"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...

Dy banorë të qytetit të Nju Jorkut të arrestuar nga FBI-ja të hënën nën dyshimet se po drejtonin një stacion sekret të paligjshëm policor për llogari të Kinës në lagjen kineze të qytetit, u liruan me kusht pas daljes fillestare në gjykatë. Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi gjithashtu për akuza ndaj 44 oficerëve kinezë të sigurisë në lidhje me përpjekjet e Kinës për të goditur disidentët në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Kina i mohoi sot akuzat dhe i quajti ato veprime politike.
Liu Jianwang dhe Chen Jinping përballen me akuza për një komplot duke vepruar si agjentë të qeverisë së Kinës pa informuar autoritetet amerikane dhe për pengim të drejtësisë, thanë prokurorët.
Asnjëri prej tyre nuk pranoi, ose hodhi poshtë fajësinë të hënën.
"Në të paktën një rast, një zyrtar i Policisë Kombëtare Kineze udhëzoi një nga të pandehurit, një shtetas amerikan, që punonte në stacionin e policisë sekrete për të ndihmuar në gjetjen e një aktivisti pro-demokracisë me origjinë kineze, që jetonte në Kaliforni. Kjo do të thotë se policia kombëtare kineze duket se ka përdorur stacionin për të gjurmuar një banor amerikan në territorin e Shteteve të Bashkuara. Dy të pandehurit, arrestimet e të cilëve po njoftojmë sot, shkatërruan provat e komunikimit me policinë kombëtare kineze kur mësuan për hetimin e FBI-së. Këta dy të pandehur e dinin se po fshihnin diçka dhe penguan drejtësinë, kur u përpoqën të pengonin FBI-në të merrte informacionet e plota për atë që ata po bënin."
Sipas prokurorëve, dy të pandehurit hapën stacionin e Nju Jorkut në shkurt 2022 dhe e mbyllën atë në tetor, pasi morën vesh për hetimin e FBI-së.
Stacioni, një nga më shumë se 100 të tillë që Kina dyshohet se operon në mbarë botën, u përdor nga Ministria e Sigurisë Publike e Kinës për të përndjekur aktivistët dhe disidentët kinezë në Shtetet e Bashkuara.
Të akuzuarit figurojnë si drejtues të një organizate jofitimprurëse kineze në Manhatan, sipas prokurorëve.
Po të hënën, prokurorët amerikanë akuzuan 40 oficerë të ministrisë kineze të sigurisë publike dhe dy zyrtarë të Administratës Kibernetike të Kinës për krime të lidhura me përpjekjet për të goditur shtetasit kinezë në qytetin e Nju Jorkut dhe gjetkë në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së thanë se anëtarët e policisë kombëtare të Kinës, kishin krijuar dhe përdorur llogari të rreme mediash sociale për të gjetur dhe vënë në shënjestër disidentët në SHBA.
Sipas prokurorëve, në disa raste ka patur edhe përpjekje për riatdhesim me forcë të individëve të kërkuar nga qeveria kineze.
Ministria e Jashtme e Kinës reagoi të martën pas ngritjes së akuzave ndaj policëve kinezë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, e dënoi veprimin si "manipulim politik" dhe akuzoi SHBA-në se e kishte sajuar akuzën për të sulmuar Kinën.
Zoti Wang mohoi ekzistencën e stacioneve policore të huaja që thuhet se drejtohen nga qeveria kineze, duke përsëritur angazhimin e vendit të tij ndaj "parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera".
Rastet e fundit janë pjesë e masave të Departamentit të Drejtësisë vitet e fundit për të frenuar përpjekjet e qeverisë kineze për të lokalizuar aktivistët pro-demokracisë dhe të tjerë në Amerikë që janë kritikë të hapur ndaj politikave të Pekinit dhe për të shtypur zërin e tyre.
Megjithëse Kina besohet se ka stacione të fshehta policore në vende anembanë globit, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thanë se këto arrestime ishin të parat e këtij lloji kudo në botë.
Arrestimet vijnë pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray, i tha një komisioni të Senatit amerikan në nëntor, se ishte "shumë i shqetësuar" për praninë e stacioneve të tilla në qytetet amerikane./ VOA
Bashkimi Evropian tha se së bashku me Kosovën dhe Serb...
Ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë Vendeve demokratik...
Në raportin e sotëm, Eurostat konfirmoi vlerësimin ...
Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për lib...
Autoritetet norvegjeze kanë kryer një operacion ku kan...
Planet e grupit terrorist Shteti Islamik për të rrëmby...
Raporti i fundit i Komisionit Europian të Udhëtimit...
Ministrat e Grupit të Shtatë shteteve më të industrial...
Parlamenti Europian voton sot vendimin për liberalizim...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve me të indu...
Ushtria amerikane tha se ka kryer një sulm ajror kundër nj...
Një lobist belg paditi Presidenten e Komisionit Europi...
Me plot dokumente mjekësore nga kontrollet e ndryshme që k...
Aktivisti i opozitës, Vladimir Kara-Murza, është dë...
Vijon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, ...
Guardia di Finanza ka sekuestruar dy ton kokainë, vler...
Komisioni Europian i kundërshtoi ndalesat e vendosura ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ministri i Mbrojtjes i...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, bën thirrje për a...
Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, deris...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...