Gjykata Kushtetuese: Qeveria duhet të informojë më shpejtë Bundestagun
Konkretisht fjala ishte për dy ngjarje: operacionin kundër...

Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcënimeve të Turqisë lidhur me ishujt grekë në lindje të Mesdheut. Nuk është e mundur, "që partnerët e NATO-s të venë në pikëpyetje sovranitetin e njeri-tjetrit", tha Scholz gjatë vizitës (27.10) në Athinë. Marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Greqisë janë të rëndësishme jo vetëm për këto dy vende, por për të gjithë Europën. Problemet duhet "të zgjidhen në dialog dhe mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare", theksoi ai. "Nëse palët e konsiderojnë të nevojshme, Gjermania mund të kontribuojë", ofroi kancelari Scholz.
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në konferencën e përbashkët të shtypit me Scholz akuzoi presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan se përhap gënjeshtra për Greqinë". Kryeministri deklaroi, përkundër akuzave nga Ankaraja, se nga ishujt grek "nuk vjen rrezik". Njëkohësisht ai deklaroi, se gjashtë tanke mbrojtëse Marder nga Gjermania do të dislokohen në kufirin me Turqinë. Ato do të vendosen në lumin kufitar të Evros në veri-lindje të vendit, tha Mitsotakis.
Shkëmbim tankesh në mbështetje të Ukrainës
Gjermania para pak ditësh dërgoi në Greqi gjashtë nga 40 tanket Marder që do të dërgohen gjithsej në Greqi për të realizuar një shkëmbim në mbështetje të Ukrainës: Greqia do të mbajë tanket gjermane për të dërguar në Ukrainë 40 tanket e arsenalit të saj të tipit BMP-1, të cilat ukrainasit mund t'i përdorin kundër agresionit nga Rusia.
Mes Greqisë dhe Turqisë ka tensione masive, që kanë të bëjnë me dislokimin e armëve dhe trupave në ishujt grekë në Mesdhe. Presidenti turk në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar vendin fqinj me një sulm duke paralajmëruar: "Ne mund të vijmë papritur një natë." Të dy vendet anëtare të NATO-s prej vitesh grinden mbi të drejtat ndaj rezervave të gazit natyror në lindje të Mesdheut.

Çështja e reparacioneve të luftës: "ende e parregulluar" apo "juridikisht e mbyllur"?
Një pikë konflikti megjithatë doli në pah në takimin në përgjithësi harmonik mes Scholz dhe Mitsotakis: Qeveria greke kërkon edhe më tej që Gjermania të paguajë reparacione për dëmet dhe vuajtjet e shkaktuara nga pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Kjo temë ende nuk është rregulluar, tha mikpritësi në Athinë. Kjo vlen kryesisht për një kredi të imponuar, që Banka greke e Rezervave duhej t'u paguante pushtuesve më 1942. "Megjithatë kjo nuk i trazon marrëdhëniet tona", shtoi Mitsotakis. Scholz përpara vizitës i pati thënë gazetës "Ta Nea": "Çështja e reparacioneve është mbyllur juridikisht dhe politikisht."
Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave në Athinë, të Bankës Qendrore dhe të një komisioni parlamentar bëhet fjalë për 269 miliardë euro – duke përfshirë edhe një kredi të detyrueshme, që Greqia duhej t'i siguronte Bankës gjermane të Rajhut gjatë luftës. Gjermania e konsideron të mbyllur këtë temë duke iu referuar Traktatit Dy plus Katër për pasojat në politikën e jashtme të ribashkimit gjerman më 1990.
Gjermania naziste më 6 prill 1941 sulmoi Greqinë. Deri më 1944 SS e Wehrmachtit ushtruan disa masakra. Dhjetra mijë civilë grekë humbën jetën në luftë./DW
Konkretisht fjala ishte për dy ngjarje: operacionin kundër...
Rusia po flet sërish për armët bërthamore. Madje po flet s...
Një zyrtar i lartë i qeverisë ruse foli mbi mundësinë ...
Ka hyrë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, Komunikat...
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi nuk u l...
Shtetet e Bashkuara thonë se nuk kanë vënë re ndonjë të si...
Një anije me flamur rus mbërriti të enjten në tubacion...
Kompania shtetërore e energjisë në Ukrainë ‘Ukrenergo’...
Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, hodhi poshtë të enjten...
Bashkimi Europian edhe një herë ka përsëritur thirrjen nda...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se parala...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Serbia po kërc...
Kabineti i qeverisë federale ka rënë dakord për një kompro...
Presidenti Joe Biden priti të mërkurën në Shtëpinë e Bardh...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka mirëpritur vendimi...
Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NA...
Ndoshta europianët nuk frymëzohen vetëm nga Afërdita (Perë...
Fjalimi i fundit i udhëheqësit kinez Xi Jinping në Kongres...
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar 10 zyrtarë irania...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...