Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...

Kabineti izraelit i sigurisë i rekomandoi sot qeverisë miratimin e marrëveshjes që do të pezullonte luftimet në Gazë dhe siguronte lirimin e dhjetëra pengjeve që po mbahen nga Hamasi. Tani i mbetet qeverisë izraelite ta miratojë marrëveshjen para se ajo të hyjë në fuqi. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës në Jerusalem, Linda Gradstein, nëse marrëveshja miratohet, ajo hyn në fuqi të dielën me këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë, duke i hapur rrugën finalizimit të parimeve në bazë të cilave do t’i jepet përfundimisht fund konfliktit.
Izraelitët po presin me padurim lirimin e 98 pengjeve – të gjallë dhe të vdekur – të cilët po mbahen nga Hamasi që nga 7 tetori i vitit 2023, kur ky grup militant vrau 1,200 persona gjatë një sulmi në pjesën jugore të Izraelit.
Në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, që parashikohet të fillojë të dielën, Hamasi do të lirojë 33 pengje – gra, fëmijë dhe të moshuar, përfshirë dy shtetas amerikano-izraelitë. Izraeli do të lirojë qindra të burgosur palestinezë.
Por në Izrael ka edhe prej atyre që shprehen skeptik nëse Hamasi do t’u përmbahet zotimeve. Deri më tani, Hamasi ka refuzuar të japë një listë me emrat e pengjeve që janë ende të gjallë. Kushëriri i Udi Gorem, Tal Haimi, u vra gjatë luftimeve më 7 tetor dhe trupi i tij u rrëmbye dhe u dërgua në Gazë.
“Çfarë do të ndodhë nëse Hamasi thotë ‘Nuk po e gjejmë kushëririn tënd. Na falni. Nuk dimë ku është.’ Çfarë do të bëjmë ne? A do ta prishim marrëveshjen? A do ta kemi përkrahjen ndërkombëtare? Garancitë që na janë dhënë neve janë që nëse Hamasi e bën një gjë të tillë, atëherë marrëveshja merr fund”, thotë ai.
Sipas marrëveshjes, diskutimet për një armëpushim afatgjatë planifikohet të fillojnë në ditën e 16 të armëpushimit. Disa analistë izraelitë thonë se nuk ka garanci se dy palët do të arrijnë një marrëveshje përfundimtare.
“E dimë që armëpushimet shndërrohen nga të përkohshme, në më pak të përkohshme, e më pas në më të përhershme. Ky do të ishte një skenar shumë i keq për Izraelin, për sigurinë e tij. Do të ishte edhe më i keq për banorët e Gazës ngaqë do t’i linte në një situatë të ndërmjetme, me Hamasin që vazhdon të qeverisë dhe ende mban kontrollin, por Hamasi është shumë i dobësuar për të bërë diçka të dobishme në Gazë”, thotë ish zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus.
Palestinezët në Gazë shprehen të gëzuar për fundin e sulmeve izraelite, që sipas Hamasit, shkaktuan vdekjen e 46,000 personave dhe shkatërrime të shumta në këtë territor.
“Jam shumë i gëzuar, por njëkohësisht, ndjej një pikëllim të thellë. Po kthehemi në shtëpitë tona, por i kemi humbur mbesat dhe nipat, baballarët, vëllezërit, kushërinjtë, fqinjët dhe shtëpitë tona”, thotë Fadi Naeem, banor i Gazës.
Armëpushimi nënkupton gjithashtu një shtim të madh të ndihmave humanitare që do të futen në Gazë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin thotë se 80,000 tonë ushqime janë gati të futen në Gazë.
Ndërkohë, palestinezët thonë se sulmet e Izraelit në Gazë po vazhdojnë. Ministria e Shëndetësisë në Gazë, e udhëhequr nga Hamasi, thotë se të paktën 80 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga e mërkura./ Voa
Kryeministri dhe kryetari i LVV, Albin Kurti, zhvilloi...
Kryeministri dhe kryetari i LVV, Albin Kurti, zhvilloi...
Mbretëria e Bashkuar nuk ka kryer asnjë ndëshkim për R...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ësht...
Britania dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje 100-vj...
Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po i afrohet trevjeto...
Kina nisi një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoni...
Komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të enjte...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot Hamasi...
Akuza ishte po aq e drejtpërdrejtë sa edhe serioze: Rusia ...
Lideri i partisë opozitare në Gjeorgji, Giorgi Gakhari...
Të paktën 20 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite n...
Në një kohë të sfidave epokale, kur Bashkimi Europian ...
Senatori i Floridës, Marco Rubio, përcolli një vizion ...
Pam Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi fjalimin e tij të la...
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Mbre...
Kryeministri polak Donald Tusk akuzoi të mërkurën Rusi...
Kryetarja e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë,...
Hamas dhe Iraeli kanë arritur një marrëveshje armëpush...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...