Rama takon sot banorët e Zvërnecit/ Zbardhen detaje
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...

Nis sot legjislatura e 119 e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Pas kundërshtimeve mbi buxhetin e qeverisë muajin e kaluar, kontrolli nga Partia Republikane si i Kongresit edhe i Shtëpisë së Bardhë, përballet me sfida.
Në këtë legjislaturë të re, në Senat republikanët do të kenë shumicën, që deri më tani ishte mbajtur nga demokratët. Senatori Mitch McConnell u tërhoq nga drejtimi i republikanëve në Senat, një post që e mbajti për 18 vjet. Në këtë rol është zgjedhur senatori republikan John Thune.
Republikanët do të kenë shumicën 53 - 47, shumë më pak se 60 votat që nevojiten për miratimin e pjesës së më të madhe të akteve ligjore.
Në Dhomën e Përfaqësuesve, ku republikanët kanë një shumicë të ngushtë 219 – 215, vëmendja do të përqendrohet tek votimi për kryetarin e kësaj dhome. Posti i kryetarit aktual Mike Johnson është në pikëpyetje pas marrëveshjes që ai arriti muajin e kaluar me demokratët për miratimin e buxhetit të përkohshëm të qeverisë dhe shmangien e mbylljes së saj.
Do të mjaftonin vetëm 2 vota kundër Johnsonit nga republikanët, për ta vënë në pikëpyetje rolin e tij si udhëheqës i Dhomës së Përfaqësuesve.
Demokratët pritet të propozojnë udhëheqësin e pakicës Hakeem Jeffries për këtë post, por ai nuk pritet të marrë votat e nevojshme.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump shprehu të hënën mbështetjen e tij për kreun aktual të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson, duke e cilësuar atë si “një njeri të mirë, që punon fort dhe një njeri besimtar”.
Por ligjvënësit republikanë Chip Roy dhe Thomas Massie kanë shprehur hapur dyshimet e tyre mbi drejtimin e zotit Johnon dhe aleati dhe këshilltari i zotit Trump Steve Bannon u ka bërë thirrje republikanëve që ta largojnë atë nga posti.
“Zoti Johnson është kritikuar fort nga kolegët e tij republikanë. Dhe ai ka një diferencë jashtëzakonisht të ngushtë për të siguruar shumicën, një grusht njerëzish”, tha përmes platformës Zoom për Zërin e Amerikës Kevin Kosar nga Insituti Amerikan për Sipërmarrje.
Dy vjet më parë, kur nisi punimet Kongres i atëhershëm, republikani Kevin McCarthy u përball me sfida të ngjashme në ambicien e tij për drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Ai u zgjodh pas 15 raundesh votimi.
Kongresi pritet të mblidhet në 6 janar për të certifikuar fitoren e zgjedhjeve presidenciale të zotit Donald Trump, një proces që nuk mund të realizohet, pa kreun e Dhomës së Përfaqësuesve.
Kushdo që do të jetë udhëheqës, të paktën përkohësisht, do të ketë një shumicë edhe më të ngushtë pasi Presidenti i zgjedhur Trump të marrë detyrën në 20 janar, pasi ai ka përzgjedhur dy republikanë të Dhomës së Përfaqësueve për të mbajtur role në administratën e tij.
Tradicionalisht, 100 ditët e para të Presidencës dhe Kongresit të ri paraqesin një periudhë për një agjendë legjislative ambicioze.
“Presidenti i ri do të përqëndrohet tek tarifat, tek kufiri, urdhërat ekzekutivë të lidhur me emigracionin dhe emigrantët, veçanërisht ata nga Meksika dhe vendet myslimane. Dhe më pas ai do të përpiqet për çdo kompromis të mundshëm për të siguruar miratimin e ligjeve për çështje që lidhen me ekonominë, ushqimet, siç preferon ai t’i cilësojë”, shprehet për Zërin e Amerikës përmes platformës Zoom Casey Burgat, profesore pranë universitetit “George Washington”./ Voa
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka hedhur...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zgj...
Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë...
Polonia ka vendosur që të mos e ftojë ambasadorin e Hu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16-vjeçar...
Një sulm me dronë nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev,...
Ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një raketë dhe një dro...
Hetuesit koreano-jugorë ndalën përpjekjet e tyre për të ar...
Prej kur është parë që Rusia ka dështuar ta pushtojë Ukrai...
Të dhënat paraprake të hetimit nga sulmi i përgjakshëm i d...
FBI-ja thotë se beson se autori i sulmit terrorist të Nju ...
Një aksident ka ndodhur këtë të enjta në Suharekë të Kosov...
Njëmbëdhjetë persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraeli...
Sulmi terrorist në New Orleans dhe shpërthimi në Tesla par...
Basti i Putinit mbi luftën në Ukrainë është aq i lartë sa ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve t...
Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin pë...
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën kur një varkë me em...
Të dhënat paraprake lidhur me sulmin terrorist që shkaktoi...
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...