Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten se Serbia duhet të punojë për të trajtuar mangësitë në procesin e zgjedhjeve të gjetura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Në një mesazh të publikuar në rrjetin "X", i njohur deri vonë si "Twitter", ambasadori Hill tha se vëzhguesit ndërkombëtarë dhe Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, kanë gjetur një numër mangësish në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.
“Është shumë me rëndësi që Serbia të punojë me OSBE-në, me vëzhguesit ndërkombëtarë për të trajtuar këto çështje. Zgjedhjet janë thelbësore për procesin demokratik... Serbia duhet t’i zgjidhë këto çështje në institucione”, tha ambasadori Hill.
Ai tha se qeveria amerikanë pret të vazhdojë punën me qeverinë e Serbisë “për çështje të interesit të përbashkët që përfshijnë edhe çështjet rajonale, por edhe synimin e Serbisë për të qenë pjesë e familjen e kombeve perëndimore”.
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë tha në fillim të javës se “trysnia ndaj votuesve, angazhimi vendimtar i presidentit serb Aleksandar Vuçiç, si dhe përparësitë e partisë në pushtet kanë dëmtuar procesin zgjedhor në tërësi”.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha të martën se “pretendimet për parregullsi të raportuara nga OSBE-ja dhe ekipi vëzhgues duhet të hetohen dhe dhuna ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve, gazetarëve dhe vëzhguesve të akredituar, për të cilën kemi parë njoftime, është e papranueshme dhe do të vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë Serbisë këtë gjë”.
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian thanë ndërkaq se procesi zgjedhor në Serbi duhet të përmirësohet ndjeshëm, ndërsa theksuan se “funksionimi i duhur i institucioneve demokratike të Serbisë është në thelb të procesit të anëtarësimit të saj në bllok".
Zyrtarët e pushtetit ngulën këmbë se zgjedhjet e parakohshme të fundjavës ishin të lira dhe të ndershme me gjithë kritikat dhe tensionet politike pas votimeve.
Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” u ka kërkuar institucioneve evropiane të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, krahinore e veçanërisht atyre lokale në Serbi, derisa të përfundojë një hetim i plotë ndërkombëtar për parregullsitë gjatë votimeve.
Zyrtarët evropianë nuk e kanë komentuar ende kërkesën e opozitës, e cila tha se Bashkimi Evropian duhet të shfrytëzojë mundësinë për të mbështetur qytetarët e Serbisë që kërkojnë demokracinë dhe vlerat themelore evropiane. Nëse nuk e bën këtë, atëherë do t’i jap një goditje të rëndë çdo perspektive për një Serbi demokratike si anëtare e ardhme e bllokut.
Serbia hapi bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian nën drejtimin e presidentit Aleksandar Vuçiç, por opozita akuzon bllokun se po mbyll një sy ndaj mangësive demokratike të vendit në këmbim të qëndrueshmërisë në rajonin e Ballkanit.
Hapja e bisedimeve në vitin 2014, pasoi një marrëveshje të Serbisë me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, e cila nuk u zbatua kurrë në tërësi./ VOA
Ushtria ruse sulmoi me dronë kryeqytetin e Ukrainës, Kievi...
E shtuna është shpallur ditë zie kombëtare në Çeki. Vendi...
Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshu...
Të parët kanë ardhur gjysmë ore më herët. Çdo të mërkurë t...
Një raport i OKB-së arrin në përfundimin se më shumë se gj...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri ...
Në veri të Rripit të Gazës nuk është asnjë spital funk...
Rudy Giuliani shpalli falimentimin, disa ditë pasi u urdhë...
Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se “një l...
David Kozak, 24-vjeçari i cili sulmoi studentët në uni...
Të premten në Republikën e Irlandës do të hyjë në fuqi...
David Kozak ka tronditur pasditen e sotme qendrën e qy...
Gjenerali i ushtrisë gjermane, Ralf Hammerstein ka dek...
Rusia ka krijuar bashkëpunim "gjithëpërfshirës" të mbr...
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e tmerrit nga sul...
Policia çeke ka dhënë detaje në lidhje me sulmin në nj...
Një sulmues i cili shkaktoi vdekjen e disa prsonave dh...
Policia çeke ka raportuar lidhur me një ngjarje të rën...
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se Kiev...
Me një indeks të cilësisë së ajrit 350, Sarajeva është sër...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...