Rriten temperaturat/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale mund të mbahen këtë vit, nëse bisedimet i japin fund “fazës së nxehtë” të luftës me Rusinë, duke e mundësuar heqjen e gjendjes së luftës.
Duke folur në një intervistë të transmetuar në televizionin ukrainas më 2 janar, Zelensky tha se mbajtja e zgjedhjeve të shtyra për kohë të gjatë do të varet nga pozita në të cilën do ta gjejë veten Ukraina pas ndonjë marrëveshjeje për përfundimin e luftës për zmbrapsjen e trupave pushtuese ruse.
“Sa i përket vitit 2025, nëse ia dalim t’i japim fund fazës së nxehtë të luftës për Ukrainën; nëse e arrijmë këtë së bashku me një ushtri të fuqishme, me një paketë të madhe armatimi dhe me garanci të forta për sigurinë, atëherë ato [zgjedhjet] do të mbahen”, tha Zelensky. “Pas kësaj, në parim, ne mund ta mendojmë shfuqizimin e gjendjes së luftës në Ukrainë. Sapo kjo të ndodhë, topi do të jetë në fushën e Parlamentit, i cili mund ta caktojë pastaj një datë për zgjedhje. Mendoj se nuk ka nevojë të presim me vite për zgjedhje kur të hiqet gjendja e luftës”, shtoi ai.
Mandati pesëvjeçar i Zelenskyt përfundoi më 20 maj 2024.Zelensky, 46-vjeçar, nuk tregoi nëse do të kërkojë ndonjë mandat tjetër si lider i vendit.
“Nëse bëj më shumë se çfarë mundem, atëherë mbase do ta marrë ketë vendim më me pozitivitet. Sot, ky nuk është synimi im”, theksoi ai.
Zgjedhjet presidenciale duhej të mbaheshin në mars apo prill 2024, por ato u shtynë për shkak se vendi është ende në gjendje lufte.
Sipas Kushtetutës së Ukrainës, Zelensky duhet patjetër të vazhdojë t’i kryejë detyrat e presidentit derisa të zgjidhet lideri i ri i shtetit.
Zgjedhjet parlamentare duhej të mbaheshin më 29 tetor 2023, por edhe ato u shtynë për shkak të zbatimit të gjendjes së luftës.
Ukraina është në gjendje lufte prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt të vitit 2022. Zbatimi i saj është zgjatur për periudha prej 90 ditësh plot 13 herë nga Parlamenti.
Ligjvënësit duhet ta ndryshojnë ligjin për ta mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së luftës.
Shumë analistë dhe politikanë kanë ngritur shqetësime mbi sigurinë, zhvendosjen e votuesve dhe infrastrukturën si pengesa kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve legjitime në Ukrainë në rrethanat e tanishme.
Derisa Rusia e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve, Bashkimi Evropian ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim për statusin e tij si lider i Ukrainës, ndërsa Kombet e Bashkuara e kanë mbështetur duke thënë se Zelensky "mbetet... personi me të cilin sekretari i Përgjithshëm komunikon kur ka nevojë të kontaktojë udhëheqësin ukrainas"./ Rel
Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë...
Polonia ka vendosur që të mos e ftojë ambasadorin e Hu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 16-vjeçar...
Një sulm me dronë nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev,...
Ushtria izraelite tha se ka rrëzuar një raketë dhe një dro...
Hetuesit koreano-jugorë ndalën përpjekjet e tyre për të ar...
Prej kur është parë që Rusia ka dështuar ta pushtojë Ukrai...
Të dhënat paraprake të hetimit nga sulmi i përgjakshëm i d...
FBI-ja thotë se beson se autori i sulmit terrorist të Nju ...
Një aksident ka ndodhur këtë të enjta në Suharekë të Kosov...
Njëmbëdhjetë persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraeli...
Sulmi terrorist në New Orleans dhe shpërthimi në Tesla par...
Basti i Putinit mbi luftën në Ukrainë është aq i lartë sa ...
Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postet e anëtarëve t...
Bashkimi Evropian mund të finalizojë në mars propozimin pë...
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën kur një varkë me em...
Të dhënat paraprake lidhur me sulmin terrorist që shkaktoi...
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Anton ...
Presidenti amerikan Joe Biden do t'u japë 20 amerikanëve n...
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...