Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

SHBA-ja ishte tema kryesore e samitit të Bashkësisë Politike Evropiane. Kriza e qeverisë gjermane luajti vetëm një rol të vogël në Budapest.
Sapo u konfirmua se Donald Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, nga liderët evropianë nuk u dëgjua më asnjë fjalë e keqe për të. Shumica dërrmuese e 47 krerëve të shteteve dhe të qeverive të mbledhur në Budapest për samitin e "Bashkësisë Politike Evropiane" (EPG) mendojnë se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë. Dhe duke ditur se fituesi i zgjedhjeve në Uashington është i ndjeshëm ndaj lajkave personale, shumë politikanë evropianë e vlerësuan fushatën "madhështore" të presidentit egocentrik, suksesin "historik" dhe "kthimin e madh".
Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilit Donald Trump dëshiron t'i shkurtojë paratë për luftën për t'u mbrojtur prej Rusisë, tha pas bisedës telefonike me Trump-in se ajo kishte qenë shumë e mirë dhe se ai "e kishte vlerësuar familjen dhe ekipin e Trump-it për punën e tyre të madhe”. Zelensky tha se gëzohet për "një epokë të një SHBA-je të fortë nën udhëheqjen energjike të Presidentit Trump". Kjo duhet t'i pëlqejë Donald Trump-it, i cili gjatë fushatës zgjedhore pretendoi se mund t'i jepte fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës brenda 24 orësh, madje edhe para fillimit të detyrës si president. Në një fjalim emocionues në Budapest Presidenti Zelensky paralajmëroi gjithashtu se lëshimet ndaj Rusisë do të ishin "vetëvrasje për Evropën". Bashkëpunimi me qeverinë e re të SHBA-së.
Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha në samitin e EPG-së në Budapest se ai gëzohet për bashkëpunimin me administratën e Trump-it "për të arritur paqen me forcë". Rutte tha se një gjë e tillë kishte funksionuar aq mrekullisht gjatë katër vite të para të Trump-it në post. Vërtet? Mesa duket kërcënimet e Trump-it gjatë fushatës zgjedhore për të mos i mbrojtur shtetet e NATO-s që nuk rrisin buxhetet e tyre ushtarake në përputhje me traktatin e NATO-s qenkan harruar.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha në samit se Evropa nuk duhet t'ua lërë përgjithmonë në dorë mbrojtjen e saj amerikanëve. "A duam që të tjerët të shkruajnë histori, luftërat e Vladimir Putin-it, zgjedhjet në SHBA apo politikat tregtare të Kinës? Apo duam të shkruajmë historinë tonë? Unë mendoj se kemi forcë për ta shkruar atë," tha Macroni.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i paralajmëroi kolegët e tij evropianë që të mos reagojnë "me histeri” ndaj fitores së Trump-it, por të shikojnë realitetin dhe të presin politikat konkrete të Trump-it. "Kjo mund të jetë edhe një mundësi për Europën që të ndryshojë gjërat dhe t'i shohë gjërat ndryshe”, tha Edi Rama. Në fund të fundit, shpenzimet më të larta të mbrojtjes në Evropë nën presionin e Trump çuan në një NATO më të fortë. Shpenzimet rreth dy për qind të prodhimit kombëtar bruto u rritën më shpejt, veçanërisht pas sulmit rus në Ukrainë në vitin 2022 - kur presidenti Joe Biden ishte në detyrë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili është më i prirur drejt Rusisë sesa Perëndimit, e sheh fitoren e Trump-it si një mundësi. "Shpresoj se tani do të jetë e mundur të flitet për një armëpushim dhe paqe në Ukrainë”, tha Vuçiç. Çdo marrëveshje është më e mirë se gjendja aktuale e luftës.
Shpërbërja e koalicionit qeveritar gjerman dhe BE-ja
Pas fitores së Trump-it në një periudhë të vështirë në fushën e ekonomisë dhe të politikës së sigurisë, kriza e qeverisë në Gjermani nuk është e favorshme për evropianët. Megjithatë të gjithë kolegët evropianë të Olaf Scholz-it thanë se ndryshimi i qeverisë është një proces demokratik krejtësisht normal. Edhe Austria dhe Belgjika po luftojnë aktualisht me negociata të vështira për koalicion. Zgjedhje të reja janë shpallur edhe në Irlandë, kurse në Francë qeveris një kryeministër me shumica të ndryshueshme.
Edhe vija zyrtare e Komisionit të BE-së është: një ndryshim i qeverisë në Gjermani nuk do ta nxjerrë BE-në nga binarët. Sipas presidentes së Komisionit të BE-së, shtetet anëtare kanë vështirësi për t'i përballuar vetë sfidat. "Kur qëndrojmë së bashku, kemi fuqi të madhe. Dhe kjo është forca jonë më e madhe," tha presidentja e Komisionit të BE, Von der Leyen, për të cilën thuhet se nuk i ka marrëdhëniet e mira me kancelarin gjerman, Scholz.
"Intimitet strategjik"
Bashkësia Politike Evropiane (EPG) u themelua në vitin 2022 si një forum kundër Rusisë - me nismën e francezëve. Në këtë forum mund të marrin pjesë vendet anëtare të e BE-së, kandidatët për anëtarësim në BE si dhe shtetet që nuk duan të anëtarësohen në BE për të shkëmbyer me njëri-tjetrin ide dhe për të diskutuar strategji politike. Në samitin e EPG-së nuk merret asnjë vendim zyrtar.
Forumi është më shumë një lloj "takimi i shpejtë" për politikanë të lartë që përndryshe nuk takohen aq shpesh. "EPG-ja është sigurisht një ngjarje mjaft informale, edhe pse këtu takohen liderët. Është një vend për intimitet strategjik, si të thuash, me kohë të lirë edhe vetëm për të folur, pa udhëzime," thotë Steven Blockmans, ekspert për Evropën në think-tankun CEPS. Fokusi i forumit janë kontaktet shoqërore dhe diskutimet rreth çështjeve të sigurisë që prekin kontinentin./ DW
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Donald Trumpin pë...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban në krah të kreut t...
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për emrat që preside...
Joe Biden ka mbajtur pasditen e së enjtes një fjalim t...
Serbia ka dëbuar dy shtetas të Zvicrës, pasi një gjykatë u...
Republikanët fituan kontrollin e Senatit, një fitore e rën...
Një amerikan, ish-punonjës i forcave amerikane të stacionu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ishte ndër udhëh...
Në Gjermani, koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se do të ...
Gjatë presidencës së parë, Donald Trump kishte marrëdhënie...
Ushtria izraelite po planifikon të ndajë veriun e Rripit t...
Viti 2024 do ta kalojë “sigurt” vitin 2023 si viti më i nx...
Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë shprehur s...
Sulmet ruse mëngjesin e së enjtes kanë shkaktuar zjarre dh...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do ...
Kandidatja për komisionere të Zgjerimit e BE-së, sllovenia...
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha të enjten...
Mbështetësit e Presidentit të zgjedhur Donald Trump fe...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...