Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Pavarësisht se disa gjykata italiane – së pari ajo e Romës dhe së fundi e Katanias – po e "rrëzojnë” marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, kryeministrja italiane e së djathtës, Giorgia Meloni, duket këmbëngulëse për ta çuar atë përpara. Përmes një dekreti të pak ditëve më parë, Meloni projektoi ligjin më të ri të qeverisë italiane, i cili i "jep dorë të lirë” kësaj të fundit, që të konsiderojë vende të sigurta origjine të gjitha shtetet nga vijnë emigrantët e paligjshëm.
Marrëveshja pati shumë zëra kundër që pas çasteve të zyrtarizimit të saj në Romë, ku kryeministrja italiane dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, firmosën të buzëqeshur marrëveshjen dhe u shprehën më optimistë se kurrë për fqinjësinë e mirë ndër shekuj mes dy vendeve.
Organizatat më të mëdha në Evropë dhe botë, që merren me mbrotjen e të drejtave të emigrantëve, vijojnë të jenë kundër marrëveshjes dhe qendrave të ngritura në Shqipëri, aty ku do të përpunohen kërkesat e azilit për emigrantët meshkuj që vijnë kryesisht nga Mesdheu.
Flaminia Delle Cese, këshilltare ligjore pranë International Rescue Committee (IRC) për Italinë, thotë për Deutsche Welle se "vendimet e gjykatave italiane konfirmuan atë që IRC e thotë prej muajsh: qendrat italiane të ndalimit në Shqipëri nuk duhet të ekzistojnë”.

Në argumentimin e vendimit Gjykata e Romës, i pari institucion që i doli zyrtarisht kundër kësaj marrëveshjeje, iu referua një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, sipas së cilës "shtetet nga vijnë këta emigrantë, mund të konsiderohen si vende të sigurta origjine, vetëm kur respektimi i të drejtave të njeriut dhe siguria e individit njihet dhe pranohet në formë të njëtrajtshme”.
"Ky nuk ishte rasti për 12 vetët e mbajtur në mënyrë arbitrare në Shqipëri. Ky vendim është një rikujtesë e rëndësishme që gjithkush ka të drejtën themelore për të kërkuar azil në Evropë, e drejtë që duhet respektuar, pavarësisht se nga vijnë apo ku duan të arrijnë këta emigrantë” – thotë Delle Cese.
IRC, ashtu si shumë organizata të tjera ndërkombëtarë që merren me çështjet e migracionit, po monitoron nga afër marrëveshjen dhe zbatimin e saj në terren. Në bazë të këtyre vëzhgimeve, ata janë të shqetësuar se kategoritë vulnerabël – si fëmijët, gratë shtatzëna apo persona të tjerë - të cilët teorikisht nuk do të dërgohen në Shqipëri, nuk janë mjaftueshëm të sigurtë.

"Nga 16 emigrantët e parë të cilët u dërguan në Shqipëri më 16 tetor, dy rezultuan të ishin fëmijë dhe dy kishin probleme me shëndetin. Të gjitha këto u vunë re pasi ata arritën në Shqipëri. Nëse autoritetet dështuan menjëherë për të identifikuar fëmijë mes një grupi relativisht të vogël njerëzish, që i kanë mbijetuar trafikut apo torturës, apo persona me aftësi të kufizuara, atëherë imagjinoni sa të tillë do t'i shpëtojnë këtij ‘radari', sidomos kur të jenë në anije me më shumë njerëz” – thotë Delle Cese.
Në dekadën e fundit Italia listohet në raportet ndërkombëtare si një ndër shtetet më problematike në trajtimin e emigrantëve të paligjshëm që prekin brigjet e saj në forma nga më të rrezikshmet, shpeshherë duke humbur dhe jetën. Dërgimi i tyre në një vend jashtë juridikisionit të BE-së, e ndërlikon më tepër çështjen përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, sipas organizatave ndërkombëtare.
"Ndalimi i njerëzve që kanë përjetuar tashmë një udhëtim traumatik për të arritur në Europë, vetëm shton më tepër vuajtjen e tyre” - thekson këshilltarja ligjore Delle Cese. Përveç shkeljes së të drejtave të njeriut, ekspertët janë skeptikë nëse një shtet si Italia, i cili brenda territorit të saj mezi menaxhon t'u plotësojë emigrantëve nevojat bazike, të mund t'ia dalë duke i dërguar ata në Shqipëri.
Pak ditë më parë, "European Commission against Racism and Intolerance” (ECRI), strukturë e Këshillit të Europës që monitoron çështjet e diskriminimit dhe të racizmit, publikoi raportin e gjashtë të monitorimit për vendet anëtare të saj. Në rastin e Italisë, pavarësisht disa përmirësimeve të evidentuara në raport, ECRI ngriti sërish shqetësime madhore rreth çështjes së emigrantëve dhe azil-kërkuesve.

"Diskursi publik është bërë ndjeshëm më ksenofob dhe fjalimet politike kanë marrë dukshëm ngjyrime përçarëse dhe antagoniste, veçanërisht duke vënë në shenjestër refugjatët, azil-kërkuesit dhe emigrantët, gjithashtu qytetarët italianë me prejardhje migracioni, si dhe persona nga komunitetet rom dhe LGBTI. Gjuha e urrejtjes, përfshirë këtu politikanë të niveleve të larta, mbetet shpesh e pasfidueshme” – thuhet në raportin e ECRI-së, në gjetjet e të cilit theksohet edhe ulja e besimit tek karabinierët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Në bazë të dëshmive të mbledhura në terren, ekspertët kanë vërejtur që narrativa politike negative, në masë, ndaj emigrantëve ka krijuar pengesa serioze dhe ka vënë në rrezik edhe punën e organizatave që mbështesin emigrantët.
"Fëmijët emigrantë janë më të ekspozuar ndaj bullizmit në shkolla dhe e braktisin sistemin arsimor më herët se fëmijët italianë. Dëbimet e detyruara të romëve në kundërshtim me standardet ndërkombëtare, kanë vijuar. Ekzistojnë një sërë dosjesh të cilat hartohen mbi bazën e profileve racore nga ana e zyrtarëve të organeve ligjzbatuese, kryesisht ndaj komunitetit rom dhe njerëzve me prejardhje nga Afrika” – thuhet në raport.
Deutsche Welle iu drejtua Këshillit të Europës, për të ditur nëse ECRI do të ketë fokus të raportit të saj të ardhshëm marrëveshjen e emigrantëve Itali – Shqipëri dhe specifikisht ngritjen e dy kampeve të azilkërkërkuesve. Përmes e-mailit, një zëdhënës i KiE tha se nuk mund të bënin komente rreth kësaj pyetjeje. Ata theksuan megjithatë se i rekomandojnë Italisë ngritjen e një strukture të pavarur për të trajtuar çështjet me bazë diskriminimi racor.

"Agjencia që aktualisht funksionon si organ për çështjet e barazisë, përkatësisht Zyra Kombëtare kundër Diskriminimit Racor, vepron si një organ i shkëlqyeshëm koordinues qeveritar, por nuk mund të funksionojë si një organ i pavarur në përputhje me standardet e ECRI”- thanë për DW burimet.
Ndërsa International Rescue Committee, ka një tjetër sugjerim për Italinë. "Për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve në Mesdhe, qeveria italiane s'duhet të investojë në marrëveshje emigracioni të kushtueshme dhe aspak frytdhënëse me vendet e treta, por duhet të zgjerojë urgjentisht rrugët e sigurta, në mënyrë që njerëzit të mos detyrohen të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme” – thotë Delle Cese.
"Mbajtja e njerëzve të bllokuar pas telave me gjemba - me qëllimin për t'i pasur larg syve dhe larg mendjes - nuk është zgjidhje e qëndrueshme për sfidat e migrimit të Europës. Ndërsa numri i njerëzve që mbërrijnë në Itali është zvogëluar muajt e fundit, është rritur numri i kalimeve të rrezikshme drejt Spanjës. Këto marrëveshje migracioni nuk i pengojnë njerëzit që të rrezikojnë jetën e tyre për të arritur në Europë. Ato thjesht i çojnë emigrantët në duart e trafikantëve, drejt rrugëve gjithnjë e më të rrezikshme” – argumenton përfaqësuesja ligjore e IRC-së.
Ajo dhe organizatat e tjera të ngjashme, i druhen këtij modeli, për të cilin vende të tjera evropiane kanë deklaruar publikisht "se po e shikojnë si mundësi”, përfshirë këtu edhe drejtuesen e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen./ DW
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një indiv...
Kjo lëvizje e kancelarit sinjalizon ndarje të thella mes p...
Ashtu si kandidatja demokrate, Kamala Harris, edhe pre...
Asnjë lider biznesi nuk bëri më shumë për të mbështetu...
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka pranuar humbjen...
Kur indeksi që gazeta New York Times përdor në interne...
Ish-presidenti George W. Bush uroi këtë të mërkurë Pre...
Opozita në Gjeorgji ka protestuar të mërkurën për ditën e ...
Ministria gjermane e Mbrojtjes me një projektligj po hedh ...
Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore për...
Dollari amerikan është rritur pasi Donald Trump ka fituar ...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me një mandat ...
Kamala Harris nuk do të flasë me mbështetësit e saj në Uas...
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka përcjellë urimet ...
Donald Trump është zgjedhur Presidenti i 47-të i Ameri...
Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis B...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, uron Donal...
Trump-in e ka uruar për fitoren e pretenduar edhe krye...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka uruar Donal...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...