Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në Gjermani, koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz u shpërbë sot pas shkarkimit të ministrit të Financave dhe dorëheqjeve të tre ministrave të tjerë të mërkurën mbrëma nga radhët e partisë Demokratët e Lirë, një parti me orientim biznesi. Kancelari Scholz do të udhëheqë vendin me një qeveri pakice të social-demokratëve në koalicon me Partinë e Gjelbër, ndërkohë që tha se do të kërkojë votëbesimin në parlament më 15 janar, gjë që mund të çojë në zgjedhje të parakohshme në muajin mars. Opozita gjermane e kundërshtoi një plan të tillë.
Kryeministri gjerman, Olaf Scholz, do të qeverisë me një qeveri të pakicës pas vendimit dramatik për të shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner. Ai tha se Gjermanisë i duhet qartësi për rrugën e saj politike për të ardhmen.
“Shumë shpesh kompromiset e nevojshme ishin viktimë e përleshjeve teatrale dhe kërkesave të zhurmshme ideologjike. Shumë shpesh, Ministri Lindner bllokoi ligjet në forma të pakuptimta. Shumë shpesh ai u angazhua në taktika të ulëta partiake. Shumë shpesh ai shkeli besimin tim. Ai u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja për buxhetin pasi kishim rënë dakord pas negociatave të gjata. Nuk ka bazë besimi për bashkëpunim të mëtejshëm. Puna e qeverisë është e pamundur në këtë formë”, deklaroi kancelari Scholz.
Kancelari Scholz tha se do ta paraqesë një mocionin për votë besim në parlamentin gjerman më 15 janar, në mënyrë që ligjvënësit të vendosin nëse Gjermania duhet të mbajë zgjedhje të parakohshme në fund të marsit. Zgjedhjet në Gjermani ishin të parashikuar të mbaheshin në shtator.
Ministri i shkarkuar Lindner e akuzoi kancelarin Scholz për qeverisje, siç tha ai, pa ambicie. Zoti Linder ka kundërshtuar rritjen e taksave, apo rritjen e borxhit publik të Gjermanisë.
“Olaf Scholz ka dështuar prej kohe të kuptojë nevojën për një ringjallje ekonomike në vendin tonë. Ai prej kohe nuk po u kushton rëndësi shqetësimeve ekonomike të shtetasve tanë… Propozimet e tij janë boshe, pa ambicie dhe nuk i kontribuojnë tejkalimit të pengesave për rritjen ekonomike të vendit tonë”, deklaroi ai.
Pas shkarkimit të Ministrit Lindner, tre ministra të tjerë të partisë së tij dhanë dorëheqje nga qeveria, duke rrëzuar koalicionin qeverisës. Por të enjten në mëngjes, ministri i Transportit, Volker Wissing, tërhoqi papritmas dorëheqjen, duke thënë se ka vendosur të qëndrojë në qeverinë e zotit Scholz dhe braktisi partinë e tij.
Ndërkohë drejtuesi i Bashkimit Demokristian, Friedrich Merz, partisë më të madhe opozitare të qendrës së djathtë, e kundërshtoi planin e kancelarit Scholz për të pritur deri në janar për votëbesimin e qeverisë së tij. Ai tha se koalicioni nuk e ka shumicën në parlamentin gjerman dhe bëri thirrje për një mocion në fillim të javës së ardhshme.
“Kemi një numër angazhimesh ndërkombëtare dhe vendimesh në Bashkimin Evropian për të cilat na duhet një qeveri që është e aftë të veprojë. Nuk mund të kemi një qeveri që nuk gëzon shumicën për disa muaj, pastaj një fushatë zgjedhore për disa muaj të tjerë dhe pastaj javë të tëra negociatash për koalicionin. Na duhet të nxitojmë”, tha ai.
Si pjesë të orientimit të tyre, social-demokratët e qendrës së majtë të Kancelarit Scholz dhe Partia e Gjelbër, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës, propozojnë investime të mëdha shtetërore në ekonomi dhe kundërshtojnë propozimet e partisë Demokratët e Lirë për të shkurtuar programet e mirëqenies sociale./VOA
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se do të ...
Gjatë presidencës së parë, Donald Trump kishte marrëdhënie...
Ushtria izraelite po planifikon të ndajë veriun e Rripit t...
Viti 2024 do ta kalojë “sigurt” vitin 2023 si viti më i nx...
Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë shprehur s...
Sulmet ruse mëngjesin e së enjtes kanë shkaktuar zjarre dh...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do ...
Kandidatja për komisionere të Zgjerimit e BE-së, sllovenia...
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha të enjten...
Mbështetësit e Presidentit të zgjedhur Donald Trump fe...
Donald Trump po përgatitet të zgjedhë ekipin e tij kryesor...
Kamala Harris mbajti fjalimin e parë pas humbjes së zg...
Pavarësisht se disa gjykata italiane – së pari ajo e Romës...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një indiv...
Kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes p...
Ashtu si kandidatja demokrate, Kamala Harris, edhe pre...
Asnjë lider biznesi nuk bëri më shumë për të mbështetu...
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka pranuar humbjen...
Kur indeksi që gazeta New York Times përdor në interne...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...