Sekuestrohen kamera të sigurisë në fshatra të banuara me serbë në rajonin e Gjilanit
Rreth 50 kamera të sigurisë, të cilat kishin qenë të vendo...

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka nënshkruar më 22 dhjetor një urdhër ekzekutiv që i hap rrugën Uashingtonit për të vendosur sanksione në institucionet financiare që i ndihmojnë Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve të vendosura ndaj saj, për shkak të luftës në Ukrainë.
Urdhri i ri ekzekutiv e bën të qartë që disa banka dhe institucione financiare përballen me sanksione të rënda nëse nuk u japin fund transaksioneve të njerëzve dhe subjekteve që janë në listën e sanksioneve amerikane, sidomos ata që janë të lidhur me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
“Ne po dërgojmë mesazh të pagabueshëm: secili që mbështet luftën e Rusisë, është në rrezik të humbjes së qasjes në sistemin financiar amerikan”, ka thënë Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, përmes një deklarate.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë përmes një deklarate se urdhri u mundëson Shteteve të Bashkuara të shënjestrojnë edhe institucione jashtë Rusisë, të cilat lehtësojnë transaksionet në emër të sektorit rus të mbrojtjes.
”Urdhri i ri u jep Shteteve të Bashkuara autoritet për të ndaluar importin në Shtetet e Bashkuara të disa mallrave të prodhuara në Rusi, qoftë edhe nëse janë dërguar fillimisht në një shtet të tretë”, ka thënë Blinken. Urdhri vë theksin te nevoja që institucionet financiare në gjithë botën “të sigurohen se nuk janë të përfshira në aktivitete që ndihmojnë Rusinë dhe të jenë më vigjilente për të parandaluar mundësinë që të shfrytëzohen prej rrejtit të prokurimit të Rusisë”, ka thënë ai.
Urdhri i ri ekzekutiv është pjesë e fushatës amerikane për t'i shtypur përpjekjet për ikje nga sanksionet.
Muajve të fundit, Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe entiteteve në Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi, Hong Kong dhe Kinë, duke i akuzuar për ndihmë ndaj Rusisë për t’iu shmangur sanksioneve.
Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ Rel
Rreth 50 kamera të sigurisë, të cilat kishin qenë të vendo...
Parlamenti i Holandës ka votuar për pranimin e Bullgarisë ...
Komisioni Evropian të premten ka njoftuar se ka miratuar n...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premt...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha ...
Ushtria ruse sulmoi me dronë kryeqytetin e Ukrainës, Kievi...
E shtuna është shpallur ditë zie kombëtare në Çeki. Vendi...
Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshu...
Të parët kanë ardhur gjysmë ore më herët. Çdo të mërkurë t...
Një raport i OKB-së arrin në përfundimin se më shumë se gj...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri ...
Në veri të Rripit të Gazës nuk është asnjë spital funk...
Rudy Giuliani shpalli falimentimin, disa ditë pasi u urdhë...
Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se “një l...
David Kozak, 24-vjeçari i cili sulmoi studentët në uni...
Të premten në Republikën e Irlandës do të hyjë në fuqi...
David Kozak ka tronditur pasditen e sotme qendrën e qy...
Gjenerali i ushtrisë gjermane, Ralf Hammerstein ka dek...
Rusia ka krijuar bashkëpunim "gjithëpërfshirës" të mbr...
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e tmerrit nga sul...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...