Farmacitë po mbyllen me ritme alarmante në Gjermani
Më shumë se 120 farmaci kanë mbyllur dyert e tyre përgjith...

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024.
Kjo emergjencë ishte shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 qershor të vitit 2001, por Biden, në një deklaratë të lëshuar më 20 qershor, bëri të ditur se ajo do të zgjatet edhe përtej 26 qershorit të këtij viti shkaku i situatës në Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkanin Perëndimor” dhe situata aktuale në këtë rajon “paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
“Për këtë arsye kam përcaktuar se është e nevojshme të vazhdohet emergjenca kombëtare e shpallur me urdhër ekzekutiv lidhur me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në mesazhin e Bidenit për Kongresin amerikan.
Më 8 qershor të vitit 2021, SHBA-ja kishte zgjeruar fushëveprimit e kësaj emergjence kombëtare, pasi që u tha se vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria janë përballur, gjatë dy dekadave të fundit, me korrupsion dhe veprime që pengojnë marrëveshjet e arritura pas luftës.
Ndërkohë, më 20 qershor, i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, kanë “potencial të shndërrohen në konflikt rajonal”.
Këto deklarata ai i bëri në një debat të zhvilluar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
“Jam shumë i shqetësuar. Kjo situata ka potencial të shndërrohet në konflikt rajonal, në një konfrontim rajonal. Prandaj, ne jemi shumë mbështetës të përpjekjeve evropiane", tha Escobar.
"Duhet të jetë një përpjekje evropiane. Këto shtete janë në Evropë, aspiratat e tyre më të mëdha janë të bëhen pjesë e Evropës dhe përderisa ata normalizojnë raportet e tyre, ata po ashtu harmonizojnë sistemet e tyre me Evropën. Po ashtu, si mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, do të dëshironim ta shihnim atë pjesë të NATO-s, BE-së. Ajo që duam është një proces që adresohen shqetësimet e pesë shteteve mosnjohëse të BE-së dhe ky duhet të jetë një proces evropian”, shtoi ai.
Tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës./ Rel
Më shumë se 120 farmaci kanë mbyllur dyert e tyre përgjith...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP ...
Një avion i mbikëqyrjes ushtarake kanadeze ka regjistruar ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka përkrahur aksi...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur presidentin ...
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë me dëshpërim anijen që u zh...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar foto të ...
Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 32 nga 35 dronë iranianë ...
Koordinatori për Antikorrupsionin në Departamentin amerika...
Sipas të dhënave doganore të Pekinit të publikuara të mart...
Turqia strehon më shumë refugjatë se çdo vend tjetër në bo...
Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka r...
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ja...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i kërkoi të martë...
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblod...
Në raportin e Bashkimit Evropian, që do të publikohet kë...
Mbrëmjen e djeshme Ukraina ka arritur të sabotojë një sulm...
Koalicioni trepartiak më në fund ra dakord të lehtësojë em...
Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...