Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e institucioneve paralele serbe, që së fundi u mbyllën nga autoritetet e Kosovës, kanë protestuar para objekteve ku gjendeshin këto institucione.
Protestuesit, përfshirë punonjës të komunës paralele të Mitrovicës, thanë se tubimi i tyre është paqësor dhe përsëritën se administrata e kësaj komune, që Kosova e konsideron ilegale, ka ofruar shërbime për të gjithë qytetarët.
Më 30 gusht, në një aksion në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, Policia e Kosovës mbylli pesë institucione paralele serbe. Qeveria e Kosovës tha se institucionet e mbyllura kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e "cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Institucionet e mbyllura me 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.
Sasha Petroviq, udhëheqës i administratës në komunën paralele të Mitrovicës, tha se kjo komunë ka punuar pa ndërprerje që nga viti 1945, duke ofruar shërbime për qytetarët pa dallim kombësie e feje. Ai pretendoi se autoritetet e Kosovës ua kanë ndaluar punën pa ndonjë vendim, njoftim apo shpjegim.
Petroviq i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçmas Bashkimit Evropian, që t'i ndihmojnë që të kthehen në punë.
Vuçina Jankoviq, kryetar i Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, institucionit të mbyllur që ka funksionuar sipas sistemit serb, tha se “këto nuk janë institucione paralele, por institucione që ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët”.
Ai tha se po protestojnë në mënyrë paqësore, demokratike, teksa u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që “t’i thërrasin mendjes dhe të na lejojnë të kthehemi në punë”. Ai po ashtu kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar, “i cili flet për sundim të ligjit dhe mbrojtjen e minoriteteve që të ndërmarrin hapa konkretë në përputhje me mandatin dhe misionin e tyre”.
Afër vendit ku serbët protestuan më 3 shtator u panë dy automjete të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Dy vetura të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë janë vendosur në afërsi të vendtakimit të serbëve të martën në mëngjes.
Në disa nga objektet që më herët ishin përdorur nga institucionet, që funksiononin sipas sistemit serb, ditëve të fundit janë vendosur pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kritikuar veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri, duke i cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.
Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.
Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale.
Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht./REL
Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një urdhër-arresti pë...
Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth ...
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, ...
Greva e më shumë se 10 mijë punonjësve të 25 hoteleve në S...
Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden ...
Të afërmit e disa ushtarakëve amerikanë të rënë në krye të...
Gjatë fundjavës Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme të shumt...
Në Izrael është bërë një thirrje e rrallë për grevë të për...
Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dh...
Engjëll Ucaj është gjetur i vetëvarur në qeli. Ucaj is...
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbërmjen e djeshme n...
Alternativa gjermane kundër emigracionit (AfD) po fest...
Kandidati republikan për President në SHBA, Donald Tru...
Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit ...
Dy shtetet lindore të Gjermanisë, Tyringeni dhe Saksonia, ...
Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë...
Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë...
I dërguari i posaçëm evropian për bisedimet Kosovë - Serbi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...