Sot, votimi i liberalizimit të vizave për Kosovën/ Nesër pritet nënshkrimi
Parlamenti Europian voton sot vendimin për liberalizim...

Ministrat e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) thanë se janë më të bashkuar se kurrë, teksa kritikuan presionin e shtuar të Kinës ndaj Tajvanit dhe kërcënimin e Rusisë se do të dislokojë armë bërthamore në Bjellorusi në kohën kur Moska po vazhdon luftën në Ukrainë.
“Fuqia e solidaritetit në mesin e ministrave të Jashtëm të G7-s është në një nivel që nuk është parë më parë”, tha ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi, gjatë një konference për media pasi ishte nikoqir i takimit të G7-s në qytetin japonez Karuizava.
Shfaqja e solidaritetit vjen pasi gjatë këtij muaji presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Bashkimi Europian duhet të ulë varësinë e tij nga Shtetet e Bashkuara dhe të jetë i kujdesshëm që të mos përfshihet në krizën e Tajvanit.
Pekini e sheh Tajvanin si territor kinez dhe nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për të marrë nën kontroll këtë ishull vetëqeverisës. Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, ka thënë se vetëm populli i këtij ishulli mund të vendosë për të ardhmen e tij.
Në deklaratën e G7-s u tha se në agjendën treditore të takimeve ka qenë ndërhyrja ushtarake ruse dhe frika për veprime të ngjashme nga Kina ndaj Tajvanit.
Grupi, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Britania, Franca, Italia dhe Kanadaja, tha se kërcënimi i Rusisë për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi ishte “i papranueshëm”. G7 tha se “çdo përdorim i armëve kimike, biologjike apo bërthamore në Ukrainë do të përballet me pasoja shumë të rënda”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar tha se Rusia do të vendosë në Bjellorusi armë bërthamore taktike sepse aleanca ushtarake e NATO-s po zgjerohet drejt kufijve të Rusisë.
Kjo ishte hera e parë që kur ka përfunduar Lufta e Ftohtë tri dekada më parë që Rusia ka sugjeruar se do të vendosë forca bërthamore në një shtet tjetër, duke rritur tensionet me Perëndimin lidhur me Ukrainën.
Ministrat e G7-s po ashtu janë pajtuar se paqja dhe siguria në Ngushticën e Tajvanit janë kritike dhe kanë kundërshtuar militarizimin në Detin Jugor të Kinës. Ata i kanë bërë thirrje Pekinit që të veprojë si një anëtar i përgjegjshëm i komunitetit ndërkombëtar./ Rel
Parlamenti Europian voton sot vendimin për liberalizim...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve me të indu...
Ushtria amerikane tha se ka kryer një sulm ajror kundër nj...
Një lobist belg paditi Presidenten e Komisionit Europi...
Me plot dokumente mjekësore nga kontrollet e ndryshme që k...
Aktivisti i opozitës, Vladimir Kara-Murza, është dë...
Vijon gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, ...
Guardia di Finanza ka sekuestruar dy ton kokainë, vler...
Komisioni Europian i kundërshtoi ndalesat e vendosura ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ministri i Mbrojtjes i...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, bën thirrje për a...
Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, deris...
Grupi i shtatë vendeve më të pasura të botës ka vëndosur o...
Veprimet e njëanshme tregtare nga shtetet anëtare të Bashk...
E përjavshmja britanike “The Sunday Times” i ka kushtuar n...
Presidenti rus, Vladimir Putin u takua të dielën në Moskë ...
Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe F...
Në Sudan, mbi 50 civilë dhe dhjetra luftëtarë mbetën të vr...
Më shumë se 100 robër lufte ukrainas janë liruar si pjesë ...
Ministria britanike e Mbrojtjes ofroi të dielën një pasqyr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...