Problemi me mjetet e paligjshme turistike të lundrimit
Policia shqiptare po njofton çdo javë gjatë sezonit turist...

I dërguari i posaçëm evropian për bisedimet Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak paralajmëroi një vizitë në Prishtinë gjatë ditëve në vijim për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel, mes shqetësimeve perëndimore për shtimin e tensioneve në veri të Kosovës pas veprimeve të autotiteteve të Prishtinës për shuarjen e institucioneve paralele serbe.
“Pas një ndalese të shkurtër në Bruksel, do të shkoj në Slloveni për Forumin Strategjik të Bledit të këtij viti dhe në Prishtinë për të përgatitur takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në Bruksel.”, shkroi zoti Lajçak në rrjetet sociale.
Forumi i Bledit mbahet me dy dhe tre shtator.
Të premten autoritetet e Kosovës mbyllën komunat paralele serbe në veri, të cilat sipas tyre, “kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Kosova i cilëson institucionet komunale të emëruara nga Beogradi të paligjshme
Shuarja e institucioneve paralele serbe është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por zbatimi i saj ka ngecur.
Mbyllja nxiti u kritikua menjëherë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që tërhoqen vëretjen në atë që e cilësuan vazhdimësi të veprimeve të njëanashme dhe të pabashkërenduara të autoriteteve të Kosovës.
Në fillim të muajit gusht autoritetet mbyllën Postën e Serbisë në veri dhe shpalosën planet për të hapur urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë për trafikun e makinave, mes kritikave të perëndimit.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë edhe të dielën kryen siç thanë një “trajnim periodik”, mbi atë urë.
Perëndimi kërkon nga Kosova që çështjet që lidhen me situatën në veri të Kosovës të trajtohen në kuadër të dialogut në Bruksel.
Por, bisedimet 13 vjeçare për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi kanë shënuar përparime të pakta.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë trysi palëve që të zbatojnë një marrëveshje për të cilën ranë dakord në shkurt dhe mars të vitit të kaluar në Bruksel dhe në Ohër.
I dërguari evropian Lajçak tha gjatë një debati për të ardhmen e integrimeve evropiane në kuadër të forumit Globsec 2024, se duket që shoqëritë të Kosovës dhe Serbisë nuk janë gati për normalizimin e marrëdhënieve.
“Plus në shkurt do të kemi zgjedhje parlamentare në Kosovë. Pra, do të ishte naive të besohej se mund të prisni përparim para zgjedhjeve. Por, ne duhet të sigurohemi që të shohim një përparim të rëndësishëm në zbatim menjëherë pas zgjedhjeve”, tha zoti Lajçak./ VOA
Policia shqiptare po njofton çdo javë gjatë sezonit turist...
Ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të Hamasit ndaj Izraeli...
Qytetarët në dy landet lindore gjermane të Tyringenit dhe ...
Azerbajxhani më 1 shtator mban zgjedhjet parlamentare,...
Rusia njoftoi se forcat e saj të mbrojtjes ajrore gjurmuan...
Rusia do të bëjë ndryshime në doktrinën e saj bërthamo...
Tre izraelitë janë vrarë më 1 shtator pasi makina e tyre u...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me autoritetet shëndetës...
Më shumë se 20 për qind e cigareve ilegale të konfiskuara ...
Izraeli ka bërë me dije se forcat e tij kanë gjetur trupat...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se m...
Ata njihen me termin “ilegalë”, spiunë që veprojnë nën...
NATO ka shprehur zhgënjim për mungesën e koordinimit të Qe...
Partitë pro-serbe dhe pro-ruse kanë shtuar kërkesat për nd...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se k...
Zëvendëskomandanti i misionit paqeruajtës i NATO-s në Koso...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë të sht...
Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate...
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serb...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...