Ushtria izraelite planifikon ndarjen e veriut të Rripit të Gazës
Ushtria izraelite po planifikon të ndajë veriun e Rripit t...

Gjatë presidencës së parë, Donald Trump kishte marrëdhënie të trazuara me Ukrainën dhe me presidentin e saj, Volodymyr Zelensky, në veçanti.
Marrja në pyetje e Trump-it për herë të parë u shkaktua nga një telefonatë në korrik të vitit 2019, gjatë së cilës Trump duket se kushtëzoi ndihmën ushtarake për Ukrainën me një hetim penal të djalit të Joe Biden-it, atëkohë nënpresident, dhe të vetë Biden-it, që do të shtyhej përpara nga Zelensky.
Pesë vjet më vonë, Trump po kthehet në Shtëpinë e Bardhë dhe dyshimet e tij për Ukrainën dhe mbrojtjen e saj kundër pushtimit të gjithanshëm rus, mund të shndërrohen në politikë formale të presidencës së tij.
Në takimin me Zelensky-n në Nju Jork, dy muaj para zgjedhjeve të 5 nëntorit, Trump e përshkroi përballjen e tij me procesin e shkarkimit si një “mashtrim nga demokratët”.
Më problematike për mbrojtjen e Ukrainës ishte këmbëngulja e tij se do t’i jepte fund luftës - tani në muajin e 33-të të saj - “shumë shpejt”.
Kjo, sipas Trump-it, do të ndodhte pjesërisht për faktin se ai ka “marrëdhënie të mirë” me udhëheqësin rus, Vladimir Putin.
“Unë mendoj se nëse i fitojmë [zgjedhjet], do ta zgjidhim shumë shpejt”, tha Trump.
Putin, ndërkohë, nuk tregoi ndonjë interes të vërtetë për t’u dhënë fund luftimeve me ndonjë gjë tjetër, përveç me kushtet maksimaliste të Rusisë, për të cilat disa ukrainas frikësohen se janë kapitullim apo edhe nënshtrim.
Gjatë fushatës, Trump edhe u tall me Zelensky-n, duke e cilësuar atë si “shitësin më të madh” dhe duke i kritikuar furnizimet e konsiderueshme të armëve dhe pajisjeve ushtarake të SHBA-së - me vlerë 56 miliardë dollarë deri më sot - për ta ndihmuar Kievin kundër pushtimit rus.
“Sa herë që vjen në vendin tonë, ai largohet me 60 miliardë dollarë”, tha Trump në korrik.
Nga ana e tij, Zelensky, i cili gëzon mbështetje të konsiderueshme dypartiake në Kongres, u përpoq të ndërtonte ura me udhëheqësin republikan dhe e uroi shpejt atë për fitoren e tij.
“Unë e vlerësoj angazhimin e presidentit Trump ndaj qasjes ‘paqe përmes forcës’ në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që mund ta sjellë paqen në Ukrainë më afër”, shkroi Zelensky në "X".
Pra, Kievi ka arsye për të qenë nervoz./REL
Ushtria izraelite po planifikon të ndajë veriun e Rripit t...
Viti 2024 do ta kalojë “sigurt” vitin 2023 si viti më i nx...
Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë shprehur s...
Sulmet ruse mëngjesin e së enjtes kanë shkaktuar zjarre dh...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do ...
Kandidatja për komisionere të Zgjerimit e BE-së, sllovenia...
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha të enjten...
Mbështetësit e Presidentit të zgjedhur Donald Trump fe...
Donald Trump po përgatitet të zgjedhë ekipin e tij kryesor...
Kamala Harris mbajti fjalimin e parë pas humbjes së zg...
Pavarësisht se disa gjykata italiane – së pari ajo e Romës...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një indiv...
Kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes p...
Ashtu si kandidatja demokrate, Kamala Harris, edhe pre...
Asnjë lider biznesi nuk bëri më shumë për të mbështetu...
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka pranuar humbjen...
Kur indeksi që gazeta New York Times përdor në interne...
Ish-presidenti George W. Bush uroi këtë të mërkurë Pre...
Opozita në Gjeorgji ka protestuar të mërkurën për ditën e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...