Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kina nisi një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet. Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi telefonatën e tij të parë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping.
Analistët thonë se Kina po përpiqet të testojë aleancën midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij me përpjekje diplomatike.
“Zyrtarët e lartë kinezë besojnë se administrata e ardhshme e Trumpit do të jetë më e ashpër ndaj Kinës, prandaj Pekini po përpiqet të nxjerrë aleatët e Shteteve të Bashkuara nga orbita e Uashingtonit”, i tha Zërit të Amerikës Chen Yuhua, profesor i studimeve mbi Kinën në Universitetin Ndërkombëtar Akita.
Megjithatë ekspertë të tjerë thonë se efektiviteti i strategjisë së Pekinit, mbetet i paqartë.
Ushqim deti dhe ushtarë
Ligjvënësit nga Partia Liberale Demokratike, partia në pushtet në Japoni, LDP, dhe partneri i saj i koalicionit ‘Komeito’ filluan të hënën një vizitë tre-ditore në Kinë. Gjatë vizitës, ligjvënësit japonezë u takuan me krerët e lartë kinezë, duke përfshirë kryeministrin Li Qiang dhe ministrin e Jashtëm Wang Yi.
Pala japoneze i kërkoi Kinës që të heqë ndalimet e importit të ushqimeve të detit japonez në një datë të hershme dhe të garantojë sigurinë e shtetasve japonezë që jetojnë në Kinë.
Hiroshi Moriyama, sekretari i përgjithshëm i LDP-së, tha gjatë një fjalimi të martën se Kina dhe Japonia duhet të rrisin mirëkuptimin e ndërsjellë midis popujve të tyre dhe të forcojnë dialogun në nivele të ndryshme për të përmirësuar lidhjet e tyre.
Moriyama përsëriti gjithashtu shqetësimin e Tokios për rritjen e tensioneve në Detin e Kinës Lindore dhe ndalimin nga Pekini të disa shtetasve japonezë nën akuzat për spiunazh.
Gjatë takimit të tij me delegacionin japonez të martën, ministri i jashtëm kinez Wang tha se Japonia dhe Kina kanë mundësi të mëdha për të përmirësuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe.
Të mërkurën, Kryeministri Li tha se Pekini dhe Tokio duhet të përqendrohen në arritjen e bashkëpunimit ekonomik në fusha të tilla si ekonomia dixhitale, duke rritur shkëmbimet mes njerëzve edhe në nivele më të ulta qeveritare.
Në të njëjtën kohë që ligjvënësit japonezë po vizitonin Pekinin, një delegacion ushtarak kinez filloi një vizitë pesë-ditore në Japoni. Gjatë udhëtimit, delegacioni kinez do të takohet me homologët japonezë dhe do të vizitojë disa njësi ushtarake, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes e Kinës.
Zëdhënësi i qeverisë japoneze Yoshimasa Hayashi tha gjatë një konference për shtyp të martën se vizita e delegacionit kinez ndihmoi në rifillimin e takimeve mes trupave dhe se kjo kontribuon në paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha se vizita pritet të forcojë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë duke avancuar shkëmbimet e mbrojtjes midis dy vendeve.
Shkëmbimet e këtyre vizitave mes Japonisë dhe Kinës pasojnë udhëtimin e Ministrit të Jashtëm japonez Takeshi Iwaya në Pekin më 25 dhjetor, gjatë të cilit Tokio dhe Pekini ranë dakord për vizitën e ministrit Wang në Japoni dhe të zhvillojnë dialog të nivelit të lartë ekonomik dhe të sigurisë.
Pavarësisht përpjekjeve të Japonisë dhe Kinës për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, profesori Nagy thotë se përpjekjet nuk mund të vazhdojnë gjatë.
"Kina mendon se qëndrimi i ngjashëm i Japonisë me vendet e tjera për çështje të tilla si mosmarrëveshet në Detin e Kinës Jugore, siguria ekonomike dhe politika e qëndrueshmërisë janë kundër interesave të saj thelbësore. Ndërsa ata mund të kenë shkëmbime me Japoninë, kjo nuk i heq shqetësimet e tyre për këto çështje”, tha profesori Nagy.
Përpjekje për të krijuar ndasi
Përveç përmirësimit të lidhjeve me Japoninë, Kina është përpjekur gjithashtu të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian mes tensioneve tregtare në rritje muajt e fundit.
Gjatë bisedës së tij të parë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa të martën, Presidenti kinez Xi tha se “nuk ka përplasje interesash themelore apo konflikte gjeopolitike” midis Kinës dhe BE-së. “Kjo na bënë partnerë që mund të kontribuojnë në suksesin e njëri-tjetrit”.
“Kina ka besim tek BE-ja dhe shpreson që blloku do të konfirmojë se është një partner i besueshëm bashkëpunimi për Kinën”, tha ai, duke shtuar se të dyja palët duhet “të zgjerojnë hapjen reciproke, të forcojnë mekanizmat ekzistues të bashkëpunimit dhe të nxisin fusha të reja rritjeje në bashkëpunimin e tyre”.
Zoti Costa tha se pati një telefonatë konstruktive me Presidentin Xi, gjatë së cilës ai theksoi se si lufta e Rusisë kundër Ukrainës kërcënon paqen globale. Shefi i diplomacisë evropiane shtoi se ra dakord me Presidentin Xi se Kina dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për “të trajtuar sfidat globale”.
“BE dhe Kina janë partnerë të rëndësishëm tregtarë. Marrëdhëniet tona duhet të jenë të balancuara dhe të bazuara në një garë të barabartë”, shkroi zoti Costa në platformën e mediave sociale X.
Biseda mes Presidentit Xi dhe zotit Costa vjen në mes të tensioneve tregtare në rritje midis Kinës dhe BE-së. Tetorin e kaluar, Brukseli vendosi tarifa deri në 45.3% për automjetet elektrike të importuara nga Kina. Vendimi e nxiti Pekinin të vendosë “masa të përkohshme” për pijet alkoolike të importuara nga BE-ja.
BE kërcënoi më 12 qershor 2024 se mund të rrisë tarifat për automjetet elektrike kineze, duke përshkallëzuar mosmarrëveshjet tregtare mbi subvencionet e Pekinit për eksportet.
Ekspertët thonë se afrimi i Kinës me BE-në është pjesë e përpjekjes së Pekinit për të dobësuar aleancën midis Uashingtonit dhe Brukselit përpara kthimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump në detyrë.
“Kina ka gjithmonë frikën se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të bashkëpunojnë përballë Kinës, kështu që ndryshimi i pushtetit në Uashington paraqet një mundësi [për Pekinin] për të shfrytëzuar ankthin që kanë vendet evropiane për administratën e dytë Trump”, tha për Zërin e Amerikës gjatë një interviste në Taipei, Matej Simalcik, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Aziatike të Evropës Qendrore.
Sipas tij, pavarësisht që përpjekja e Kinës nuk ka gjasa të zbusë qasjen e ashpër tregtare të BE-së kundër Pekinit, ajo mund të paraqesë sfida për axhendën e politikës së jashtme të bllokut ndërsa Pekini përdor ndikimin e saj mbi disa shtete anëtare të BE-së.
“Ka shumë fusha ku vendet anëtare të BE-së duhet të bien dakord njëzëri dhe Kina mund të përdorë marrëdhëniet e saj miqësore me disa shtete anëtare për të vënë veton ndaj disa pjesëve të agjendës së politikës së jashtme të BE-së”, tha Simalcik.
Ndërsa efektiviteti i përpjekjeve diplomatike të Pekinit me aleatët e Shteteve të Bashkuara mbetet i paqartë, Chen Yuhua, profesor i studimeve mbi Kinën në Universitetin Ndërkombëtar Akita në Japoni tha se këto përpjekje tregojnë se qasja e politikës së jashtme të Kinës është bërë “më e sofistikuar”.
“Krahasuar me ‘diplomacinë e tyre agresive” gjatë administratës së parë të zotit Trump, qasja aktuale diplomatike e Kinës është bërë më e sofistikuar”, i tha ai Zërit të Amerikës./VOA
Komisioneria Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të enjte...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot Hamasi...
Akuza ishte po aq e drejtpërdrejtë sa edhe serioze: Rusia ...
Lideri i partisë opozitare në Gjeorgji, Giorgi Gakhari...
Të paktën 20 persona u vranë nga sulmet ajrore izraelite n...
Në një kohë të sfidave epokale, kur Bashkimi Europian ...
Senatori i Floridës, Marco Rubio, përcolli një vizion ...
Pam Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald...
Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi fjalimin e tij të la...
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Mbre...
Kryeministri polak Donald Tusk akuzoi të mërkurën Rusi...
Kryetarja e partisë së djathtë Alternativa për Gjermaninë,...
Hamas dhe Iraeli kanë arritur një marrëveshje armëpush...
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se të gji...
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushim...
NATO ka njoftuar zhvillimin e një misioni të ri në Detin B...
Përkujtohet sot 26-vjetori i Masakrës së Reçakut në Kosovë...
Kryeministri i i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, propozoi di...
Miliona banorë të Kalifornisë jugore morën paralajmërime t...
Ceremonia e nisjes së detyrës të presidentëve të SHBA-...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...