Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Të parët kanë ardhur gjysmë ore më herët. Çdo të mërkurë të pastrehët mund të hanë, pinë, të ngrohen dhe të përdorin tualetin në hapësirat e kishës së komunitetit Tabor në Berlin. Së shpejti do t'u ofrohet edhe një vakt me gjellë të ngrohtë. Akoma ndihet se një natë më parë këtu kanë fjetur shumë njerëz. Prej 30 vjetësh kisha ofron një herë në javë vende fjetjeje për të pastrehët. Rreth dyzet veta e kalojnë natën në paradhomën e kishës. Ndonjëherë bëhen gjashtëdhjetë. Atyre u jepet diçka për të ngrënë. Dhe dy mjekë vullnetarë kujdesen për plagët ose sëmundjet.
Sabine Albrecht është pastore e bashkësisë Tabor. "Këtu vijnë edhe ata që bien nga shkallët e shoqërisë. Për disa gjendja është shumë e mjerueshme", thotë ajo. Ata që vijnë për të fjetur, janë të ndryshëm nga ata që vijnë në kafene të mërkurën, thotë priftëresha. Shumë vijnë nga Evropa Lindore, disa madje kanë punuar - në kushte të pasigurta pune. Disa kanë probleme varësie, përvoja dhune, sëmundje psiqike. Albrecht tregon për një burrë që "fle këtu prej njëzet vjetësh." 59-vjeçarja madje edhe i ka varrosur dy nga të ftuarit, siç i quan ajo.

Si mund të përballohet kaq shumë mjerim? "Sindroma e ndihmës nuk të ndihmon. Nevojitet të jesh e fortë dhe gjërat nuk duhen marrë personalisht", thotë Albrecht. Fjala është që të jesh në gjendje të përballesh edhe me njerëz agresivë dhe të ashpër. Për këtë nevojiten njerëz si Margot Moser, e cila ka ndihmuar që në fillim në organizimin e qëndrimeve për të pastrehët gjatë natës. Së bashku me njëzet ndihmës të tjerë 79-vjeçarja ndihmon edhe sot në mënyrë aktive. Ndoshta ngaqë asaj gjithmonë i është dashur t`ia dalë me pak para, dëshiron të ndihmojë. Megjithatë ajo nuk ka iluzione. "Disa e kanë pësuar nga budallallëku: Ata bashkëjetojnë me dikë, heqin dorë nga banesa e tyre, pastaj ndahen - dhe ngelen në rrugë," thotë ndihmësja e bashkësisë. Dhe kush humbet sot banesën, nuk mund të gjejë aq shpejt një të re.
"Mungesa e strehës është një problem serioz social”, thotë për DW, Werena Rosenke, drejtoreshë menaxhuese e Shoqatës Federale për Ndihmën e të Pastrehëve (BAGW). Për Rosenke arsyeja kryesore është, se ka shumë pak hapësirë banimi, që është e përballueshme financiarisht.
BAGW është organizata ombrellë për shërbimet dhe strukturat e ndihmës për strehimin emergjent në Gjermani. Sipas përllogaritjes të tyre të fundit për vitin 2022 në Gjermani ishin të pastrehë 607.000 njerëz. Prej tyre rreth 50.000 jetonin në rrugë, pa asnjë strehë. Zyra Federale e Statistikave regjistron vetëm njerëzit në strehimore dhe arrin në 372.060 vetë.
Ndryshimi nga shifrat më të ulëta të Zyrës Federale të Statistikave qëndron në metodën e numërimit. BAG W regjistron shifrat për një vit të tërë dhe jo për një datë të caktuar.Ajo numëron edhe të pastrehët e fshehur. Pra njerëzit pa banesë të tyren, që flenë në divan te miqtë, anëtarët e familjes apo të huajt.

Për Werena Rosenke gjërat nuk duhet të arrijnë deri në këtë pikë. "Prevencioni është gjëja më e rëndësishme. Ne duhet të parandalojmë, që njerëzit të humbasin banesën. Shumëkush as nuk e di se mund të aplikojë për para për banesë", thotë Rosenke. Për komunat do të ishte më e leverdisshme, sikur të merrnin përsipër borxhet e qirave, në vend që të financojnë bujtjet në hotele ose akomodime të tjera, që shpesh janë shumë të shtrenjta", thotë ajo.
Werena Rosenke përmend shumë masa, që mund të parandalojnë shpejt dhe pa shumë shpenzime humbjen e banesës. Për shembull rinovimin e strehimoreve emergjente dhe shndërrimin e tyre në banesa sociale. Sepse banesat sociale tani janë si pluhur ari: shumë të rralla.
Qëllimi i qeverisë gjermane është të ndërtojë 400.000 banesa të reja në vit; 100.000 prej tyre duhet të jenë banesa sociale. Por qeveria është me kilometra larg këtyre synimeve. Për Werena Rosenke ky është gjithsesi një objektiv modest: 100.000 banesa sociale në vit, siç është premtuar nga qeveria, nuk do të kishin ndryshuar sa duhet situatën e mungesës së strehimit të përballueshëm, thotë ajo. Përveç banesave sociale do të nevojiten edhe 100.000 banesa të tjera të përballueshme financiarisht.
Në vitet e fundit janë krijuar vetëm rreth 25.000 banesa të reja sociale", ankohet shefja e BAG W. Rosenke bën thirrje për kuota fikse për njerëzit e pastrehë në banesat sociale. Sepse për shkak të paragjykimeve ata shpesh as që konsiderohen si qiramarrës të mundshëm.
Komiteti Drejtues i të pastrehëve është në bisedime me qeverinë. Ajo ka bërë të ditur se përmes një plani veprimi deri në vitin 2030 dëshiron t'i japë fund të qënit i pastrehë në Gjermani. Plani i veprimit pritet të miratohet nga kabineti qeveritar në pranverën e vitit 2024. Megjithatë mund të kalojnë vite, para se ai të zbatohet nga landet dhe komunat.
Të kthehemi te bashkësia Tabor. Në paradhomën e kishës janë ende rreth dhjetë veta. Një burrë është shtrirë para kaloriferit në korridor. Pastorja Sabine Albrecht buzëqesh dhe thotë: "Disa e bëjnë këtë për t'u ngrohur sërish." Dy burra lexojnë libra me bukën dhe kafen e bashkësisë përpara. Ata duken si studentë të vjetër. Kjo i bie në sy edhe pastores. "Gjithnjë e më shpesh në kafenenë e së mërkurës vijnë këtu njerëz, për të cilët nuk do të më kishte shkuar mendja kurrë se janë në nevojë apo të pastrehë."/ DW
Një raport i OKB-së arrin në përfundimin se më shumë se gj...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri ...
Në veri të Rripit të Gazës nuk është asnjë spital funk...
Rudy Giuliani shpalli falimentimin, disa ditë pasi u urdhë...
Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se “një l...
David Kozak, 24-vjeçari i cili sulmoi studentët në uni...
Të premten në Republikën e Irlandës do të hyjë në fuqi...
David Kozak ka tronditur pasditen e sotme qendrën e qy...
Gjenerali i ushtrisë gjermane, Ralf Hammerstein ka dek...
Rusia ka krijuar bashkëpunim "gjithëpërfshirës" të mbr...
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e tmerrit nga sul...
Policia çeke ka dhënë detaje në lidhje me sulmin në nj...
Një sulmues i cili shkaktoi vdekjen e disa prsonave dh...
Policia çeke ka raportuar lidhur me një ngjarje të rën...
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se Kiev...
Me një indeks të cilësisë së ajrit 350, Sarajeva është sër...
Policia e Kosovës i ka sekuestruar sirenat alarmuese n...
Humbjet në luftime janë të larta, shumë luftëtarë në b...
Parlamenti francez ka miratuar projektligjin e emigrac...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, tha se Phe...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...