Rusia: Janë arrestuar tetë persona për shpërthimin në Krime
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 teto...

Presidenti rus Vladimir Putin mund të zhvillojë luftë kudo dhe në çdo lloj mënyre. Dhe ai dëshiron që këtë gjë ta dimë të gjithë ne në Perëndim. Kjo është arsyeja pse ai nuk po bombardon sërish vetëm pjesë të Kievit. Por po kërcënon Ukrainën, Bashkimin Europian dhe NATO-n me një përshkallëzim bërthamor të luftës.
Në të njëjtën kohë po e përshkallëzon luftën hibride, të cilën si një kryekomandant i stërvitur nga KGB-ja, e ka përsosur ndër dekada. Në aspektin teknik, vendet perëndimore që sulmon ai nuk mund të vërtetojnë gjithmonë dhe menjëherë, se Putini është personalisht përgjegjës për një akt specifik.
Kjo është në natyrën e luftës hibride, e cila i mjegullon qëllimisht kufijtë midis luftimeve ushtarake, teknologjike, psikologjike dhe llojeve të tjera dhe shmang identifikimin e lehtë të autorit. E megjithatë ekspertët po e kuptojnë fare mirë se dora e cilit qëndron pas këtyre sulmeve.
Gjatë fundjavës që kaloi, u bllokua për disa orë trafiku hekurudhor në Gjermaninë Veriore. Dy kabllo të veçanta të komunikimeve me radio ishin shkëputur njëkohësisht, njëri duke vepruar si rezervë për tjetrin, qindra kilometra larg. Për këtë ngjarje janë duke u zhvilluar hetime.
Por konsensusi i ekspertëve është se ky ishte një sabotim profesional dhe shumë i sofistikuar. Kjo ngjarje pasoi shpërthimet e dyshimta në thellësi të Detit Baltik 2 javë më parë. Ato dëmtuan 2 tubacione që synonin të pomponin gazin rus drejt Gjermanisë, dhe të cilin Putini dëshiron ta përdorë si shantazh ndaj Perëndimit.

Flluska gjigante e metanit mbi Detin Baltik i kujtoi të gjithë aleancës perëndimore, se nën fundin e oqeanit ndodhen qindra lidhje të tjera të cenueshme, që transportojnë gjithçka, nga gazi tek energjia elektrike dhe të dhënat e internetit. Pas çdo akti sabotimi dhe provokimi - këtë javë ka pasur edhe sulme kibernetike kundër disa aeroporteve amerikane - në disa vende perëndimore po vërehet një dinamikë interesante.
Ekspertët e drejtojnë menjëherë gishtin nga Putini. Por të tjerët, me të dëgjuar emrin e tij stisin teori konspirative, të frymëzuara nga retorika propagandistike të Kremlinit. Ndaj neve na thuhet: ndoshta sabotimin e bënë amerikanët, ndoshta ishim ne europianët, apo ndoshta shpërthimi nuk ka ndodhur fare.
Dhe kjo është gjithashtu ajo që dëshiron Putini. Ai ka nevojë për amerikanë, gjermanë, italianë, hungarezë dhe të tjerë që i kundërvihen - dhe madje që fillojnë t’i urrejnë - bashkatdhetarët e tyre. Ai dëshiron që ne të fillojmë të besojmë, siç thotë edhe Peter Pomerantsev, se “asgjë nuk është e vërtetë, dhe gjithçka është e mundur”.
Ai dëshiron që të nxisë midis nesh dyshimin e realitetit, mbi të mirën dhe të keqen, viktimën dhe agresorin, vetëmbrojtjen dhe përshkallëzimin. Në këtë mënyrë, Putini e di se shumë nga ne do të jenë edhe më të frikësuar prej tij. Sigurisht, ne kemi frikë se ai mund të lëshojë armët bërthamore.
Por tani shqetësohemi gjithashtu edhe se ai mund të na privojë nga furnizimi me energji dhe ujë, mund të nxjerrë jashtë loje linjat e telekomunikacionit dhe spitalet tona. Siç i tha një gazete një drejtues i lartë i ushtrisë gjermane, ne jemi aktualisht në një gjendje, ku nuk jemi më plotësisht në paqe dhe as jemi ende në luftë.
Duke i menduar të gjitha këto teatro lufte në tërësinë e tyre, ne duhet t’i njohim Putinit një lloj merite. Ai ndoshta ka qeshur prej kohësh me dallimet arbitrare që kanë bërë analistët ushtarakë perëndimorë midis nesh dhe Rusisë, dhe për rrjedhojë edhe mbi përgatitjet tona për t’u mbrojtur kundër tij.
Kjo mbrojtje nis me termin “luftë hibride”. Ideja themelore - që ka në fokus paqartësinë strategjike - është po aq e vjetër sa lufta, dhe për rrjedhojë edhe sa njerëzimi. Por termi u krijua vetëm në vitin 2007 - nga Frank Hofman, një ekspert ushtarak amerikan - për të përshkruar atë që Putin kishte nisur tashmë ta praktikonte.
E njëjta gjë vlen edhe për të ashtuquajturat “fusha” të luftës. Në fillim ato ishin toka dhe deti. Më vonë atyre iu bashkuan ajri, pastaj hapësira dhe më në fund hapësira kibernetike. Këto dallime mund të kenë pasur kuptim për planifikuesit e logjistikës në Ministritë e Mbrojtjes.
Por ato janë të parëndësishme për një armik si Vladimir Putin, që në mënyrë intuitive i përzien të gjitha mjetet e ofruara nga universi fizik dhe psikologjik për të manipuluar, shantazhuar dhe dhunuar kundërshtarët e tij.
Ai ka përdorur tashmë emigrantët, naftë dhe gazin, grurin, agjentin nervor “Novichok”, kandidatët Mançurianë, teoritë konspirative dhe shumë gjëra të tjera. Me po aq kënaqësi, ai do të përfitonte nga viruset, rrezatimi dhe çdo gjë tjetër që mund të ketë në dorë.
Nda ne duhet të presim që të priten më shumë kabllo, dhe të shpërthejnë më shumë tubacione. Ne duhet të përgatitemi që fabrikat tona të zhyten pa paralajmërim në errësirë, që satelitët të sillen në mënyrë të çuditshme, që sistemet e navigimit të pësojnë defekte, dhe që bankomatet të mos i njohin kodet tona PIN.
Dhe në çdo rast, do të shohim më shumë nga “idiotët e dobishëm” të Putinit - kukullat e tij në politikën dhe median perëndimore - që na thonë të mos besojmë çfarëdolloj gjëje që po ndodh. Që nga viti 2016, NATO ka deklaruar se “veprimet hibride kundër një ose më shumë aleatëve mund të çojnë në një vendim për të thirrur nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut”.
Kjo është klauzola që thotë se një sulm ndaj njërit vend anëtar, është një sulm ndaj të gjithëve. Gjenerali gjerman ka të drejtë: Ne ndodhemi aktualisht në një territor mes paqes dhe luftës, dhe kjo është një përvojë e re dhe e pakëndshme. Por më mirë të mësohemi sa më shpejt me të, dhe t’i tregojmë Putinit se edhe ne ia dimë pikat e tij të dobëta.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha më 12 teto...
Lëshimet e fundit të raketave nga Koreja e Veriut kanë rri...
Shumë komuna në Gjermani janë të mbingarkuara plotësisht m...
Autoritetet ruse kanë cilësuar “Meta”-n, kompaninë që ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvil...
Një avokate e ish-presidentit Donald Trump, e cila nën...
Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kus...
Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptar...
Liderët e G7 kanë dënuar sulmet më të fundit me raketa...
Libani dhe Izraeli arritën një marrëveshje historike p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, k...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se...
Izraeli tha se është afër arritjes së marrëveshjes “histor...
Komisioni Europian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit...
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet anemba...
Cili shtet është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjerm...
Kryeqyteti Kiev dhe "shumë" qytete të tjera në Ukrainë jan...
“Nuk e goditëm ne urën në Krime, por vetë rusët”. Kishin k...
Një mori raketash ruse që ranë të hënën mbi qytetet an...
Rritja e nivelit të vetëvrasjeve mes anëtarëve aktivë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...