James O’Brien në Prishtinë për të nxitur zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi
Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro...

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi të hënën në Kiev për një ndihmë të re në armatime me vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë një vizite në shenjë solidariteti vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së që po ngjallin pasiguri mbi të ardhmen e mbështetjes perëndimore.
Udhëtimi i Sekretarit Austin, vizita e tij e katërt dhe ndoshta e fundit si shef i Pentagonit gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, u përqendrua në përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar Kievin të forcojë mbrojtjen e tij, ndërsa forcat ruse po fitojnë terren ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në Ukrainën lindore.
Zoti Austin e cilësoi luftën e Ukrainës kundër agresionit të Presidentit rus Vladimir Putin si kritike për sigurinë e vetë Perëndimit, duke thënë se nëse ndërpritet mbështetja për Kievin, "hija e Putinit" do të binte mbi gjithë Evropën.
"Të gjithë duhet të kuptojmë se sulmi i Putinit është një paralajmërim. Është një pamje e parë se si do të ishte një botë e ndërtuar nga tiranët dhe banditët - një botë kaotike, e dhunshme e ndarë në sfera ndikimi," tha ai në një fjalim gjatë vizitës.
Ndërsa zoti Austin mbërriti me tren në Kiev pas një udhëtimi gjatë natës nga Polonia, zyrtarët ukrainas njoftuan për sulme të reja ruse gjatë natës në kryeqytet që dëmtuan ndërtesa banimi dhe plagosën të paktën një civil.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha në një deklaratë në platformën X se kishte folur me Sekretarin Austin për lehtësimin e kufizimeve për përdorimin e armëve të dërguara nga SHBA për të goditur objektivat në thellësi të territorit rus.
Por ndërsa administrata e Presidentit Biden është në përfundim të mandatit, zoti Austin nuk njoftoi ndonjë ndryshim në politikën e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim. Megjithatë ai njoftoi për municione, automjete të blinduara dhe armë antitank shtesë për Ukrainën.
Vizita e Sekretarit Austin vjen përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, ku ish-presidenti Donald Trump, kandidati republikan, po kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë në një garë të ngushtë kundër Nënpresidentes Kamala Harris, kandidatja demokrate.
Zoti Trump ka sinjalizuar se ndryshe nga zoti Biden, ai do të hezitonte të vazhdonte mbështetjen për Ukrainën, gjë që mund ta privonte Kievin nga mbështetja e Uashingtonit, përkrahësi i tij më i madh ushtarak dhe financiar. Zoti Austin e hodhi poshtë këtë shqetësim.
"Kam parë mbështetje dypartiake për Ukrainën gjatë 2-1/2 viteve të fundit dhe pres plotësisht që të vazhdojmë të kemi mbështetje dypartiake nga Kongresi," tha ai.
Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se 600 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur deri tani në luftën me Ukrainën.
Por Presidenti Putin vazhdon të dërgojë gjithnjë e më shumë forca në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, të cilin Moska e pretendon si territorin e saj.
“Është një luftë shumë e ashpër dhe një sprovë e vështirë”, tha zoti Austin për sfidat me të cilat përballen forcat ukrainase.
Ndërkohë, Kievi është përpjekur ta mbajë vëmendjen e Perëndimit tek lufta e tij përballë Rusisë, megjithë shqetësimet ndërkombëtare për konfliktin në Lindjen e Mesme./VOA
Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro...
Udhëheqësi i FETO-s, Fethullah Gylen, ka ndërruar jetë në ...
Sipas rezultateve paraprake të votimeve në Moldavi, mbi 50...
Agjencia për energji bërthamore e Kombeve të Bashkuara (IA...
Marrëveshja për nxjerrjen e litiumit me Serbinë është më s...
Që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu çës...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rozh...
Dy dokumente të inteligjencës amerikane zbulojnë se Iz...
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zg...
Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën në Liban, Kombet e Bashku...
Ushtria e Rusisë e kreu edhe një valë sulmesh raketore dhe...
Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të idektifikuar mënyrën...
Boris Rugge, Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka ...
Moti i keq ka përfshirë Italinë. Alarmi i kuq është ngritu...
Moldavët po marrin pjesë në dy palë votime thelbësore të d...
Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën se e kanë arrestua...
Përfshirja e trupave të rregullta të Koresë së Veriut për ...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Uzra Zeya, u zotua gjat...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...