SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Përleshje të ashpra raportohen në të gjithë Sudanin, derisa luftimet midis fraksioneve të armatosura rivale vazhdojnë të përhapen.
Dhuna midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë ka hyrë tashmë në ditën e tretë.
Gati 100 njerëz janë vrarë, tha një sindikatë mjekësh, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar 1.100. Të dyja palët ndërluftuese pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në kryeqytetin Kartum.
Ato kanë shpallur një armëpushim të përkohshëm të dielën, për të lejuar evakuimin e të plagosurve, por nuk është e qartë se sa i janë përmbajtur atij.
Mjekët kanë paralajmëruar se situata në spitalet në Kartum është jashtëzakonisht e vështirë dhe se luftimet janë duke penguar personelin dhe furnizimet mjekësore të arrijnë te njerëzit e plagosur.
Luftimet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale.
Dy burrat që janë në qendër të kësaj - Abdel Fattah al-Burhan, udhëheqës i Këshillit Sovran qeverisës, dhe Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Këshillit dhe udhëheqës i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë - nuk pajtohen rreth mënyrës se si vendi duhet të shkojë drejt sundimit civil.
Mosmarrëveshjet kryesore kanë të bëjnë me planet për t’i inkorporuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në ushtri dhe me atë se kush do ta drejtojë më pas forcën e re.
Sudani është udhëhequr nga gjeneralët prej se presidenti autoritar, Omar al-Bashir, është rrëzuar përmes grushtshtetit në vitin 2019.
Abdel Fattah al-Burhan, udhëheqës i Këshillit Sovran qeverisës, dhe Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Këshillit dhe udhëheqës i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.
Mëngjesin e së hënës, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë thanë se kanë pushtuar disa vende të rëndësishme në kryeqytetin e Kartumit, përfshirë pallatin presidencial dhe qytetin fqinj të Omdurmanit, si dhe aeroportin Merowe në veri të vendit.
Por, sipas disa njoftimeve të mëvonshme, ushtria e ka rimarrë kontrollin e aeroportit.
Ushtria ka mohuar se Forcat e Mbështetjes së Shpejtë kanë marrë pika kyçe në kryeqytet, ndërsa dëshmitarët në këtë vend i kanë thënë agjencisë së lajmeve "Reuters" se ushtria duket se po avancon, pas goditjes me sulme ajrore të bazave të grupit rival.
Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar që t’i jepet fund dhunës menjëherë.
Shtetet kryesore arabe dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për bisedime që do të çonin në rivendosjen e një qeverie civile, ndërsa Bashkimi Afrikan ka njoftuar se po dërgon kryediplomatin e tij, Moussa Faki Mahamat, në Kartum, në përpjekje për të negociuar një armëpushim.
Sipas një deklarate të Presidencës egjiptiane, Egjipti dhe Sudani i Jugut janë ofruar, gjithashtu, si ndërmjetëses mes fraksioneve ndërluftuese.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se më shumë se 83 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1.100 janë plagosur në të gjithë Sudanin, prej se ka shpërthyer dhuna, por ajo nuk ka specifikuar se sa civilë janë vrarë në luftime.
Në mesin e të vrarëve janë tre anëtarë të stafit të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i cili ka pezulluar tashmë operacionet e tij në Sudan.
Televizioni shtetëror i Sudanit raportohet se ka ndalur transmetimet, por nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar këtë vendim./ Rel
Grupi i shtatë vendeve më të pasura të botës ka vëndosur o...
Veprimet e njëanshme tregtare nga shtetet anëtare të Bashk...
E përjavshmja britanike “The Sunday Times” i ka kushtuar n...
Presidenti rus, Vladimir Putin u takua të dielën në Moskë ...
Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe F...
Në Sudan, mbi 50 civilë dhe dhjetra luftëtarë mbetën të vr...
Më shumë se 100 robër lufte ukrainas janë liruar si pjesë ...
Ministria britanike e Mbrojtjes ofroi të dielën një pasqyr...
Ministrat për Ambient dhe Klimë të grupit të shtatë vendev...
Shumë turq po vuajnë nga rritja e çmimeve të ushqimeve baz...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka nënshkruar të sh...
“Për një kohë të gjatë, Evropa nuk ka ndërtuar një aut...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monito...
Presidenti i Gjykatës së Lartë të SHBA-së, Samuel Alit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të zhvillojë di...
Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është sulmuar një di...
‘Reliket’ e viruseve të lashta, që kanë kaluar miliona ...
Sipas të dhënave të gjykatës, faturat e paguara në një pla...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të viz...
Të enjten, ish-Presidenti Donald Trump iu përgjigj për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...