Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...

Izraeli goditi sot me sulme ajrore disa pjesë të Libanit dhe Sirisë. Sulmet në lagjet periferike të Bejrutit, që kontrollohen nga Hezbollahu dhe në qytetin Baalbek, në pjesën lindore të Libanit, shkaktuan vdekjen e të paktën 13 personave. Ndërkohë sipas mediave siriane, sulmet izraelite goditën edhe lagjet në periferi të kryeqytetit Damask dhe zonat përgjatë kufirit mes Libanit dhe Sirisë. Sulmet u zhvilluan ndërkohë që në Bejrut po qëndron këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit dhe mes njoftimeve se Shtetet e Bashkuara u kanë dorëzuar palëve një projekt-propozim për armëpushim.
Izraeli goditi të premten periferinë e Bejrutit me sulme ajrore pas urdhrit për evakuim të banorëve. Sulmet, fillimisht me raketa të lëshuara me dronë dhe pastaj aeroplanë, rrafshuan një ndërtesë pranë zyrave administrative në një zonë që, sipas Izraelit, ishte i pranishëm grupi militant Hezbollah, i cili mbështetet nga Irani.
Ekipet e shpëtimit po kërkonin për viktimat e sulmit izraelit, që ndodhi gjatë natës ndaj një qendre të mbrojtjes civile në qytetin lindor Baalbek, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 13 punonjësve dhe vullnetarëve të qendrës, sipas autoriteteve libaneze.
Izraeli akuzon Hezbollahun se shfrytëzon ambulancat dhe qendrat mjekësore për transportimin dhe ruajtje e armëve.
Sipas mediave siriane, sulmet izraelit goditën të premten edhe periferinë e Damaskut, ndërkohë që ushtria izraelite njoftoi se kishte sulmuar rrugët përgjatë kufirit të Sirisë dhe Libanit, që sipas tyre shfrytëzoheshin për t’i dërguar Hezbollahut armë. Sulmet e Izraelit në Damask ndaj lagjeve të banuara me komandantët e Hezbollahut, ata të Rojës Revolucionare të Iranit dhe drejtuesit e Hamasit dhe grupeve tjera militante palestineze shkaktuan vdekjen e 15 personave. Sipas autoriteteve izraelite, këto sulme kishin për objektiv qendrat ushtarake dhe selinë e grupit militant palestinez, Xhihadi Islamik.
Sulmet e fundit kryhen në një kohë kur ka njoftime për vazhdimin e përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim që do t’i jepte fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
Sipas burimeve të agjencisë Reuters, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Liban i dorëzoi një projekt-propozim për armëpushim kryetarit të kuvendit të Libanit, Nabih Berri, i cili është i mbështetur nga Hezbollahu të negociojë. Ky projekt-propozim është i pari në formë të shkruar në javët e fundit, që Uashingtoni u ofron palëve për t’i dhënë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Ambasada amerikane në Liban nuk i konfirmoi këto zhvillime.
Ndonëse përmbajtja e propozimit amerikan nuk është bërë e ditur, një zyrtar libanez i tha agjencisë Associated Press se projekt-propozimi amerikan synon një marrëveshje bazuar në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1701 që i dha fund luftës së vitit 2006 ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut.
Këshilltari i udhëheqësit suprem të Iranit Larijani qëndroi të premten në Bejrut për takime me zyrtarët libanezë, nga të cilët, siç tha ai, kishte marrë “sqarimet e duhura”.
“Republika Islamike e Iranit mbështet Libanin dhe zyrtarët libanezë në çdo situatë dhe në veçanti në rrethanat aktuale kur regjimi zionist e ka vendosur shtetin libanez në një situatë të vështirë”, deklaroi ai.
I pyetur nëse vizita e tij ka për qëllim të minojë projekt-propozimin amerikan, Larijani deklaroi:
“Nuk po mundohemi të sabotojmë asgjë. Po mundohemi të zgjidhim probleme. Do ta mbështesim popullin libanez në çdo rrethanë. Netanyahu dhe turma e tij janë ata që po prishin punë”, shtoi ai.
Irani është mbështetësi kryesor i Hezbollahut dhe njëkohësisht furnizuesi dhe financuesi i grupit militant që vepron në Liban.
Sipas Bankës Botërore, në 13 muajt e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, kostoja e dëmeve fizike dhe humbjeve ekonomike në Liban ka kapur shifrën e 8.5 miliardë dollarëve.
Sipas autoriteteve libaneze, konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut ka shkaktuar vdekjen e 3,380 personave./ VOA
Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në ...
Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërt...
Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësi...
Rusia ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin...
Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, është ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe ...
Qeveria gjermane njoftoi se Kancelari gjerman Olaf Scholz ...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAE...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në ja...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka përzgjedhur një alea...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas zjarrit në shtë...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së përzgjedh mbështetësit dhe...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të em...
Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë nj...
Prokurorët francezë kanë kërkuar burgim dhe ndalim pesë-vj...
Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë ka treguar s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...