Takimi i ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblod...

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i kërkoi të martën presidentit serb Aleksander Vuçiç t’i lirojë tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi që nga 14 qershori.
Kryeministri Orban iu bashkua të martën thirrjeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për lirimin e policëve.
“Me respekt, ju lus i dashur Aleksandar që ta mendoni mirë këtë. Armiqtë e Serbisë janë të etur për të dëmtuar Serbinë dhe kjo është një situatë dhe rast i tillë dhe mendoj se do të ishte më mirë që ju të dëgjoni rekomandimin e Hungarisë për t’i kthyer ata në Kosovë”, tha kryeministri Orban në një konferencë me gazetarë në qytetin e Suboticës në Serbinë veriore, pas një takimi ndërmjet qeverive të të dyja vendeve.
Por, presidenti serb nuk ka dhënë shenja se është i gatshëm të dëgjojë thirrjet perëndimore, duke theksuar se “çështja u takon organeve të drejtësisë”. Të tre policëve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Që nga mbrëmë në vendkalimet që lidhin Kosovën me Serbinë, Merdar dhe Jarinjë, autobusët dhe kamionët nga Kosova nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Serbisë, nga grupe qytetarësh serbë. Ata janë hedhur në protestë në shenjë revolte ndaj vendimit të javës së kaluar të Prishtinës për të mos lejuar hyrjen e kamionëve me targa dhe mallra serbe në Kosovë, pas arrestimit të tre policëve.
Arrestimi i tyre shtoi tensionet edhe ashtu të larta mes Kosovës dhe Serbisë, duke nxitur shqetësimet për ripërtëritjen e konflikteve në rajon.
Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar një takim për menaxhimin e krizës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Bashkimi Evropian tha se takimi duhet të mbahet pa kushte, duke përsëritur thirrjet për uljen e tensioneve.
Kryeministri Kurti tha se përgjigjja e tij do të varet nga një vizitë që shefi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd pritet t’u bëjë policëve të Kosovës që po mbahen në një burg në qytetin e Kralevës në Serbi.
Ndërsa, presidenti serb Vuçiç tha të martën se “nuk do të bisedojë me zotin Kurti derisa të lirohet çdo serb i arrestuar në veri të Kosovës dhe të mos tërhiqen kryetarët shqiptarë të komunave veriore”.
NATO-ja vendosi trupa shtesë në Kosovë pas tensioneve që shpërthyen që më 26 maj në veri të Kosovës ku grupe protestuesish serbë dolën në rrugë duke kundërshtuar vendosjen në zyra komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, që u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Diplomatët perëndimorë i kanë kërkuar Kosovës që të largojë njësitë e posaçme të policisë nga komunat veriore, që kryetarët e komunave të punojnë në zyra alternative dhe të organizohen zgjedhjet e reja atje.
Kryeministri Kurti tha të hënën se largimi i policisë do të ndodhë krahas vendosjes së ligjit, por nuk ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të pranojë kërkesat perëndimore./ VOA
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblod...
Në raportin e Bashkimit Evropian, që do të publikohet kë...
Mbrëmjen e djeshme Ukraina ka arritur të sabotojë një sulm...
Koalicioni trepartiak më në fund ra dakord të lehtësojë em...
Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë ...
Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në K...
Parlamenti britanik votoi sot për miratimin e një raporti ...
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në Oqeanin Atlantik p...
Ditën e sotme, në orën 15:00 sipas kohës sonë, në Uashingt...
Pas raportimeve për një mori sulmesh, Sergei ka thënë se k...
Një nëndetëse që përdorej nga turistët për të parë rrënoja...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
JERUZALEM (AP) - Helikopterët izraelitë goditën objektiva ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të hën...
Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb...
Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të as...
Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e...
Partia gjermane e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gj...
Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një të dyshuar për s...
Kombet e Bashkuara dënuan Rusinë të dielën për mohimin e a...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...