Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Një ekip ekspertësh i ngarkuar nga organi më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut për të shqyrtuar shkeljet në Ukrainë tha të premten se hetimi i tij fillestar zbuloi prova të krimeve të luftës në vend, pas sulmit rus gati shtatë muaj më parë.
Ekspertët nga Komisioni Hetimor për Ukrainën, me mandat nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, janë përqendruar deri më tani në katër rajone – Kiev, Chernihiv, Kharkiv dhe Sumy.
Duke paraqitur gjetjet e tyre, ata cituan dëshmi të ish-të burgosurve për rrahje, goditje elektrike dhe zhveshje të detyruar në ambientet ruse të paraburgimit dhe shprehën shqetësime të mëdha rreth ekzekutimeve, që ekipi po punonte për të dokumentuar në katër rajone.
"Bazuar në provat e mbledhura nga komisioni, është arritur në përfundimin se në Ukrainë janë kryer krime lufte," i tha Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Erik Mose, kryetari i komisionit.
Anëtari i Komisionit, Pablo de Greiff, u tha gazetarëve se ekipi kishte “gjetur dy raste të keqtrajtimit të ushtarëve të Federatës Ruse nga ushtarët ukrainas. Ne kemi gjetur një numër shumë më të madh të incidenteve që përbëjnë krime lufte nga ana e Federatës Ruse".
Gjatë një udhëtimi 10-ditor në qershor në Ukrainë, ekipi vizitoi Buçan, një qytet pranë Kievit, ku autoritetet ukrainase gjetën varre masive dhe trupa të shpërndarë në rrugë pasi forcat ruse u tërhoqën në fund të marsit.
“Ne u tronditëm nga numri i madh i ekzekutimeve në zonat që vizituam. Komisioni aktualisht po heton vdekje të tilla në 16 qytete dhe vendbanime", tha zoti Mose. Ai nuk specifikoi se kush, apo cila palë në luftë dyshohet se i ka kryer vrasjet.
Gjetjet u bëjnë jehonë raportimeve të medias dhe të tjera burimeve për vdekjet dhe shkatërrimet në Ukrainë, që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin më 24 shkurt.
Puna e komisionit mund të kontribuojë në punën e prokurorëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët mund të ngrenë akuza për krime luftës në Ukrainë, megjithëse mbetet e pasigurt nëse Rusia, ose autorët e tjerë të dyshuar do të përballen ndonjëherë me drejtësinë.
Anton Korynevych, ambasadori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, iu bashkua të dërguarve nga një numër vendesh perëndimore që folën kundër luftës së Moskës në vazhdën e prezantimit të gjetjeve komisionit. Delegacioni rus e bojkotoi mbledhjen e këshillit.
Hetuesit e komisionit vizituan 27 qytete dhe vendbanime, si dhe varre e qendra ndalimi dhe torturash; intervistuan më shumë se 150 viktima dhe dëshmitarë; dhe u takuan me grupe mbështetësish dhe zyrtarë qeveritarë, tha zoti Mose.
Ai tha se një numër i paspecifikuar ushtarësh rusë u zbulua se kishin kryer krime të dhunës seksuale, ose të dhunës me bazë gjinore – me viktima të moshave nga 4 deri në 82 vjeç.
Komisioni planifikon të zgjerojë gradualisht hetimin e tij, në fushat me interes, duke përfshirë akuzat për kampe ku merren në pyetje personat e ndaluar, transferimin e detyruar të njerëzve dhe pretendimet për birësim të përshpejtuar të fëmijëve.
“Dëshmitë e mizorive të Rusisë bëhen më të tmerrshme nga dita në ditë, më së fundmi me zbulimin e varreve masive në Izium, ku trupat tregojnë shenja torture,” tha Michele Taylor, ambasadorja e SHBA në këshillin e të drejtave, duke iu referuar Kharkivot. qytet rajonal që forcat ukrainase e rimorën javët e fundit.
Ambasadorja Taylor u kërkoi komisionerëve që të vazhdojnë të “shqyrtojnë provat në rritje të ngritjes së kampeve të internimit nga ana e Rusisë, dëbimeve të detyruara dhe zhdukjeve”.
Ajo iu referua "burimeve të shumta" që treguan se autoritetet ruse kanë marrë në pyetje, arrestuar dhe/ose dëbuar me forcë mes 900,000 dhe 1.6 milionë qytetarëve ukrainas, dhe raportuan se fëmijët po dëboheshin nga Ukraina dhe po vendoseshin në jetimoret ruse për birësim.
Një pjesë e vogël e aleatëve të Rusisë dolën në mbrojtje të Moskës.
Në Gjenevë, Ina Vasileuskaya, zëvendës përfaqësuesja e përhershme e Bjellorusisë në OKB, tha se qëllimi i sulmit të Rusisë ishte të mbronte banorët rusishtfolës në Ukrainë.
“Diskutimet e njëanshme në Këshillin e të Drejtave të Njeriut që akuzojnë vetëm Rusinë janë rrugë pa krye”, tha ajo.
Zonja Vasileuskaya tha se vendi i saj nuk ishte palë në konflikt, megjithëse Bjellorusia ishte një nga vendet ku forcat ruse u mblodhën përpara se të sulmonin Ukrainën./ VOA
Grupe burrash që plotësojnë moshën për t’u thirrur në ...
Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina fi...
Belgjika më 23 shtator ka vazhduar me planin për të mb...
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se një sërë p...
Saga e ngjarjeve të pazakonta në botë sa vjen dhe shtohet,...
“Dashuri dhe tradhti” kjo është “telenovela” që u regjistr...
Në rajonet e Ukrainës lindore të mbajtura nga Moska ka nis...
Irani ka frenuar aksesin në rrjetet e mediave sociale ...
Deklaratat e para për synimet u bënë në pranverë, Rusia ta...
Një gjykatës amerikan që po shqyrton të dhënat e sekuestru...
Nisma e presidentit francez, Emmanuel Macron, për të kriju...
Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbaj...
Banorët e Iziumit janë ende të traumatizuar pas pushti...
Tesla po tërheq gati 1.1 milion automjete në SHBA, sepse x...
Industria e riciklimit të plastikës në Turqi është kri...
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov menjëherë pasi pë...
“Çmimet e energjisë elektrike për kompanitë nuk do të ...
Mes dokumenteve të publikuara pak ditë më parë nga hak...
Garda Revolucionare e Iranit u bëri thirrje të enjten ...
Rusia po kryen rekrutimet më të mëdha ushtarake që nga...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...