Gjykata shfuqizon dënimet e deputetëve të opozitës, mund të rikthehen në Kuvend
Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore për...

Ministria gjermane e Mbrojtjes me një projektligj po hedh themelet për futjen e një shërbimi të ri ushtarak në Gjermani. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius shpreson se Kabineti Federal do të miratojë planet e tij, të cilat duhet të eliminojnë një pengesë të madhe.
Duke pasur parasysh ndryshimin e situatës së kërcënimit, Forcat e armatosura gjermane, Bundeswehri duhet të shtohen në numër. Nga njëra anë bëhet fjalë për numrin e ushtarëve aktivë. Në vitet në vijim, numri i tyre do të rritet nga rreth 180.000 në rreth 200.000. Do të nevojiten gjithashtu më shumë rezervistë. Që nga pezullimi i rekrutimit në vitin 2011, Bundeswehr-i i është drejtuar rekrutimit të vullnetarëve, për shembull përmes qendrave të karrierës së forcave të armatosura.
Deri sot, çdo vit kanë dalë vullnetarë për shërbimin ushtarak rreth 10.000 të rinj dhe të reja. Kjo mundësi do të vazhdojë të ekzistojë. Megjithatë, nuk do të mjaftojë për të zgjidhur problemet e personelit të trupave.
Kur të arrijnë moshën e shërbimit ushtarak, pra zakonisht 18 vjeç, të rinjtë dhe të rejat do të marrin një letër me një kod QR që përmban një pyetësor në internet nga Bundeswehri. Meshkujt kanë detyri in ta plotësojnë pyetësorin. Nëse nuk e bëjnë këtë edhe pasi iu kërkohet një gjë e tillë, ata përballen me gjobë. Për femrat, pjesëmarrja është vullnetare. Supozohet të ketë vetëm disa pyetje. Planifikuesit llogarisin që duhen rreth 15 minuta për ta përfunduar.
Ndër të tjera, pyetësori pyet për aftësinë fizike dhe gatishmërinë e përgjithshme për të kryer shërbimin ushtarak. Më pas Bundeswehri shqyrton pyetësorët, bën një përzgjedhje dhe fton kandidatët për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në vitin e parë do të rekrutohen për shërbimin ushtarak 5000 kandidatë. Sipas Ministrisë Federale të Mbrojtjes, aftësitë stërvitore të Bundeswehr-it aktualisht nuk janë të mjaftueshme për më shumë rekrutë.

Ish shërbimi i detyrueshëm ushtarak, i pezulluar, zbatohej vetëm për meshkujt. Kjo nuk duket më e përshtatshme sot. Shumë femra janë të interesuara të shërbejnë në Bundeswehr. Ministria Federale e Mbrojtjes po studion nëse detyrimi për plotësimin e pyetësorit në shërbimin e ri të detyrueshëm ushtarak mund të zbatohet edhe për femrat. Ekspertët besojnë se kjo do të kërkonte ndryshimin e kushtetutës, Ligjit Bazë.
Për momentin, qeveria gjermane nuk dëshiron ta trajtojë këtë çështje. Prandaj, pjesëmarrja e femrave ende nuk është e detyrueshme.
Do të fillonte me gjashtë muaj shërbim të ashtuquajtur bazë.Më pas, ekziston mundësia për ta zgjatur atë deri në 23 muaj. Nëse shërbimi zgjat përtej gjashtë muajve të parë, ai mund të lidhet me stimuj të tillë si marrja e një lejeje drejtimi të posaçme të automjeteve ose të llogaritet koha e periudhës së shërbimit ushtarak në pritjen për një vend studimi në universitet. Paga bazë pritet të jetë rreth 1800 euro në muaj.
Nëse Dhoma e Landeve, Bundesrati dhe Bundestagu i japin ligjit dritën të gjelbër, ai ndoshta mund të hyjë në fuqi pranverën e ardhshme. Duket realiste që 5000 vendet e planifikuara të plotësohen plotësisht me vullnetarë në vitin e parë.
Megjithatë, planet e Bundeswehr-it parashikojnë një rritje të numrit të kuotave të shërbimit ushtarak në vitet në vijim. Është e pasigurtë nëse ky objektiv mund të arrihet vetëm me parimin e shërbimit vullnetar. Prandaj, nuk përjashtphet që të nevojiten të bëhen ndryshime në shërbimin ushtarak, për ta bërë atë shumë më të detyrueshëm./ DW
Gjykata Administrative ka shfuqizuar masat disiplinore për...
Dollari amerikan është rritur pasi Donald Trump ka fituar ...
Donald Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me një mandat ...
Kamala Harris nuk do të flasë me mbështetësit e saj në Uas...
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka përcjellë urimet ...
Donald Trump është zgjedhur Presidenti i 47-të i Ameri...
Kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis B...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, uron Donal...
Trump-in e ka uruar për fitoren e pretenduar edhe krye...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka uruar Donal...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka publikuar një...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cil...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i uron fit...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, uron Donald Trump-...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, publikon nj...
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, e ka uruar Dona...
Udhëheqësit botërorë, të mërkurën, më 6 nëntor, uruan Dona...
Presidenti Volodymyr Zelensky përgëzoi Donald Trump-in...
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, uroi Trump-in për fitoren e zg...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...