Lufta Rusi-Ukrainë/ Orban: Nuk mund të presin vetëm nga Amerika
Kryeministri hungarez, Viktor Orban në krah të kreut t...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura më 5 nëntor.
Këto janë deklaratat e para publike të udhëheqësit rus lidhur me rezultatin e zgjedhjeve amerikane, ku Trump mposhti nënpresidenten demokrate, Kamala Harris.
Putin uroi Trumpin pas një fjalimi që mbajti gjatë një konference ndërkombëtare në Soçi në Detin e Zi.
“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që ta uroj atë për zgjedhjen si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Putin.
I pyetur nëse është i hapur për të mbajtur bisedime me Trumpin, udhëheqësi rus tha: “Jam gati”.
Putin shtoi se Trumpi ka thënë se “ka dëshirë të rivendosë raportet me Rusinë, për të ndihmuar në përfundimin e krizës ukrainas dhe për mendimin tim, ai të paktën meriton vëmendje”.
I pyetur se çfarë pret nga mandati i dytë i Trumpit si president, Putin tha “nuk e di se çfarë do të ndodhë tani, nuk e kam idenë”.
“Për të, ky do të jetë mandati i fundit presidencial. Ai do të bëjë punën e tij”, tha Putin.
Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Trump kishte deklaruar se nëse zgjidhej president, ai do t’i jepte fund shumë shpejt luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022. Po ashtu, ai ka kritkuar dihmën miliardëshe që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës.
Më herët, Kremlini kishte mirëpritur pretendimin e Trumpit se mund të negociojë përfundimin e luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve”, por theksoi se do të presë për hapa konkretë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më herët gjatë ditës se nuk përjashtohet mundësia e bisedimeve mes Putinit dhe Trumpit, para inaugurimit të këtij të fundit më 20 janar 2025.
Më herët gjatë 7 nëntorit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha do të ishte "vetëvrasëse" për Evropën nëse i ofron koncesione Kreminit për të ndalur pushtimin e Ukrainës.
Ai kritikoi ata që i bëjnë thirrje Ukrainës që të plotësojë disa nga kërkesat e presidentit rus, Vladimir Putin, dhe i bëri thirrje Evropës dhe Shteteve të Bashkuara që të mos i dobësojnë raportet pas zgjedhjes së Donald Trumpit president të SHBA-së.
Rusia ka paraqitur disa kërkesa për luftën në Ukrainë, sikurse është marrja e kontrollit të plotë të pesë rajoneve ukrainase, edhe të pjesëve që akutalisht kontrollohen nga Kievi. Po ashtu, Moska kërkon që të ketë një ndalesë të përhershme për anëtarësimin e Ukrainës në NATO./ REL
Kryeministri hungarez, Viktor Orban në krah të kreut t...
Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për emrat që preside...
Joe Biden ka mbajtur pasditen e së enjtes një fjalim t...
Serbia ka dëbuar dy shtetas të Zvicrës, pasi një gjykatë u...
Republikanët fituan kontrollin e Senatit, një fitore e rën...
Një amerikan, ish-punonjës i forcave amerikane të stacionu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ishte ndër udhëh...
Në Gjermani, koalicioni qeverisës i Kancelarit Olaf Scholz...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se do të ...
Gjatë presidencës së parë, Donald Trump kishte marrëdhënie...
Ushtria izraelite po planifikon të ndajë veriun e Rripit t...
Viti 2024 do ta kalojë “sigurt” vitin 2023 si viti më i nx...
Liderët e Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë shprehur s...
Sulmet ruse mëngjesin e së enjtes kanë shkaktuar zjarre dh...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do ...
Kandidatja për komisionere të Zgjerimit e BE-së, sllovenia...
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit njoftoi të enjten se e ka...
Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha të enjten...
Mbështetësit e Presidentit të zgjedhur Donald Trump fe...
Donald Trump po përgatitet të zgjedhë ekipin e tij kryesor...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...