Suedia: Plani i BE-së për migrantët mund të finalizohet në mars
Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin pë...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve të kabinetit ka zgjedhur mbështetësit e tij më të fortë. Megjithatë, zgjedhja e ish prokurores Pam Bondi për postin e prokurorit të përgjithshëm mund të përballet me disa pyetje të vështira mbi çështjet etike dhe angazhimin e saj në fushën e lobimit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington, Carolyn Presutti sjellë më shumë hollësi mbi karrierën e ish prokurore së Floridës Pam Bondi.
“Para se të merrja postin e prokurores së përgjithshme të Floridës, unë isha prokurore karriere për 18 vite.”
Pam Bondi njihet më së miri si prokurorja e parë e përgjithshme e Floridës, shteti ku ndodhet Mar-a-Lago, shtëpia e Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Ja çfarë i tha zonja Bondi Zërit të Amerikës në vitin 2012 kur u zgjodh për herë të parë.
“Posti më i lartë që unë kam dëshiruar është ai i prokurores së përgjithshme, kaq. Unë jam përqëndruar në këtë. Jam shumë e vendosur dhe e motivuar të bëjë punën e prokurores”, tha ajo në gusht të vitit 2012.
Zonja Bondi foli në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane në vitin 2016 kur Donald Trump ishte kandidati presidencial i partisë, tre muaj para se të fitonte për herë të parë presidencën.
"Unë e njoh Donaldin dhe jam krenar që e njoh atë", tha ajo në gusht të vitit 2016
Një mbështetëse besnike e pretendimit të rremë se zoti Trump kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020, ajo ishte gjithashtu anëtare e ekipit ligjor të zotit Trump në gjyqin e tij të shkarkimit në Senat.
Së bashku me republikanët e tjerë, zonja Bondi mbështeti zotin Trump në gjyqin në Nju Jork, në të cilin një juri e shpalli atë fajtor lidhur me akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë në këmbim të heshtjes së aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels.
Në fillim të dhjetorit, zonja Bondi vizitoi Kongresin, duke u takuar më senatorët për të siguruar mbështetjen e tyre para seancës së konfirmimit të saj në Senat për postin e prokurores së përgjithshme.
"Dua të sigurohem që ne të përmirësojmë reputacionin e agjencive si FBI-ja, atë të Departamentit të Drejtësisë dhe agjencitë e zbulimit. Duhet të rivendosim reputacionin e tyre si institucione jopolitike", tha senatori republikan John Cornyn.
Analistët thonë se mungesa e pavarësisë së saj nga Shtëpia e Bardhë mund të jetë një çështje shqetësuese gjatë procesit të konfirmimit të saj.
“Do të ketë raste, mendoj se është një siguri absolute duke pasur parasysh shkallën në të cilën zoti Trump po përpiqet të tejkalojë kufijtë në shumë fronte ligjore, ku besnikëria ndaj ligjit dhe besnikëria ndaj Trumpit do të jenë në tension, dhe trajtimi i këtyre rasteve nga Pam Bondi do të jetë një çështje e debatueshme”, thotë James Sample nga universiteti Hofstra.
“Një nga gjërat që mund të shihet si konflikt interesi është vendimi i zyrës së saj në vitin 2013 për të mos hetuar zyrtarisht pretendimet për mashtrim nga Universiteti Trump”, thotë Claire Finkelstein nga Universiteti i Pensilvanisë.
Por komisioni i etikës në Florida nuk gjeti asnjë shkelje nga ana e saj.
“Ish prokurorja e përgjithshme e Floridës ka ofruar gjithmonë mbështetjen e saj. Ajo mund të zgjedhte çfarë të donte”, tha Presidenti i zgjedhur Donald Trump.
Pam Bondi aktualisht është pjesë e firmës lobuese “Ballard Partners”, me seli në Uashington. Analistët thonë se senatorët do të pyesin edhe për klientët e saj të profilit të lartë, të cilët mund të përballet pasi ajo të marrë postin e prokurores së përgjithshme./VOA
Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin pë...
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën kur një varkë me em...
Të dhënat paraprake lidhur me sulmin terrorist që shkaktoi...
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton ...
Presidenti amerikan Joe Biden do t'u japë 20 amerikanëve n...
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë...
Gjiganti amerikan Apple është duke ofruar zbritje të rrall...
Nëntë prej 10 makinave të reja që janë shitur vitin e kalu...
Një makinë Tesla Cybertruck ka shpërthyer jashtë hotelit t...
Mediat e huaja raportojnë se Shamsud-Din Jabbar, një veter...
Donald Trump ka kritikuar autoritetet amerikane dhe ag...
Franca ka realizuar sulme ajrore me raketa në Siri gjatë f...
Pesë persona jetën në Gjermani dhe një oficer policie u pl...
Hungarisë i janë mohuar edhe zyrtarisht fondet e Bashk...
Disa persona u vranë me armë zjarri në ditën e parë të vit...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të martën se pl...
Elon Musk, i lindur në Pretoria, Afrika e Jugut, është...
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy entiteteve ...
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plag...
Një nga kohët më të njohura për të vizituar kështjellën Hi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...