Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, nënshkruan të premten një marrëveshje të gjerë bashkëpunimi, ndërsa vendet e tyre po thellojnë partneritetin përballë sanksioneve perëndimore.
Zyrtarët rusë dhe iranianë thonë se “traktati gjithëpërfshirës i partneritetit strategjik” mbulon të gjitha fushat – që nga tregtia e deri tek bashkëpunimi ushtarak, shkenca, arsimi dhe kultura
Presidenti Putin e lavdëroi marrëveshjen si “një arritje të vërtetë, që krijon kushtet për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të Rusisë, Iranit dhe gjithë rajonit”.
Ai tha se niveli aktual i tregtisë dhe bashkëpunimit ekonomik është ende i pamjaftueshëm dhe shprehu shpresën se traktati i ri do të ndihmojë për të eliminuar pengesat burokratike dhe për t’i zgjeruar marrëdhëniet. Udhëheqësi rus shtoi më vonë se dy vendet po përpiqen të zgjidhin pengesat teknike, për të përparuar me projektet e planifikuara për të dërguar drejt Iranit gazin natyror rus dhe për të krijuar korridore transporti drejt porteve iraniane në Gjirin Persik.
Lidhjet e Rusisë me Iranin janë bërë më të afërta pasi Presidenti rus Putin dërgoi forcat ushtarake në Ukrainë në shkurt të vitit 2022. Ukraina dhe Perëndimi e kanë akuzuar Teheranin se i ka ofruar Moskës qindra dronë për t'u përdorur në sulmet ndaj Ukrainës, gjë që Moska dhe Teherani e kanë mohuar.
Vitin e kaluar, Irani iu bashkua bllokut BRICS të vendeve me ekonomi në zhvillim dhe Presidenti iranian Pezeshkian mori pjesë në takimin e nivelit të lartë, që u organizua nga Rusia, në Kazan.
Rusia dhe Irani, vende me marrëdhënie të trazuara në të kaluarën, zhvilluan lidhje më të ngrohta pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Rusia u bë një partnere kryesore në tregti dhe për furnizimin e armëve dhe teknologjisë për Iranin, që është përballur me sanksione të rënda ndërkombëtare.
Rusia ndërtoi centralin e parë bërthamor të Iranit, që filloi funksionimin në vitin 2013 dhe po ndërton atje dy reaktorë të tjerë bërthamorë.
Rusia ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 2015 midis Iranit dhe gjashtë fuqive bërthamore, që ofronte lehtësim të sanksioneve për Teheranin në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor dhe Kremlini ofroi mbështetje politike për Iranin kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump.
Rusia dhe Irani gjithashtu bashkuan përpjekjet e tyre për të mbështetur qeverinë e Bashar Asadit gjatë luftës civile të Sirisë, por nuk arritën të parandalonin rënien e tij muajin e kaluar pas një ofensive të befasishme nga forcat opozitare. Zoti Assad dhe familja e tij u larguan drejt Rusisë.
Largimi i tij nga pushteti i dha një tjetër goditje në të gjithë rajonin “Boshtit të Rezistencës”, siç e përshkruan Teherani, që ishte dëmtuar tashmë nga ofensivat e Izraelit kundër dy grupeve militante të mbështetur nga Irani – Hamasit në Gazë dhe Hezbollahut në Liban. Në dy raste, Izraeli madje sulmoi drejtpërdrejt Iranin.
Teherani ka nevojë gjithnjë e më shumë për ndihmën e Moskës, pasi përballet me probleme ekonomike dhe humbje në të gjithë sferën e tij të influencës në Lindjen e Mesme. Problemet mund të thellohen pasi zoti Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë me politikën e tij të “trysnisë maksimal” ndaj Iranit.
Në veçanti, Irani dëshiron nga Rusia armë të sofistikuara, si sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe avionë luftarakë për të ndihmuar në shmangien e sulmeve të mundshme nga Izraeli./ VOA
Republikani JD Vance vjen nga një familje e thjeshtë ameri...
Donald Trump përgatitet të rikthehet në “Shtëpinë e Bardhë...
Kabineti izraelit i sigurisë i rekomandoi sot qeverisë mir...
Kryeministri dhe kryetari i LVV, Albin Kurti, zhvilloi...
Kryeministri dhe kryetari i LVV, Albin Kurti, zhvilloi...
Mbretëria e Bashkuar nuk ka kryer asnjë ndëshkim për R...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ësht...
Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vj...
Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po i afrohet trevjeto...
Kina nisi një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoni...
Komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të enjte...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot Hamasi...
Akuza ishte po aq e drejtpërdrejtë sa edhe serioze: Rusia ...
Lideri i partisë opozitare në Gjeorgji, Giorgi Gakhari...
Të paktën 20 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite n...
Në një kohë të sfidave epokale, kur Bashkimi Europian ...
Senatori i Floridës, Marco Rubio, përcolli një vizion ...
Pam Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi fjalimin e tij të la...
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Mbre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...