FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Qytetet e Bosnjës janë në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë që nga java e kaluar. Kryeqyteti i vendit, Sarajeva ka nxjerrë një paralajmërim për cilësinë e dobët të ajrit dhe ekspertët kanë fajësuar për këtë një rritje të djegies së karburanteve në zonat e banuara dhe sektorin e transportit. Të hënën, qyteti që shtrihet në një luginë të rrethuar nga malet, u mbulua nga një shtresë e trashë smogu.
Enis Krecenin, meteorolog dhe ekspert i mjedisit tha për agjencinë e lajmeve Reuters se Sarajeva është në rrezik të lartë nga ndotja e ajrit gjatë muajve të dimrit për shkak të ndryshimit të temperaturave, që bllokojnë elementët e dëmshëm ndotës në sipërfaqe të ulët.
“Çështja e cilësisë së ajrit në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është një gjë e re dhe nuk është shfaqur së fundmi. Ky problem ka ekzistuar për dekada sepse Bosnja është një vend i varfër me një jetesë shumë më të ndryshme se njerëzit e tjerë në Evropë. Industria jonë është e bazuar kryesisht në industrinë e rëndë dhe të papastër”, thotë ai.
Gjatë dimrit gjendja rëndohet për shkak të mungesës së lëvizjes së ajrit, thotë ai.
“Nëse nuk ka erë dhe ndryshime të tjera, ne do të kemi ajër të ndotur. Pra, smogu dhe ajri i ndotur i grumbulluar mbi qytet nuk hiqet pa një ndryshim të kushteve të motit, si reshje shiu ose erë.”
Pavarësisht premtimit të autoriteteve për ta bërë Sarajevën një qytet me nivel zero të çlirimit të karbonit deri në vitin 2035, kostoja e jetesës i ka detyruar banorët të zgjedhin opsionin më të lirë, karburantet, për ngrohjen e banesave të tyre dhe makina më të vjetra për transport, që shkaktojnë ndotje më të madhe të ajrit.
Ekspertët e shëndetit publik thonë se ajri i ndotur mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze për banorët.
“Ndotja e ajrit në Sarajevë shkakton ndryshime dhe probleme shëndetësore me mushkëritë si për të rinjtë ashtu edhe për popullatën e moshuar”, thotë Teufik Hadziosmanovic, mjek i sëmundjeve të mushkërive.
Pasojat e ajrit të ndotur janë më të rënda për personat që vuajnë nga sëmundje kronike, thotë mjeku Teufik Hadziosmanovic.
“Ekspozimi ndaj ajrit të ndotur, që zgjat me vite, mund të dëmtojë rëndë sistemin e frymëmarrjes dhe kjo ndodhë shpesh tek të rinjtë, fëmijët dhe pacientët me sëmundje kronike dhe mund të shkaktojë sëmundje kronike të mushkërive”, thotë ai.
Përveç sëmundjeve të mushkërive, mjekët thonë se ajri i ndotur mund të shkaktojë edhe kancer, sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme./Zëri i Amerikës
Një zëdhënëse e Alexei Navalnit tha se humbja e kontakteve...
Bashkimi Evropian pritet t’u kërkojë Kosovës dhe Serbi...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka falënderuar të m...
Parlamenti polak vendosi për kreun e opozitës polake, Dona...
Mianmari është tani prodhuesi më i madh në botë i opiu...
Gjiganti i modës, Zara, po përballet me protesta dhe t...
Kandidati që fitoi zgjedhjet si kryetar i Bashkisë Him...
Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me aferën e ince...
Pesëmbëdhjetë oficerë të Gardës Kombëtare Ajrore të SH...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Zvicër ...
Eksperti i ekonomisë Violdi Danaj tregoi se si drejtue...
Aleatët e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse, Alexei...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj ka folur rreth d...
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Pe...
Vladimir Putin ka udhëtuar në një kantier detar për të...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, b...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sion të Zvicrës, ku s...
Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ma...
Fakte themelore për Gjermaninë, si të lëvizni, ku të qëndr...
Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt, 30-vjeçares...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...