Mbi 800 vatra aktive zjarri në Kanada/ Tymi arrin në SHBA, shkakton alarm për cilësinë e ajrit
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka lartësuar të premten bashkëpunimin mes Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së, për luftimin e asaj që ai e quajti “bashkëpunim i rrezikshëm dhe përshkallëzues” mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.
“Jam krenar sa larg kemi arritur”, tha Biden. “Ne e kemi trajtuar së bashku secilin problem”.
Biden foli para takimit në Peru me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dhe kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba.
Takimi mes tyre u zhvillua mes shqetësimeve të shtuara për partneritetin në rritje ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, si dhe për shpeshtimin e testimit të raketave balistike nga Pheniani.
Ata u takuan në margjinat e samitit për Bashkëpunimin Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC ) në Peru, në një kohë kur Koreja e Veriut i ka dërguar mijëra trupa në Rusi për ta ndihmuar Moskën t’i rimarrë territoret në rajonin kufitar të Kurskut, pas një inkursioni befasues të Ukrainës atje në gusht.
Sipas vlerësimeve të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Ukrainës, rreth 12.000 trupa koreanoveriore janë dërguar në Rusi.
Zyrtarë të inteligjencës amerikane dhe koreanojugore thonë se Koreja e Veriut gjithashtu i ka dhënë Rusisë sasi të mëdha municionesh.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, urdhëroi gjithashtu një sërë testimesh raketore në prag të zgjedhjeve të 5 nëntorit në SHBA dhe pretendon se vendi i tij ka përparuar në përpjekjet për të ndërtuar armë për ta goditur drejtpërdrejt SHBA-në.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të shqetësuar se Pheniani mund të ndërmarrë veprime më provokuese para përurimit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, dhe ditëve të para të administratës së tij në janar.
Biden ndodhet për një vizitë gjashtëditore në Amerikën Latine për samitet e fundit të mëdha ndërkombëtare gjatë presidencës së tij. Pas APEC-ut, ai do të marrë pjesë në një mbledhje në Brazil të liderëve të Grupit të 20 ekonomive kryesore.
Ai ka të ngjarë të përballet me pyetje nga liderët botërorë për administratën e ardhshme, për atë se çfarë do të nënkuptojë për ta kthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë./ REL
Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësi...
Izraeli goditi sot me sulme ajrore disa pjesë të Libanit d...
Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në ...
Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërt...
Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësi...
Rusia ka njoftuar Austrinë se do t’ia ndërpresë furnizimin...
Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë, Vili Beros, është ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Organizata rinore të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe ...
Qeveria gjermane njoftoi se Kancelari gjerman Olaf Scholz ...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAE...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në ja...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka përzgjedhur një alea...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pas zjarrit në shtë...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së përzgjedh mbështetësit dhe...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, thotë se do të em...
Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë nj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...