Zelensky: Lufta do të mbarojë më shpejt me zgjedhjen e Donald Trump
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, është shprehur s...

Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një përpjekje për të përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t'i dhënë fund konfliktit.
Ligjvënësit i thanë Shërbimit ukrainas të "Zërit të Amerikës" se janë optimistë se zoti Trump mund ta arrijë qëllimin e tij.
Ligjvënësi republikan Mike Waltz, i cili u emërua nga zoti Trump këtë javë për pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, i tha "Zërit të Amerikës "se "presidenti ka qenë i qartë se të dyja palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe se ai është përqendruar te përfundimi i luftës dhe jo te vazhdimi i saj".
Zoti Waltz tha se edhe pse zoti Trump nuk foli mbi luftën në Ukrainë kur u takua me ligjvënësit të mërkurën, diskutimet mbi këtë çështje po ndodhin "nga ana tjetër", por pa dhënë detaje mbi këtë.
Ligjvënësi republikan, Mike Rogers, i cili shërben si kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se beson tek aftësia e zotit Trump për të negociuar një armëpushim.
"Pres që presidenti të negociojë një armëpushim përpara fundit të vitit", i tha ai "Zërit të Amerikës".
Kur u pyet se si Shtetet e Bashkuara do të ushtronin presion ndaj Rusisë që ajo të ulë armët, ligjvënësi tha se “e kishte një ide, por nuk do të jepte detaje mbi të”.
Mediat amerikane njoftuan se javën e kaluar zoti Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin ku i kërkoi atij të mos e përshkallëzonte luftën. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”. Kremlini nga ana tjetër tha se një telefonatë e tillë nuk ishte zhvilluar.
Ligjvënësi republikan Michael McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka qenë një mbështetës i fuqishëm i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, i tha "Zërit të Amerikës" se zoti Trump dëshiron të ketë një "prani ushtarake shumë të fortë në Evropë", si pjesë e përpjekjeve për parandalim, që përfundimisht do të çonte në një periudhë negocimi”.
Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk beson se Ukraina aktualisht ndodhet në pozita të favorshme për negociata të suksesshme me Rusinë.
Moska dhe Kievi janë përfshirë në beteja të ashpra në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa është rritur pasiguria rreth asaj se si do të ndikojë në luftë presidenca e zotit Trump dhe nëse të dyja palët do të nxiten për negociata. Analistët thonë se të dyja palët po kërkojnë të rrisin territorin që kontrollojnë, përpara se të zhvillohen negociata.
I pyetur se si Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë presion ndaj Rusisë që ajo të ulet në tryezën e bisedimeve, ligjvënësi republikan Tom Cole, i tha Zërit të Amerikës se “ata duhet të binden mbi atë se çfarë është në interesin e tyre më të mirë".
Zoti Cole tha se lufta ka qenë një katastrofë për Rusinë, duke vënë në dukje se konflikti shtyu Suedinë dhe Finlandën t'i bashkoheshin NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore të formuar në vitin 1949, për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik.
Ai tha se bisedimet në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë çuar ende në ndonjë plan përfundimtar për luftën Rusi-Ukrainë, por shtoi se "ka shpresë se Presidenti Trump mund ta çojë drejt fundit e me shpejtësi këtë konflikt në Evropë - konfliktin më të rëndë që ka përfshirë kontinentin që nga viti 1945”.
Zoti Trump nuk ka dhënë ende detaje se si do ta përmbushë premtimin e tij të fushatës për t'i dhënë shpejt luftës fund. Gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në shtator zoti Trump tha se "mund të bëjë diçka që është e mirë të të dyja palëve".
Kur u pyet në atë kohë nëse Ukraina duhet t'i dorëzonte Rusisë një pjesë të territorit të saj, për t'i dhënë fund luftës, zoti Trump tha se: "Do të shohim se çfarë do të ndodhë".
Nënpresidentja Kamala Harris tha gjatë fushatës elektorale se sugjerimet e kampit të zotit Trump për të krijuar një zonë të çmilitarizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, në vijat aktuale të betejës, "nuk janë propozime për paqe".
“Ato janë propozime për dorëzim, gjë që është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha ajo.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Ukrainën dhe aleatët e saj në NATO të mërkurën se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për ta vendosur Ukrainën "në pozicionin më të fortë të mundshëm" në muajt e fundit të administratës së Presidentit Joe Biden.
“Presidenti Biden është zotuar të sigurohet që çdo dollar që kemi në dispozicion t'i dërgohet Ukrainës deri më 20 janar”, u tha zoti Blinken gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën.
Zoti Trump u tha gazetarëve në shtator se plani i tij për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë "nuk ishte dorëzimi".
"Ajo që është strategjia ime është të shpëtoj jetë", tha ai./ Voa
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, është shprehur s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka la...
Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësi...
Izraeli goditi sot me sulme ajrore disa pjesë të Libanit d...
Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në ...
Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërt...
Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësi...
Rusia ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin...
Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, është ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe ...
Qeveria gjermane njoftoi se Kancelari gjerman Olaf Scholz ...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAE...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në ja...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka përzgjedhur një alea...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas zjarrit në shtë...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së përzgjedh mbështetësit dhe...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të em...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...