Azerbajxhan, aktivistët protestojnë brenda konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike
Qindra aktivistë u mblodhën brenda njërës prej sallave ple...

Analistët vlerësojnë se gjyqësori ende nuk i ka hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës në Malin e Zi. Sipas tyre Gjyqësori nuk ka vullnet politik për hetim të krimeve të luftës dhe se gjykata malazeze, siç thanë ata, duhet të kalojë nëpër një sistem të posaçëm të vetingut. Ata theksojnë se Mali i Zi duhet t'u përmbahet rekomandimeve të Komisionit Evropian, i cili në raportin e fundit kërkon dënimin konkret të krimeve të luftës gjatë luftës së viteve të 90.
Analistët vlerësojnë se Malit të Zi i duhet një qasje më aktive për hetimin, ndjekjen penale, gjykimin dhe ndëshkimin e krimeve gjatë luftës së viteve '90.
Një vlerësim të tillë e rekomandon edhe Komisioni Evropian, në raportin e fundit, ku nga Mali i Zi kërkon dënimin konkret të krimeve të luftës, i cili sipas tyre ka munguar dukshëm.
Analisti dhe ish-kryeredaktori i disa mediave malazeze, Xhevdet Pepiq, tha se Gjyqësori në Malin e Zi ende nuk ka hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës në Malin e Zi.
“Për fat të keq problemi më i madh është se Mali i Zi ende nuk është ballafaquar me të kaluarën. Institucionet gjyqësore ende nuk i kanë hetuar dhe dokumentuar krimet e luftës. Në fakt ka pasur një vullnet të fuqishëm dhe të organizuar për të shmangur përgjegjësinë. Qasja e Gjyqësorit në procedurat e hulumtimit të krimeve të luftës, duhet të jetë proaktive për të hetuar, ndjekur penalisht, gjykuar dhe ndëshkuar në mënyrë efektive,” tha zoti Pepiq.
Analisti Nikollë Berishaj, vë në dukje, se në Mal të Zi nuk ka vullnet politik për hetim të krimeve të luftës dhe se gjykata malazeze, siç tha ai, duhet të kalojë nëpër një sistem të posaçëm të vetingut.
“Gjykata malazeze duhet të kalojë nëpër një sistem të posaçëm të vetingut, veçanërisht të krimeve të luftës. Ne kemi shembull rastin në Husaj ku për një ditë vriten një numër i madh i refugjatëve, apo më mirë të themi të dëbuarve nga Kosova dhe gjykatat në Malin e Zi praktikisht nuk dënon asnjë person”, tha zoti Berishaj.
Zoti Pepiq tha se Gjyqësori duhet të përmirësojë qasjen ndaj hetimit dhe ndjekjes penale të krimeve të luftës, pasi dihet se një numër i qytetarëve të Malit të Zi ishin pjesëmarrës në ato krime.
“Një numër i qytetarëve të Malit të Zi ishin pjesëmarrës në ato krime të luftës. Ne kemi raste kur të debuarit nga lufta në ish-jugosllavi, që kërkuan shpëtim në Mal të Zi iu dorëzuan ushtrisë serbe të Ratko Mladiçit dhe Radovan Karaxhiqit dhe për këtë nuk kemi asnjë proces gjyqësor”, tha Pepiq.
Zoti Berishaj beson se pa i gjykuar dhe arrestuar kriminelët e luftës gjyqësori në Malin e Zi nuk mund të konsiderohet i pavarur.
“Kur të fillojnë të hyjnë në procedurë gjyqësore kriminelët e luftës, atëherë mund të flasim për një gjyqësi të pavarur, për një gjyqësi që do të jetë nder edhe për Malin e Zi si për çdo shtet tjetër demokratik”, tha analisti Berishaj.
Në procesin drejt integrimit evropian Mali i Zi, sipas analistëve, është i detyruar të ndjekë në mënyrë efektive krimet e luftës në përputhje me ligjin dhe standardet ndërkombëtare me qasje në drejtësi dhe dëmshpërblime për viktimat./ Voa
Qindra aktivistë u mblodhën brenda njërës prej sallave ple...
Ndërsa presidenti i sapozgjedhur Donald Trump bëhet gati p...
Të arratisurit nga Koreja e Veriut thonë se Pheniani ka të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk është i interesuar që...
Media shtetërore libaneze njoftoi se trupat tokësore izrae...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializu...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e Jashtme dhe S...
Në Francë dhe Gjermani nuk është miratuar buxheti për viti...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, ka emëruar Guvern...
Sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të kryeq...
Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prek...
Masakër në qytetin lindor të Kinës, Yixing. Një person ka ...
Elon Musk u takua me ambasadorin e Iranit në OKB një ditë ...
Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesv...
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, është shprehur s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka la...
Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësi...
Izraeli goditi sot me sulme ajrore disa pjesë të Libanit d...
Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në ...
Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërt...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...