Zbulohen armë, municion dhe granata dore në Mitrovicën e Veriut
Policia e Kosovës ka zbuluar tri raste të ndara në veri të...

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar të martën në Gjenevë në raundin e ri të negociatave për paqe, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, një javë para përvjetorit të katërt të nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë.
Pritjet për ndonjë marrëveshje janë të vogla, pasi Moska nuk është lëkundur prej kërkesave të saj maksimaliste për territorin ukrainas.
Sulmet e Rusisë në Ukrainë po vazhdojnë çdo natë, duke dëmtuar edhe më tepër sistemin energjetik të vendit, teksa ukrainasit përballen me motin e acartë.
Disa orë para se delegacionet të takoheshin në Zvicër, Moska kreu sulme të kombinuara në Ukrainë, duke goditur 12 rajone me 400 dronë dhe 30 raketa. Të paktën tre persona janë vrarë.
Sulmet e fundit tregojnë “shkallën në të cilën Rusia i nënvlerëson përpjekjet për paqe”, ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
Rusia ka thënë se mbrojtja e saj ajrore i ka rrëzuar më shumë se 150 dronë, dhe që një rafineri e naftës ka marrë flakë pas një sulmi ukrainas me dronë.
Bisedimet e së martës ndërmjetësohen nga Steve Witkoff, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Jared Kushner, dhëndëri i presidentit.
Ukraina përfaqësohet nga Sekretari për Siguri Kombëtare, Rustem Umerov dhe Kyrylo Budanov, shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Në delegacionin rus përfshihet edhe Vladimir Medinsky, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin dhe figura të inteligjencës ushtarake.
“Nuk mendoj që duhet të presim ndonjë lajm sot”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se bisedimet do të vazhdojnë edhe të mërkurën.
Duke folur para gazetarëve, Trump ka thënë të martën se Ukraina “duhet të ulet në tavolinë sa më shpejt”.
Trump ka dhënë sinjale edhe më parë se e ka humbur durimin nga mungesa e përparimit në zgjidhjen e këtij konflikti katërvjeçar.
Rusia zotëron aktualisht 20 për qind të Ukrainës, përfshirë pjesë të rajonit lindor të Donbasit. Kremlini kërkon që Ukraina t’ia dorëzojë gjithë pjesën e mbetur të rajonit, por Ukraina e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
Kievi kërkon që të ketë garanci sigurie prej Perëndimit, para se të arrihet pajtueshmëri për një marrëveshje për paqe me Rusinë.
Rundi i ri i bisedimeve vjen pas negociatave trepalëshe në Abu Dabi, po ashtu të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.
Marrëveshje përfundimtare nuk pati – ndonëse palët u pajtueshëm për këmbim të të burgosurve./REL
Policia e Kosovës ka zbuluar tri raste të ndara në veri të...
Ushtria amerikane goditi tre anije të dyshuara për trafik ...
Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e...
Zyrtarët amerikanë janë shprehur pozitivë pas bisedimeve m...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka uruar 18-v...
Presidenti francez Emmanuel Macron u takua këtë të martë m...
Ish-luftëtarja e UÇK-së, Shqipe Krasniqi, ka qenë e pranis...
Ismail Tasholli, anëtar i platformës “Liria ka emër”, ka m...
Mijëra qytetarë në Kosovë janë mbledhur në sheshin "Skënde...
Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë...
Për pak minuta pritet të nisë protesta me moton “Drejtësi,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne në...
Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot një seancë solemne për 1...
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, flamuri i Kosovës ...
Dhomat e Specializuara në Hagë bënë të ditur se më 27 shku...
Ukraina po përballet me një krizë të madhe demografike, e ...
Monumenti simbol i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, është s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka cilësuar Kubën si...
Viti i Ri Lunar, i cili përkon me hënën e re të parë të ka...
Xiao Xiao dhe Lei Lei, dy panda gjigante kineze, janë kthy...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...