Brenda tunelit nëntokësor/ Dalin pamjet e liderit të Hamasit pak para sulmit të 7 tetorit
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet n...

Që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu çështjen e abortit në duart e shteteve në vitin 2022, demokratët janë mobilizuar për të mbrojtur të drejtat e abortit, ndërsa republikanët kanë punuar për të kufizuar procedurën mbi baza fetare dhe morale. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gypson nga Nevada, kjo çështje po motivon pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje.
Votuesit në Nevada nuk po vendosin vetëm mes kandidatëve Donald Trump dhe Kamala Harris për president. Ata do të votojnë edhe për nismën ligjore “Pyetja e Gjashtë”.
Laura Campbell po shkon derë më derë për të kërkuar mbështetje për këtë propozim, që ajo thotë se është shumë i rëndësishëm.
“Qasja tek aborti në fakt më shpëtoi jetën më shumë se një herë. Mendoj se kjo është e rëndësishme, sepse pas vendimit të Gjykatës së Lartë, shteti duhet të na mbrojë”, thotë ajo.
Por votues si Deborah Costello, nga organizata fetare jofitimprurëse që ofron alternativa ndaj abortit, “First Choice Pregnancy Services”, janë të shqetësuar nga mundësia e miratimit të propozimit, që do ta bënte të drejtën e abortit pjesë të kushtetutës së Nevadës.
“Beteja është shumë e vështirë. Miliona e miliona dollarë në shtetin tonë po mbështesin industrinë e abortit”, thotë ajo.
Në vitin 1990 banorët e Nevadës votuan për ta bërë abortin të ligjshëm deri në javën e 24 të shtatëzanisë. Por demokratët kanë frikë se një presidencë e dytë e zotit Trump mund t'i eliminojë këto të drejta, edhe pse ish Presidenti Trump thotë se kjo çështje duhet të mbetet në kompetencën e shteteve. Nëse nisma ligjore miratohet, e drejta e abortit do të bëhej pjesë e kushtetutës së shtetit, duke e bërë më të vështirë shfuqizimin e saj.
“Ne kemi parë humbje jetësh, në njëzet e dy shtete është ndaluar aborti. Ne nuk duam që kjo të ndodhë në Nevada”, thotë Laura Campbell nga Organizata Kombëtare për Gratë.
Jessica Ponce deLeon do të votojë për herë të parë në zgjedhjet e këtij viti. Ajo planifikonte të votonte në favor të propozimit për abortin dhe për demokraten Kamala Harris përpara se zonja Campbell të trokiste në derën e saj.
“Qeveria nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e trupit të grave apo aspekte të tjera të shëndetit të tyre. Gratë duhet të kenë kontroll të plotë mbi trupin e tyre”, thotë ajo.
Nevada është një nga dhjetë shtetet këtë vit zgjedhor, ku votuesit do të kenë mundësi të vendosin se si dhe kur duhet të jetë i ligjshëm aborti. Në vitet e kaluara zgjedhore, kjo çështje ka rritur pjesëmarrjen e votuesve nga e cila kanë përfituar kandidatët demokratë.
Cristiane Mersch, një emigrante braziliane që mbeti shtatzënë në një marrëdhënie abuzive dhe vendosi ta mbante fëmijën, është anëtare e bordit të organizatës “Nevada Right to Life”.
“Pa jetë nuk ka liri, nuk ka të drejta të tjera. Nëse nuk e respektoni jetën, do të ketë racizëm, trafikim njerëzor”, thotë ajo.
Ndërsa çështja e abortit po motivon votuesit e rinj, Emily Costello, e cila këtë vit do të votojë për herë të parë, thotë se mendjet mund të ndryshohen dhe jo të gjithë votuesit e rinj do të votojnë për demokratët.
"Nëse ju mund të shihni se sa shkatërruese është kjo për vetëm një qenie njerëzore, kjo do të ndryshonte mendjen tuaj menjëherë, në çast", thotë ajo.
Një sondazh mbarëkombëtar i publikuar këtë javë nga organizata e pavarur shëndetësore “KFF” thotë se një numër në rritje i grave përmendin të drejtat e abortit si çështjen e tyre kryesore që kur Kamala Harris u bë kandidate e demokratëve për presidente./ VOA
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zbuluar pamjet n...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rozh...
Dy dokumente të inteligjencës amerikane zbulojnë se Iz...
Ndërsa Republika e Gjeorgjisë përgatitet për të mbajtur zg...
Ndërsa Izraeli vazhdon ofensivën në Liban, Kombet e Bashku...
Ushtria e Rusisë e kreu edhe një valë sulmesh raketore dhe...
Shtetet e Bashkuara po hetojnë për të idektifikuar mënyrën...
Boris Rugge, Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ka ...
Moti i keq ka përfshirë Italinë. Alarmi i kuq është ngritu...
Moldavët po marrin pjesë në dy palë votime thelbësore të d...
Raportohet se Ukraina ka lëshuar një numër të madh dronësh...
Autoritetet gjermane njoftuan të dielën se e kanë arrestua...
Përfshirja e trupave të rregullta të Koresë së Veriut për ...
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Uzra Zeya, u zotua gjat...
Republika e Gjeorgjisë, që ishte pjesë e Bashkimit Sovjeti...
Florida, Karolina e Veriut dhe Xhorxhia po përballen m...
Qeveria në Podgoricë thotë se tenderi zhvillohet sipas rre...
Apple e ka njoftuar Radion Evropa e Lirë (RE:L) se e ka he...
Rumania i dërgoi katër avionë luftarakë për patrullim mëng...
Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, është zotu...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...