Kursi i këmbimit, 17 korrik 2026
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...

Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha të saj ajrore në Ukrainë, tha ministri i Jashtëm ukrainas më 17 nëntor. Dronët dhe raketat kanë shënjestruar infrastrukturën e energjisë dhe infrastrukturën civile në qytetet në mbarë vendin, duke detyruar Poloninë fqinje që të aktivizojë avionët luftarakë për të monitoruar situatën.
“Rusia ka kryer një nga sulmet më mëdha ajrore: dronët dhe raketat janë lëshuar drejt qyteteve paqësore, civilëve që po flinin dhe ndaj infrastrukturës kritike. Kjo është përgjigjja e vërtetë e kriminelit të luftës [presidentit rus, Vladimir] Putin-it, për të gjithë ata që e kanë telefonuar dhe e kanë vizituar së voni. Na duhet paqe përmes forcës, jo përmes zbutjes së qëndrimit”, shkroi në "X" ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha.
Shpërthime u raportuan mëngjesin e 17 nëntorit në kryeqytetin ukrainas, Kiev, por edhe në qytete të tjera në mbarë Ukrainën, përfshirë në Odesa në Detin e Zi dhe në qytetin juglindor të Zaporizhjës.
Raketat ruse kanë goditur infrastrukturën e energjisë në mbarë Ukrainën, duke detyruar autoritetet që të nisin ndërprerjet e energjisë, tha ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko.
Sulmi masiv vjen teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës po shkon drejt ditës së 1.000. Rusia ka shpenzuar sasi të mëdha armësh dhe ka humbur shumë njerëz për të bërë përparim të vogël, por të qëndrueshëm territorial dhe deri më tani ka nën kontroll pothuajse një të tretën e territorit të Ukrainës.
Ukraina, ndërkaq, po përballet me vështirësi që të minimizojë humbjet, të mbajë lart moralin dhe të bindë aleatët se me më shumë ndihmë ushtarake mund ta kthejë rrjedhën e luftës në favor të saj. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai do t’i japë fund luftës shumë shpejt, edhe pse nuk është e qartë se si do ta arrijë këtë.
Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës më 17 nëntor shtynë Poloninë që të ngrinte në qiell avionët luftarakë.
“Për shkak të sulmit masiv që Federata Ruse ka kryer duke përdorur raketa lundruese, raketa balistike dhe dronë, avionët polakë dhe të aleatëve kanë nisur të operojnë në hapësirën tonë ajrore”, tha komanda operacionale e forcave të armatosura të Polonisë, shtetit anëtar të NATO-s.
Kjo komandë tha se “kemi aktivizuar të gjitha forcat dhe burimet në dispozicion, avionët luftarakë janë ngritur në qiell dhe sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët janë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”.
Ministri ukrainas i Energjisë, Halushchenko, tha në Telegram se “po vazhdon një sulm masiv ndaj sistemit tonë të energjisë”, duke shtuar se forcat ruse “po sulmojnë infrastrukturën e prodhimit të energjisë dhe linjat e transmisionit në mbarë Ukrainën”./ REL
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës të kryera gjatë ...
Toga e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Kontigjentit...
Analistët vlerësojnë se gjyqësori ende nuk i ka hetuar dhe...
Qindra aktivistë u mblodhën brenda njërës prej sallave ple...
Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati p...
Të arratisurit nga Koreja e Veriut thonë se Pheniani ka të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk është i interesuar që...
Media shtetërore libaneze njoftoi se trupat tokësore izrae...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializu...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e Jashtme dhe S...
Në Francë dhe Gjermani nuk është miratuar buxheti për viti...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, ka emëruar Guvern...
Sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të kryeq...
Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prek...
Masakër në qytetin lindor të Kinës, Yixing. Një person ka ...
Elon Musk u takua me ambasadorin e Iranit në OKB një ditë ...
Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesv...
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, është shprehur s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka la...
Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...