Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...

Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë më shumë gaze që shkaktojnë ndryshimet klimatike, sipas një organizate të bashkëthemeluar nga ish-nënpresidenti amerikan Al Gore. Gjatë një fjalimi në takimin vjetor mbi klimën në Azerbajxhan, zoti Gore tha se fatkeqësitë natyrore që po ndodhin si pasojë e ndryshimeve klimatike janë shpeshtuar dhe gjërat do të përkeqësohen nëse gjatë konferencës nuk merren vendime të rëndësishme për të mbrojtur mjedisin. Megjithatë, aktivistët janë ankuar se ata që po mbizotërojnë konferencat vjetore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë përfaqësues të firmave që shkaktojnë ndotjen më të madhe të planetit.
Shtatë vende ose provinca emetojnë mbi 1 miliard tonë metrikë gazra serrë dhe janë pjesë e listës së shteteve që shkaktojnë ndotjen më të madhe në planet. Veç Teksasit, të gjitha vendet e tjera në këtë listë janë në Azi.
Lista u publikua gjatë konferencës mbi klimën në Baku nga organizata ‘Climate Trace’ e bashkëthemeluar nga ish-nënpresidenti amerikan Al Gore. Raporti zbulon gjithashtu se ka qytete që shkaktojnë ndotje më të mëdha sesa disa shtete në tërësi. Në krye të listës është Shangai i Kinës, i cili me emetimin e 256 milionë tonëve metrikë të gazeve serrë tejkalon sasinë që emetohet nga Kolumbia apo Norvegjia.
Kina, India, Irani, Indonezia dhe Rusia patën rritjen më të madhe të emetimeve nga viti 2022 deri në vitin 2023. Ndërkaq, Venezuela, Japonia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara patën uljet më të mëdha të ndotjes.
Ish-nënpresidenti amerikan Al Gore tha se ndryshimet klimatike po shkaktojnë fatkeqësi të shpeshta.
“Uragani Yagi, në shtator të këtij viti, në Azinë Juglindore vrau më shumë se 500 njerëz. Ka shembuj të tjerë që tregojnë se kjo ndodh në të gjithë botën. Më parë tregoja për katastrofa që ndodhnin pesë apo dhjetë vjet më parë. Tani mund të sjellë informacione për ngjarje të tilla nga java e kaluar, sepse situata po përkeqësohet shumë shpejt dhe do të vazhdojë të përkeqësohet nëse ne nuk ndërmarrim veprime në konferencën mbi klimën”, thotë zoti Gore.
Ai gjithashtu përmendi tragjedinë nga përmbytjet në Spanjë.
“Nëse shikoni temperaturat e sipërfaqes së detit, disa javë më parë, nga avujt e lëshuar nga ujërat e ngrohta të Mesdheut, pamë se çfarë ndodhi në Spanjë. Ishte një tragjedi e tmerrshme. Më shumë se 200 njerëz humbën jetën prej përmbytjeve”, thotë zoti Gore.
Megjithatë, aktivistët për mbrojtjen e mjedisit ankohen se konferencat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi klimën po mbizotërohen nga përfaqësues të firmave që shkaktojnë ndotjet më të mëdha të planetit.
Një raport i një grupi të organizatave për mjedisin thotë se mbi 1700 lobistë të industrisë së naftës po marrin pjesë në takimin mbi klimën në Baku.
Aktivistët protestuan sot duke mbajtur në duar një balonë në formën e një gjarpri gjigant, ndërsa kërkuan largimin e lobistëve nga konferenca.
“Ata janë gjarpërinj. Korporatat që lobojnë për përdorimin e naftës dhe gazit, që promovojnë eksportet e gazit në Afrikë dhe pjesën jugore të globit, janë gjarpërinj. Ju e dini se çfarë bëjnë gjarpërinjtë, ata kafshojnë dhe kjo është arsyeja pse ne nuk i duam këtu”, tha aktivistja Olamide Matins Ogunlade.
Një grup i ish-udhëheqësve të shteteve dhe ekspertë mbi mjedisin thanë se konferencat vjetore të OKB-së për klimën nuk ishin më të përshtatshme për mbrojtjen e mjedisit dhe duhej të reformoheshin. Ata publikuan një letër të hapur kritike, ndërsa takimi vjetor i OKB-së në Baku po vazhdon.
Deri më tani kjo konferencë ka arritur pak përparim, ndërsa një nga çështjet kryesore që po diskutohet është fondi që vendet e zhvilluara duhet të ndajnë për vendet e varfra për t’u përballur me pasojat e ngrohjes globale./ VOA
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësi...
Rusia ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin...
Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, është ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe ...
Qeveria gjermane njoftoi se Kancelari gjerman Olaf Scholz ...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAE...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në ja...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka përzgjedhur një alea...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas zjarrit në shtë...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së përzgjedh mbështetësit dhe...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të em...
Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë nj...
Prokurorët francezë kanë kërkuar burgim dhe ndalim pesë-vj...
Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë ka treguar s...
Republikanët fituan numrin e mjaftueshëm të vendeve për të...
Policia e Gjirokastrës tha të enjten se goditi një rrjet t...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...