Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk është i interesuar që...

Të arratisurit nga Koreja e Veriut thonë se Pheniani ka të ngjarë ta mbajë të fshehtë dislokimin e ushtarëve për të luftuar për interesat e Rusisë në Ukrainë duke mos ua treguar as vetë familjeve të ushtarëve. Por lajmi padyshim do të dalë, duke shkaktuar ankth dhe dhimbje.
Zyrtarët perëndimorë të zbulimit vlerësojnë se rreth 10,000 ushtarë të Koresë së Veriut ndodhen tashmë në Rusi, kryesisht në vendndodhje rreth rajonit Kursk, ku forcat ukrainase kanë kapur disa territore.
"Nënat koreano-veriore që dërguan fëmijët e tyre në Rusi duhet të ndiejnë dhimbje të paimagjinueshme", tha Kim Jeong-ah, një dezertore koreano-verior dhe ish-togere e parë në Ushtrinë Popullore të Koresë së Veriut, gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës".
“Kjo gjë të çmend e nuk ka mënyrë tjetër si mund ta shprehësh ndryshe këtë ndjenjë”, tha Kim, e cila është vetë nënë, e tashmë drejton një organizatë jofitimprurëse në Seul që mbështet të drejtat e grave në Korenë e Veriut. "Ata nuk mund të qajnë në shtëpitë e tyre aq sa do të donin, sepse do të dëgjoheshin jashtë”.
Kim, i cila u arratis nga Koreja e Veriut në vitin 2009, tha se "familjet e atyre ushtarëve të Koresë së Veriut në Rusi duhet të vuajnë pa qenë në gjendje të shprehin shqetësimet e tyre për shkak të presionit nga regjimi i Koresë së Veriut".
Besohet gjerësisht se regjimi i Kim Jong Un-it mobilizoi forcat speciale të tij elitare "Storm Corps" për të mbështetur Rusinë.
Lee Hyun Seung, një ish-ushtar në njësinë e korpusit “Storm” dhe një i arratisur që tashmë jeton në SHBA, i tha "Zërit të Amerikës" gjatë një telefonate të mërkurën se "regjimi i Koresë së Veriut nuk informon familjet për dislokimet jashtë vendit, vendndodhjet e njësive apo çështjet e sigurisë personale”, nga frika e zbulimit të sekreteve ushtarake.
Lee sugjeroi se lajmet për dislokimin ka të ngjarë të përhapen gojarisht mes banorëve dhe se "me siguri do të ketë kundërshtim të brendshëm ndaj kësaj shkeljeje të qartë të të drejtave të njeriut – siç është dislokimi i trupave pa njoftimin e familjeve".
Thashethemet do të përhapen shpejt dhe nëse familjet që nuk ishin në dijeni të dislokimit zbulojnë se djemtë e tyre janë sakrifikuar, kjo do të jetë një goditje e madhe për regjimin.
Në një bisedë të organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, Tae Young-ho, ish-diplomat i Koresë së Veriut që shërbeu në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut pas dezertimit të tij, tha se megjithëse Pheniani po e mban të fshehtë dislokimin, vdekjet e trupave të Koresë së Veriut do të jetë e vështirë të mbahen sekret.
Tae tha gjithashtu se Koreja e Veriut ka një shkallë shumë të ulët të lindjeve, me familjet që kanë vetëm një ose dy fëmijë, ndaj prindërit nuk do të jenë në gjendje të pranojnë faktin që fëmijët e tyre mund të vdesin duke mbrojtur Rusinë dhe jo vendin e tyre./ Voa
Presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk është i interesuar që...
Media shtetërore libaneze njoftoi se trupat tokësore izrae...
Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të industrializu...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e Jashtme dhe S...
Në Francë dhe Gjermani nuk është miratuar buxheti për viti...
Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, ka emëruar Guvern...
Sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të kryeq...
Sektori i kujdesit shëndetësor në Gjermani është më i prek...
Masakër në qytetin lindor të Kinës, Yixing. Një person ka ...
Elon Musk u takua me ambasadorin e Iranit në OKB një ditë ...
Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesv...
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, është shprehur s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka la...
Presidenti amerikan Joe Biden, do të takohet me udhëheqësi...
Izraeli goditi sot me sulme ajrore disa pjesë të Libanit d...
Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në ...
Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërt...
Vendet aziatike mbizotërojnë listën e vendeve që emetojnë ...
Banorët e qytetit të Novi Sadit në veri të Serbisë ndaluan...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...