Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Gjatë fundjavës Rusia dhe Ukraina shkëmbyen sulme të shumta ndërkufitare. Kievi tha se sulmet ruse plagosën dhjetëra persona në Ukrainë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, njoftimi vjen pas pretendimeve të Moskës se kishte shkatërruar 158 dronë ukrainas gjatë natës.
Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë momentin kur një raketë godet Kharkivin.
Autoritetet lokale thonë se disa raketa ruse goditën qytetin ukrainas, duke plagosur të paktën 40 persona, në mesin e të cilëve edhe pesë fëmijë. Zyrtarët thonë se ky numër mund të rritet.
Lajmi vjen pas një fundjave me sulme të shumta ndërkufitare. Rusia thotë se shkatërroi 158 dronë ukrainas.
Por disa nga sulmet me dron duket se kanë shkaktuar dëme. Zyrtarët rusë thonë se mbetjet e dronëve shkaktuan një zjarr në një rafineri nafte afër Moskës.
Dëme u raportuan edhe në një termocentral, një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë në pjesën qendrore të Rusisë.
Zhvillimet vijnë vetëm disa ditë pasi Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin priti në Pentagon homolgun e tij ukrainas, të cilin e garantoi për vazhdim të ndihmës amerikane.
“Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura në mbështetjen për një Ukrainë të lirë, të sigurt dhe sovrane. Krahas rreth 50 aleatëve dhe partnerëve tanë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë kapacitete jetike, të domosdoshme për të luftuar agresionin e Kremlimit”, tha zoti Austin.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evripian, Josep Borrell u kërkoi aleatëve që të heqin kufizimet ndaj Ukrainës për të përdorur armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur territorin rus.
Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes tha se goditi një depo armësh të Ukrainës në rajonin Sumy.
Autoritetet lokale thanë se sulmet gjatë natës vranë dy gra dhe plagosën të paktën 11 persona, ndërsa ekipet urgjente u angazhuan për shuarjen e zjarrit në atë zonë. Sulmi u pasua me ndryshime tek ushtria ukrainase.
“Kam vendosur të zëvendësoj Komandantin e Forcave Ajrore të Ukrainës. Ne duhet të forcohemi, të kujdesemi për njerëzit tanë, personelin tonë, për të gjithë luftëtarët tanë”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Largimi i zyrtarit të lartë të ushtrisë vjen pas lajmeve për rrëzimit e një avioni luftarak F-16, mes bombardimeve ruse. Kievi e mori avionin nga partnerët perëndimorë.
Ndërsa sulmet nga ajri janë një kërcënim i vazhdueshëm, gratë ukrainase po angazhohen vullnetarisht për të penguar ato. Grupi i quajtur “Magjistaret e Buçës” po monitoron qiellin, për të mbrojtur vendin nga sulmet si ato të fundjavës./ VOA
Në Izrael është bërë një thirrje e rrallë për grevë të për...
Rusia sulmoi gjatë natës Kievin me një breshëri dronësh dh...
Engjëll Ucaj është gjetur i vetëvarur në qeli. Ucaj is...
Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbërmjen e djeshme n...
Alternativa gjermane kundër emigracionit (AfD) po fest...
Kandidati republikan për President në SHBA, Donald Tru...
Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit ...
Dy shtetet lindore të Gjermanisë, Tyringeni dhe Saksonia, ...
Komentet e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë...
Përballë agresionit të Rusisë, shtetet e Baltikut po bëjnë...
I dërguari i posaçëm evropian për bisedimet Kosovë - Serbi...
Policia shqiptare po njofton çdo javë gjatë sezonit turist...
Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraeli...
Qytetarët në dy landet lindore gjermane të Tyringenit dhe ...
Azerbajxhani më 1 shtator mban zgjedhjet parlamentare,...
Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan...
Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamo...
Tre izraelitë janë vrarë më 1 shtator pasi makina e tyre u...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me autoritetet shëndetës...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...