Kush është Pam Bondi, e emëruara e zotit Trump për postin e prokurores së përgjithshme?
Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve t...

Basti i Putinit mbi luftën në Ukrainë është aq i lartë sa që fitorja aty do t’i sillte Rusisë fitime të përmasave historike: Është krejt apo asgjë”, shkroi Aleksandr Baunov, analist politik në Carnegie Russia Eurasia Center, grup hulumtues. “Nëse mendon që fati i botës po caktohet në Donbas, atëherë edhe e ardhmja e Sirisë do të caktohet aty”.
Me pak fjalë, derisa Moska manovron t’i mbajë bazat e veta ushtarake në Siri, Putini mund ta intensifikojë ofensivën e tij të kushtueshme në Ukrainë për të rifituar pak prestigj. Komentues rusë pro luftës e ftuan Putinit ta bëjë pikërisht këtë, tek kërkuan njashtu kushte më të ashpra të paqes në Ukrainë për ta shmangur atë lloj armëpushimi jobindës që në fund shpiu në rënien e Assadit. Të dy skenarët do ta ndërlikojnë premtimin e administratës në ardhje të Donald Trumpit në SHBA për t’u dhënë fund shpejt luftimeve në Ukrainë. Pas rënies së Assadit, presidenti i zgjedhur Trump e talli Rusinë se dështoi ta shpëtojë aleatin e saj dhe i bëri thirrje Putinit të arrijë marrëveshje me Ukrainën.
“Rusia u dobësua tani shkaku i Ukrainës dhe ekonomisë së dobët”, shkroi Trumpi në platformën Truth Social. “E njoh mirë Vladimirin. Është momenti, koha i tij për veprim”. Portreti i dëmtuar i ish-presidentit sirian, Bashar al-Assad, në një autostradë në Damask
Thirrje për intensifikim luftimesh
Një nga tiparet më të qëndrueshme të sundimit të errët 25-vjeçar të Putinit është neveria për veprim në momente dobësie a nënshtrimi ndaj presioneve të jashtme.
Përshkrimet e tija se si do të dukej fitorja ruse në Ukrainë përherë qenë të paqarta. Deri vjet, Ushtria Ruse pati hequr dorë nga përpjekjet e dështuara për ofensiva masive që mund ta rrëzojnë shtetin ukrainas. Në vend të kësaj, u përqendrua në lindje, duke ushtruar presion mbi forcat ukrainase në shumë fronte dhe duke bombarduar qytetet e infrastrukturën kritike të Ukrainës. Ekspertë ushtarakë e interpretuan strategjinë si përpjekje për t’i rraskapitur ushtrinë dhe shoqërinë ukrainase si dhe për ta detyruar Kievin të ulet në tryezë negociatash.
Putini la të kuptohet se marrëveshja e paqes duhet të mundësojë që Rusia t’i mbajë të paktën ato territore që i pushtoi dhe që ta garantojë neutralitetin ushtarak të Ukrainës. Që do të thotë, të mos anëtarësohet në NATO. Rusia do njashtu ta ndrydhë kapacitetin ushtarak ukrainas.
Qeveria në Kiev refuzon me ngulm çdo kusht për paqe që zyrtarizon humbje territori apo që ia pamundëson hyrjen në NATO.
Por “debakli” rus në Siri e tkurr edhe më tej hapësirën për kompromis. Komentues rus pro-luftës e pritën me mëdyshje e zemërim rënien e Assadit, shmangien e së cilës e pamundësuan kërkesat e luftës në Ukrainë. Ultranacionalisti i njohur rus, Zakhar Prilepin, e quajti Sirinë “katastrofa jonë”. E kritikë tjerë i sugjeruan Rusisë të mësojë nga gabimet e Assadit.
“Përfundimi është i qartë: më mirë të mos braktisen konfliktet e ngrira”, thotë Oleg Tsaryov, ish-deputet ukrainas pro-Rusisë. “Nëse një konflikt ngrihet, armiku s’do mend që do ta shfrytëzojë momentin tuaj të dobësisë”.
Sipas Tsaryovit, Rusia duhet ta detyrojë Ukrainën ta pranojë marrëveshjen e paqes që, mes tjerash, e detyron ta ndalë synimin për anëtarësim në NATO dhe ta pranojë humbjen e rajoneve të aneksuara. “Territoret e kontestuar janë shkak për konflikt të pafund”, mendon ai.
Rikthimi i prestigjit të humbur
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha vetëm pak ditë më parë se mund ta pranojë humbjen e përkohshme të ndonjë territori të pushtuar, porse kurrë jo ndryshimin e përhershëm të kufijve. Këtë pikëpamje, sipas sondazheve, e mbështet shumica e ukrainasve.
E kritikët kërkuan që ushtria t’i përgjigjet me më shumë brutalitet ndaj Ukrainës, gjendjes në Siri. “Është koha për të treguar ashpërsi ekstreme, madje mizori në Ukrainë”, shkroi Aleksei Pilko, historian ultranacionalist rus, në Telegram. Bëri thirrje për vrasje të zyrtarëve ukrainas, për më shumë sulme ajrore ruse kundër objekteve qeveritare si dhe infrastrukturës energjetike. Ashtu sikurse Putini, ata ofruan pak detaje se si ushtria e varfëruar ruse mund ta arrijë kapitullimin ukrainas që do t’i kënaqte pretendimet e tyre. E nëse Putini do t’i marrë parasysh këto apo ndonjë argument tjetër, kjo është çështje tjetër.
Vasily Kashin, studiues politik në Shkollën e Lartë të Ekonomisë në Moskë, e kualifikoi vrullin e reagimeve nacionaliste pas lëmshit në Siri si “zhurmë mediatike”. Tha se Kremlini do ta vazhdojë luftën sipas planit dhe s’ka gjasa të shpërqendrohet nga ngjarjet periferike që patën pak apo aspak ndikim në fushëbetejë.
Putini s’do mend se prej kohësh e kultivoi imazhin e një strategu të patrazuar nga baticat dhe zbaticat e ngjarjeve të përditshme. Por goditja që e pësoi në reputacionin global si rrjedhojë e rënies së Assadit mund ta shtyjë në një shpërfaqje të fuqisë në Ukrainë, mendon Tatiana Stanovaya, studiuese politike ruse në Carnegie Russia Eurasia Center. “Mund të tundohet të tregojë se Rusia s’është e mundur dhe që di se çfarë bën”, shtoi ajo. “Dhe kjo mund ta zhysë në dyshime se çfarë mund të pranojë në Ukrainë”.
Për të demonstruar forcë, Putini mund të ofrojë kushte të reja në bisedime të paqes ose mund edhe t’i përshkallëzojë sulmet ajrore. Një zyrtar amerikan që foli në kusht anonimiteti, tha se në ditët në vijim Rusia mund ta godasë Ukrainën me një tjetër Oreshnik, raketë balistike e re dhe e fuqishme. Në Qeverinë ukrainase thanë se kërcënimet e Putinit për përshkallëzim përbëjnë blof ngase ushtria ruse veçse po lufton me kapacitet maksimal teksa lufta po i afrohet vitit të katërt.
Për disa, debati mbi përgjigjen e mundshme të Putinit ndaj rënies së Assadit e fsheh një mësim më të rëndësishëm mbi luftës civile 13-vjeçare të Sirisë: vështirësinë për të fituar konflikt të zgjatur. Fushata ushtarake ruse për t’i kurthuar armiqtë e Assadit doli e pavlerë, iluzion i fitores që ende mund të bëjë jehonë në Ukrainë. “Në botë moderne, fitorja është e mundur veç në një luftë të shpejtë dhe të shkurtër”, shkroi Ruslan Pukhov, ekspert i njohur ushtarak rus. “Nëse s’mund të korrni sukses në sferën ushtarako-politike, përfundimisht do të humbni pavarësisht se çfarë bëni./ New York Times
Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve t...
Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin pë...
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën kur një varkë me em...
Të dhënat paraprake lidhur me sulmin terrorist që shkaktoi...
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton ...
Presidenti amerikan Joe Biden do t'u japë 20 amerikanëve n...
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë...
Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rrall...
Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kalu...
Një makinë Tesla Cybertruck ka shpërthyer jashtë hotelit t...
Mediat e huaja raportojnë se Shamsud-Din Jabbar, një veter...
Donald Trump ka kritikuar autoritetet amerikane dhe ag...
Franca ka realizuar sulme ajrore me raketa në Siri gjatë f...
Pesë persona jetën në Gjermani dhe një oficer policie u pl...
Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashk...
Disa persona u vranë me armë zjarri në ditën e parë të vit...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se pl...
Elon Musk, i lindur në Pretoria, Afrika e Jugut, është...
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy entiteteve ...
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plag...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...