Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia të trajtojë mangësitë në zgjedhje
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha ...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se ngurrimi për ta pranuar vendin e saj në aleancën ushtarake NATO dhe në Bashkim Evropian (BE), lë të hapur mundësinë për destabilizimin "jo vetëm të Kosovës, por të rajonit dhe më gjerë".
Duke folur në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Prishtinë, Osmani tha se Kosova llogarit në mbështetjen bullgare për anëtarësim në bllok.
“Udhëheqja e guximshme dhe veprimet vendimtare të aleatëve tanë në familjen euroatlantike për ta përshpejtuar pranimin e bazuar në merita të vendeve demokratike të rajonit në BE dhe NATO, sepse çdo hezitim do të krijonte një boshllëk që aktorët keqdashës ta destabilizojnë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin e përtej”, tha Osmani.
Kosova aplikoi për anëtarësim në BE vitin e kaluar, por u qortua nga Komisioni Evropian në raportin e saj vjetor në nëntor për “përparim të kufizuar” dhe për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
Presidenti bullgar tha se, derisa vendi i tij e mbështet Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në bllok, kërkon që Kosova dhe Serbia të pajtohen për normalizimin e marrëdhënieve.
“Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën për anëtarësimin e saj sa më parë në Këshillin e Evropës. Bullgaria është një prej motorëve për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ne nuk mund ta lejojmë veten ta lëmë Kosovën në plan të dytë, aq më tepër në fushën e sigurisë”, tha Radev.
Ai shtoi se arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës “është me rëndësi për sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë”.
Gjendja në veriun e Kosovës, vendi i banuar me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar prej fillimit të këtij viti, kur serbët lokalë i kundërshtuan kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, të cilët dolën nga zgjedhjet e bojkotuara nga serbët në prill.
Më 24 shtator, gjendja u përshkallëzua pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur i serbëve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.
Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar përfshirjen në të.
Radev tha se Bullgaria vazhdon të ngulë këmbë për dialogun si mënyrën e vetme për zgjidhjen e problemeve dhe paralelisht zbatimin e të gjitha marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.
"Mendojmë se kjo është rruga e vetme. Ne përjashtojmë provokimet e armatosura dhe dhunën. Ne ngulim këmbë që BE-ja ta ketë një rol aktiv për dialogun intensiv dhe gjetjen e zgjidhjeve", shtoi ai.
Osmani tha se ka prirje nga disa vende për t’i keqpërdorur masat që Bashkimi Evropian i vendosi në fillim të këtij viti ndaj Kosovës, për ta “kushtëzuar atë për çështje plotësisht tjera”.
Më herët gjatë vitit, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku banorët lokalë kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave.
“Sa i përket masave, ato është dashur të hiqen moti, në fakt nuk është dashur të vendosen kurrë, përkundër mospajtimeve që kanë ekzistuar mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve në BE sa i përket 26 majit”, tha Osmani.
Ajo nguli këmbë se Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e masave, duke thënë se “ato që janë kërkuar nga Kosova për ato që e quanin deeskalim kanë ndodhur”.
“Ka tendencë nga disa që tani masat keqpërdoren si mënyrë për ta kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga arsyeja për të cilën ato janë vendosur në fillim. Një qasje të tillë e kam kundërshtuar në samitin BE-Ballkan Perëndimor më 13 dhjetor”, shtoi ajo.
Ajo beson se një kushtëzim i tillë “do të ketë vetëm ndikim negativ”./ REL
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha ...
Ushtria ruse sulmoi me dronë kryeqytetin e Ukrainës, Kievi...
E shtuna është shpallur ditë zie kombëtare në Çeki. Vendi...
Autoritetet turke i kanë arrestuar 304 njerëz të dyshu...
Të parët kanë ardhur gjysmë ore më herët. Çdo të mërkurë t...
Një raport i OKB-së arrin në përfundimin se më shumë se gj...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu përsëri ...
Në veri të Rripit të Gazës nuk është asnjë spital funk...
Rudy Giuliani shpalli falimentimin, disa ditë pasi u urdhë...
Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka thënë se “një l...
David Kozak, 24-vjeçari i cili sulmoi studentët në uni...
Të premten në Republikën e Irlandës do të hyjë në fuqi...
David Kozak ka tronditur pasditen e sotme qendrën e qy...
Gjenerali i ushtrisë gjermane, Ralf Hammerstein ka dek...
Rusia ka krijuar bashkëpunim "gjithëpërfshirës" të mbr...
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e tmerrit nga sul...
Policia çeke ka dhënë detaje në lidhje me sulmin në nj...
Një sulmues i cili shkaktoi vdekjen e disa prsonave dh...
Policia çeke ka raportuar lidhur me një ngjarje të rën...
Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se Kiev...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...