rus ka zbuluar diçka të cilës i jemi frikësuar shumë, por nuk e kemi ditur me siguri: ballafaquar me zgjedhje midis demokracisë dhe autokracisë, Beogradi çdo ditë po përçon sinjale të qarta që do ta zgjedhë këtë të fundit”, tha Kurti.
Në maj, Serbia njoftoi se ka arritur marrëveshje për furnizim me gaz rus për tri vitet e ardhshme. Beogradi tha se kontrata parasheh blerje të gazit me çmim tri herë më të lirë se gazi i shitur në tregjet europiane.
Kjo marrëveshje u arrit në kohën kur Rusia nisi ndalimin e dërgesave me gaz për shtetet europiane, duke rritur çmimet dhe thelluar krizën energjetike.
Ndërkaq, në shtator të këtij viti, Serbia dhe Rusia nënshkruan Planin e Konsultimeve midis ministrive të Jashtme për dy vitet e ardhshme.
Serbia tha se marrëveshje të tilla Beogradi dhe Moska kanë që nga viti 1996 dhe ato nënshkruhen çdo dy vjet. Por, arritja e kësaj marrëveshjeje u kritikua nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, me Brukselin që shprehu shqetësim për “forcimin” e bashkëpunimit Serbi-Rusi.
Kryeministri Kurti tha se Serbia po refuzon që t’i bashkohet Bashkimit Europian në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.
Ai tha se Serbia paraqet “kërcënim” për paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Po të ishte Rusia demokraci e vërtetë me shumë gjasë nuk do ta sulmonte kurrë Ukrainën. Ngjashëm, po të ishte Serbia demokraci e vërtetë, e jo një shtet me një parti ku opozita nuk ka kurrfarë gjase që të fitojë, nuk do të ishte një kërcënim kaq i madh ndaj paqes afatgjatë në rajonin tonë. Në këtë kuptim, përpjekjet e presidentit [të SHBA-së, Joe] Biden për të promovuar vlera demokratike në gjithë botën mund të shihen si përpjekje për të ruajtur paqen mes kombeve. Në të kundërtën e kësaj, autokratët ia kthejnë shpinën popullit të tyre për ta përqafuar njëri-tjetrin”, tha ai.
Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, por ka mbështetur disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që dënojnë Rusinë për pushtimin e Ukrainës.
Në panelin e titulluar: “Rritja e qëndrueshme, prosperiteti dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor” mori pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se SHBA-ja mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik.
Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Hovenier tha se ky proces duhet të përmbyllet.
“Ne duam që dialogu të përfundojë dhe që Kosova të jetë pjesë e NATO-s”, tha ai.
Ambasadori amerikan tha se duhet të bëhet më shumë punë për rritjen ekonomike, teksa theksoi se Kosova po përballet me sfida në sektorin ekonomik dhe në tërheqjen e investitorëve të huaj./REL
Një mjek gjerman i burgosur për shkak se i dha të dashurës...
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) po pë...
Një i mitur ka përfunduar në prangat e policisë, ku do...
Qeveria e re serbe do të ketë 25 ministri, katër më shumë ...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, d...
Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë mundësinë e dërgimit n...
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka akuzuar Kinën për nd...
Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka arrit...
Të paktën tre persona, përfshirë edhe të dyshuarin, u vran...
Ushtria ukrainase është duke rritur presionin ndaj forcave...
Sot në Nju Jork fillon gjyqi ndaj kompanisë së ish-preside...
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, bllokoi përk...
Nëse demokratët do të humbasin shumicën si në Kongres po a...
Në dy vitet e fundit demokratët kanë patur shumicën në...
Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për ...
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve vendore të s...
Rishi Sunak është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Kon...
Manjati i medias në Hong Kong, Jimmy Lai do të dalë para g...
Udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka falënderu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...