Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth tri javë më parë në rajonin perëndimor Kursk të Rusisë, mbetet një “element i rëndësishëm i luftës”, thotë figura e rëndësishme opozitare ruse, Mikhail Khodorkovsky, në një intervistë për "Current Time".
Operacioni në territorin rus, pas luftimeve vetëm në Ukrainë prej vitesh, ia ka ngritur moralin Ukrainës dhe ia ka dhënë një goditje mbështetjes së brendshme të presidentit rus, Vladimir Putin, tha Khodorkovsky në margjinat e konferencës ndërkombëtare të sigurisë, Globsec, në Pragë, më 1 shtator.
“Ndihma që shteti [rus] po ua jep njerëzve të cilët i ka zënë lufta, nuk është e duhura”, tha Khodorkovsky, duke shtuar se shumica e shoqërisë ruse nuk e sheh inkursionin si operacion ushtarak, por më shumë si një lloj “fatkeqësie natyrore”.
“Dhjetë mijë rublat e Putin-it [110 dollarë] janë fyerje për njerëzit. Dhe kështu e sheh edhe populli këtë ndihmë”, tha ai.
Ky reagim e bën edhe më të madh rrezikun politik për qeverinë ruse për të bërë thirrje për një mobilizim të ri të trupave për luftën kundër Ukrainës, argumentoi Khodorkovsky.
“Shndërrimi i luftës në përpjkeje kombëtare është një vendim që [Putini] ka drojë ta marrë”, sipas tij.
Qeveria e Putini-t i ka përdorur mediat për ta parandaluar fillimin e “lodhjes nga lufta”, duke e bindur publikun e gjerë se “nuk ka luftë”.
“Sapo ai ta krijojë ndjesinë se ka luftë, koha do të fillojë e të mbarojë”, tha Khodorkovsky, duke shtuar se “ne thjesht nuk e dimë se sa kohë ka mbetur, duke qenë se operacioni special ushtarak po zhvillohet tash e një kohë”.
Për Ukrainën, inkursioni është pjesë e përpjekjeve të Kievit për t’i bindur partnerët e vet perëndimorë se nuk ka kuptim vendosja e “vijave të kuqe” në lidhje me ofensivat kundër Rusisë.
“Është e qartë se burokracitë në të gjitha vendet – posaçërisht Shtetet e Bashkuara – janë shumë frikacake”, argumentoi Khodorkovsky.
“Ata duhet ta dëshmojnë se vijat e kuqe nuk ekzistojnë, apo të paktën ato nuk ndodhen këtu. Ky hap ka zemëruar shumë burokracitë [perëndimore], edhe pse ato nuk e kanë shfaqur këtë ende. U pëlqeu apo jo, atyre u është dëshmuar se vijat e kuqe nuk janë aty ku këto burokraci parafytyrojnë se ajnë. Kjo e bën [inkursionin] shumë të rëndësishëm”, tha ai.
Khodorkovsky, 61 vjeç, ka qenë njëri prej burrave më të pasur të Rusisë.
Ai u arrestua më 2003, gjoja për akuzat për mashtrim, për të cilat mbështetësit e tij thonë se u sajuan për ta ndëshkuar atë për shkak të veprimtarisë së tij politike dhe për ta lehtësuar marrjen e aseteve të bizneseve të tij nga figurat e afërta me Putin-in.
Më 2005, ai u dënua me nëntë vjet burgim. Megjithatë, Putin-i e fali atë në dhjetor 2013 dhe e dëboi nga vendi.
Prej atëherë, Khodorkovsky, me bazë në Londër, i ka financuar një numër iniciativash opozitare ruse. Në maj 2022, qeveria e Rusisë e shpalli atë “agjent të huaj”.
Në prill 2023, Khodorkovsky ishte në mesin e një grupi të madh opozitarësh së rëndësishëm rusë në mërgim, që e nënshkruan Deklaratën e Forcave Demokratike të Rusisë, e cila e shpalli qeverinë e Putin-it “të jashtëligjshme dhe kriminale” dhe kërkoi që trupat ruse të tërhiqen nga “të gjitha territoret e okupuara” në Ukrainë./ Rel
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thën...
Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, ...
Greva e më shumë se 10 mijë punonjësve të 25 hoteleve në S...
Nënpresidentja Kamala Harris dhe Presidenti Joe Biden ...
Të afërmit e disa ushtarakëve amerikanë të rënë në krye të...
Gjatë fundjavës Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme të shumt...
Në Izrael është bërë një thirrje e rrallë për grevë të për...
Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dh...
Engjëll Ucaj është gjetur i vetëvarur në qeli. Ucaj is...
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbërmjen e djeshme n...
Alternativa gjermane kundër emigracionit (AfD) po fest...
Kandidati republikan për President në SHBA, Donald Tru...
Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit ...
Dy shtetet lindore të Gjermanisë, Tyringeni dhe Saksonia, ...
Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë...
Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë...
I dërguari i posaçëm evropian për bisedimet Kosovë - Serbi...
Policia shqiptare po njofton çdo javë gjatë sezonit turist...
Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraeli...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...