Ukraina jep alarmin/ Banorët po i detyrojnë të votojnë për bashkim me Rusinë
Vendet perëndimore dhe Ukraina thonë se votimet e rreme që...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ndodhet të shtunën dhe të dielën për një vizitë dyditore në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Scholz shoqërohet në këtë udhëtim nga një delegacion i madh biznesmenësh. Të tria vendet janë eksportues shumë të rëndësishëm të naftës dhe gazit. Qeveria gjermane shpreson që gjatë vizitës të nënshkruhen kontrata konkrete në bashkëpunimi, thanë të premten qarqe qeveritare në Berlin.
"Takim me partnerë të vështirë"
Vizita e Scholzit në tria vendet e gadishullit arabik do të kërkojë shumë ndjeshmëri diplomatike, për shkak se mes Gjermanisë dhe këtyre vendeve ka mospërputhje të mëdha për të drejtat e njeriut. "Kancelari do të takojë partnerë të vështirë gjatë këtij udhëtimi", u bë e ditur nga zyra e kancelarit në prag të nisjes.
Një nga bashkëbiseduesit më të vështirë konsiderohet Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohamed Bin Salman. 36-vjeçari është kreu faktik i monarkisë arabe. Sipas shërbimit të fshehtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ka lejuar vrasjen e gazetarit të "Washington Post", Jamal Khashoggi. Vrasja e bujshme ndodhi në nëntor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
"Scholz të pozicionohet qartë"
Princi i kurorës e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Por vrasja e gazetarit asokohe çoi në një izolim ndërkombëtar të Arabisë Saudite dhe si pasojë edhe në një krizë të marrëdhënieve gjermano-saudite. Por që nga fillimi i Luftës së Rusisë në Ukrainë krerët e shteteve perëndimore filluan ta thyejnë akullin dhe të afrohen me Arabinë Saudite. Edhe presidenti amerikan Joe Biden u detyrua t'i shtrinte dorën princit saudit.
Në Gjermani pritet së paku që kancelari të mos heshtë për këtë çështje, por edhe për çështje të tjera, si pjesëmarrja e Arabisë Saudite në luftën e Jemenit. Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Bundestag, Renata Alt, ka kërkuar nga kancelari që të pozicionohet qartë. Lufta në Jemen ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha humanitare në të gjithë botën, tha Alt. Ajo kërkoi nga Scholz që ai të angazhohet për zgjatjen e armëpushimit, i cili skadon më 2 tetor. "Sado i rëndësishëm që mund të jetë furnizimi me energji elektrike, aq i rëndësishëm është edhe respektimi i të drejtave të njeriut në të gjithë botën," u shpreh politikania liberale të premten në Berlin.
Scholz do të vazhdojë të dielën udhëtimin në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar./DW
Vendet perëndimore dhe Ukraina thonë se votimet e rreme që...
Më 7 shtator, presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se “...
Një ekip ekspertësh i ngarkuar nga organi më i lartë i...
Grupe burrash që plotësojnë moshën për t’u thirrur në ...
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina fi...
Belgjika më 23 shtator ka vazhduar me planin për të mb...
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se një sërë p...
Saga e ngjarjeve të pazakonta në botë sa vjen dhe shtohet,...
“Dashuri dhe tradhti” kjo është “telenovela” që u regjistr...
Në rajonet e Ukrainës lindore të mbajtura nga Moska ka nis...
Irani ka frenuar aksesin në rrjetet e mediave sociale ...
Deklaratat e para për synimet u bënë në pranverë, Rusia ta...
Një gjykatës amerikan që po shqyrton të dhënat e sekuestru...
Nisma e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të kriju...
Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbaj...
Banorët e Iziumit janë ende të traumatizuar pas pushti...
Tesla po tërheq gati 1.1 milion automjete në SHBA, sepse x...
Industria e riciklimit të plastikës në Turqi është kri...
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov menjëherë pasi pë...
“Çmimet e energjisë elektrike për kompanitë nuk do të ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...